Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 8 Maj?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 8 Maj?

8 Maj 1880 – Vdes shkrimtari i njohur  francez Gustave Flaubert

Gustave Flauber,t është cilësuar si përfaqësues kryesor i realizmit në letërsinë franceze. Ai njihet veçanërisht për romanin e tij “Madame Bovary” (1857), korrespondencën e larmishme, dhe përkushtimin ndaj stilit dhe estetikës së tij të veçantë. Shkrimtari i njohur i tregimeve të shkurtra Guy de Maupassant, ishte një nga mbrojtësit e flaktë të Flaubert.

Flaubert lindi më 12 dhjetor 1821 në Ruen. Ai ishte djali i njërit prej kirurgëve më të shquar francezë të shekullit XIX. Prindërit donin që ai të vazhdonte universitetin për drejtësi. Por nuk kaloi shumë kohë, dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik.

Ai ndërpret studimet, dhe shkon të jetojë me prindërit në vilën e tyre të bukur Kruase afër Ruenit. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese, janë disa lidhje dashurore dhe miqësore.

Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj poeteshës Louize Colet, e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë te romantizmit europian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja, duke shkruar  më 1838 novelën e parë “Kujtimet e një të marri”, dhe më pas ”Nëntori” (1842).

Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Flaubert , që luajti një rol thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Louis Bouillet, dhe kur ky vdiq nëë korrik 1869 autori i “Madame Bovary” do të shkruante:”Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme, pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin, busullën time”.

Bouillet ishte ndërgjegjja e Flaubert, pa të cilin shkrimtari nuk do ta kishte shkruar kurrë romanet “Madam Bovary”, “Salammbo”, “Një zemër e thjeshtë” etj. Udhëtimet me frytdhënëse të Flaurbert ishin ato në Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ku ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit.

Në vitin 1850, pas kthimit nga Egjipti, Flaubert nisi të shkruante “Madame Bovary”. Romani që i mori 5 vjet për t’u shkruar, u botua pjesë-pjesë në “Revue de Paris” më 1856. Qeveria ngriti një padi kundër botuesit dhe autorit me akuzën e imoralitetit, por në dy të fund të dy u liruan nga akuzat.

Kur ”Madame Bovary” u shfaq në formën e librit, u prit me entuziazëm, dhe mbetet ende sot një nga kryeveprat e letërisë botërore. Flaubert nuk u martua kurrë, dhe nuk pati fëmijë. Ai ishte shumë i hapur për raportet e tij seksuale me prostitutat në shkrimet e tij në udhëtimet e tij, dhe për këtë arsye vuajti nga sëmundje veneriane, kryesisht sifilizi gjatë gjithë jetës së tij.

Sipas biografit të tij Émile Faguet, afera e tij me Louise Colet ishte marrëdhënia e tij e vetme serioze romantike. Vitet 1870, qenë një periudhë kohë e vështirë për Flaubert. Ushtarët prusianë e pushtuan shtëpinë e tij gjatë Luftës së vitit 1870, dhe e ëma vdiq më 1872. Pas kësaj, ai u zhyt në një krizë financiare. Vdes nga një hemorragji cerebrale më 1880, në moshën 58-vjeçare.

8 Maj 1945 – Në SHBA dhe Britani kremtohet Dita e Fitores

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kremtojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste. Në qytetet në të dyja vendet, si dhe qytetet e pushtuara më herët në Europën Perëndimore, u vendosën flamuj përkatës kombëtarë. Tetë maji shënoi ditën, kur trupat gjermane në të gjithë Europën u dorëzuan, duke pushuar së luftuari.

Shqetësimi kryesor i shumicës prej tyre, ishin të shmangnin kapjen nga forcat sovjetike. Rreth 1 milionë gjermanë u nisën në një eksod masiv në Perëndim, kur përfunduan luftimet në Çekosllovaki, por u ndaluan nga rusët dhe u kapën si robër. Rusët morën rreth 2 milionë të burgosur në periudhën para dhe pas dorëzimit të Gjermanisë. Ndërkohë, më shumë se 13.000 ushtarë britanikë të burgosur u liruan, dhe u rikthyen në Britaninë e Madhe.

8 Maj 1984 – Bashkimi Sovjetik bojkoton Lojëra Olimpike të Los Anxhelosit

Dymbëdhjetë javë para ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike të Los Angeles, Bashkimi Sovjetik shpall bojkotin e tyre. Në njoftimin për mediat, i bërë publik në televizionin shtetëror, Moska fajësoi komercializimin e aktivitetit si dhe mungesën e masave të sigurisë, të cilat përbënin një shkelje të kartës olimpike.

Bashkimi Sovjetik, akuzoi Shtetet e Bashkuara për përdorimin e lojërave “për qëllime politike”, dhe “nxitjen e propagandës anti-sovjetike”. Në vitin 1980, SHBA-ja dhe më shumë se 60 vende të tjera bojkotuan Olimpiadën e Moskës, në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit

8 Maj 1788 – Mbreti francez Luigi XVI përpiqet të imponojë reformat në vend, duke shpërndarë parlamentin.

8 Maj 1886 – Farmacisti amerikan, John Pemberton, tregton për herë të parë një pije të gazuar me emrin “Coca-Cola”.

8 Maj 1902 – Në ishullin e Martinikës, shpërthen mali vullanik Pele, duke shkatërruar qytetin e Saint-Pierre, dhe duke vrarë mbi 30.000 njerëz. Vetëm një pjesë e vogël e banorëve ishullorë, arritën t’i mbijetonin shpërthimit.

8 Maj 1927 – Shënohet përpjekja e parë për të bërë fluturuar pa ndërprerje nga Parisi në Nju Jork. Fatkeqësisht, heronjtë francezë të Luftës së Parë Botërore, Charles Nungesser dhe François Coli, zhduken pak minuta pas nisjes së udhëtimit mbi avionin e tyre “Zogu i Bardhë”.

8 Maj 1933 – Mohandas Gandhi, fillon një agjërim 21-ditor të vetë-pastrimit, për të ndihmuar lëvizjen Harijan kundër sundimit kolonial britanik.

8 Maj 1945 – Qindra civilë algjerianë, vriten nga ushtarët e Ushtrisë Franceze në masakrën e Seifit.

8 Maj 1963- Presidenti John F. Kennedy, shpreh shqetësim për përhapjen e armëve bërthamore. Në një konferencë për shtyp, ai tha se të paktën 10 vende mund të pajiseshin me armë bërthamore deri në fundin e asaj dekade, në rast se përhapja e tyre nuk mund të kontrollohej.

8 Maj 1978 – Shënohet ngjitja e parë e malit Everest pa bombul oksigjeni nga alpinistët Reinhold Messner dhe Peter Habeler

8 Maj 1980 – Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon çrrënjosjen e sëmundjes së lisë.

Tags: çfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Jep dorëheqjen ministri i rëndësishëm

Jep dorëheqjen ministri i rëndësishëm

Parashikimi i motit për datën 3 mars 2018

Vranësira dhe shira, moti po njësoj

Drithërohen Haradinaj e Thaçi, ja kush është amerikani që do t’i hetojë

Drithërohen Haradinaj e Thaçi, ja kush është amerikani që do t’i hetojë

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Aksidentohen dy makina në ‘bypass’-in e Vlorës
Aktualitet

Aksidentohen dy makina në ‘bypass’-in e Vlorës

by mirseda
14:08 | 04/09/2025
0

Një aksident ka ndodhur në 'By Passin' e Vlorës, pranë fshatit Babicë. Dy automjete janë përplasur mes...

Vuçiç: Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kundër Serbisë! Duhet të mbrohemi

Vuçiç: Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kundër Serbisë! Duhet të mbrohemi

13:55 | 04/09/2025
Shqipëria turistike 2030, Rama: Ksamili s’mund të jetë më pre e injorantëve

Shqipëria turistike 2030, Rama: Ksamili s’mund të jetë më pre e injorantëve

12:58 | 04/09/2025
Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik

Dhjetëra të vrarë e të plagosur nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik

12:56 | 04/09/2025
Bllokohet spitali privat që shëronte me ilaçe të skaduara.

Bllokohet spitali privat që shëronte me ilaçe të skaduara.

12:37 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com