Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 Shkurt?

6 Shkurt 1958 – Shtatë lojtarë të Manchester United, humbin jetën në një aksident ajror

Shtatë futbollistë të ekipit mirënjohur anglez të futbollit Manchester United, humbën jetën në një aksident të rëndë ajror në Mynih të Gjermanisë. Avioni i linjës “British Airëays’, u përfshi nga flakët menjëherë pas ngritjes nga aeroporti gjerman, kur kishte në bord 38 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Mosha mesatare e futbollistëve që humbën jetën ishte 24 vjeç. Futbollistët ishin Roger Byrne – kapiteni – Mark Jones, Eddie Colman, Tommy Taylor, Liam Whelan, David Pegg dhe Geoff Bent. Në këtë aksident gjetën vdekjen edhe 8 gazetarë sportivë britanikë, si dhe disa zyrtarë

të klubit gjithashtu, gjithësej 21 persona. Mbretëresha Elisabet, reagoi menjëherë, duke u shprehur se ishte “thellësisht e tronditur”, nga ajo që kishte ndodhur.

Ekipi i Manchester United, ishte duke u rrikthyer në Angli pas një ndeshje të zhvilluar kundër ekipit jugosllav të Cervena Zvezdës në Beograd për Kupat e Evropës, dhe ishte ndalur

në Airportin Riem të Mynihut për t’u furnizuar me karburant. Në përpjekjen e tretë për të ngritur avionin, piloti u përplas me një shtëpi dhe më pas me një ndërtesë tjetër, dhe në fund shpërtheu në flakë.

Menaxheri i ekipit, Matt Busby, pësoi plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital. Edhe sulmuesi kryesor i ekipit, Bobby Charlton, u trajtua për dëmtime të lehta në kokë. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të “British Airëays”, A.H.Milëard, Mynihu ishte përfshirë atë ditë nga një stuhi e madhe dëbore, ndaj dhe piloti e vonoi nisjen, pasi ishte i shqetësuar me mënyrën e funksionimit të njërit prej motorëve. Ai ishte aksidenti i parë fatal për këtë lloj avioni, që kishte transportuar nga fillimi i shërbimit më 1952-in mbi 2.340.000 pasagjerë në 86.000 fluturime.

   6 Shkurt 1985 – Presidenti amerikan shpall “Doktrinën Reagan”

Në fjalimin e tij mbi gjendjen e shtetit, presidenti i SHBA-sëRonald Reagan, prezanton disa nga konceptet kyçe të politikës së tij të jashtme, duke vendosur atë që duhet të njihet si “Doktrina Reagan”. Doktrina, shërbeu si bazë për mbështetjen e administratës amerikane ndaj “luftëtarëve të lirisë” anembanë globit.

Reagan tha se “liria nuk është një privilegj i një pakice të zgjedhur; por një e drejta universale e të gjithë bijve të Zotit”. Sipas tij, misioni i Amerikës ishte të ushqente dhe të mbronte lirinë dhe demokracinë në botë. Në praktikë, kjo politikë u përkthye në mënyrë të fshehtë në mbështetjen Contras, në sulmet e tyre ndaj qeverisë së majtë Sandiniste në Nikaragua; rebelëve afganë në luftën kundër tyre pushtuesit sovjetik; dhe forcave antikomunistike të Angolës të përfshira në luftën civile të atij vendi.

Presidenti Reagan, vazhdoi të mbrojë veprimet e tij gjatë dy mandateve të tij në detyrë. Gjatë fjalimit të lamtumirës në 1989, ai tha se Doktrina kishte patur sukses në dobësimin e qeverisë sandiniste, kishte detyruar sovjetikët të tërhiqeshin nga Afganistani, dhe i kishte dhënë fund konfliktit në Angola.

Ndërkohë kritikët e brendshëm, i përgënjeshtruan këto deklarata, duke pretenduar se mbështetja ndaj të ashtuquajturve “luftëtarë të lirisë”, kishte sjellë vetëm zgjatjen dhe përshkallëzimin e konflikteve të përgjakshme, si dhe në mbështetjen e SHBA-së për elementet represive dhe jodemokratike në secilin prej atyre vendeve.

6 Shkurt 1943- Musolini shkarkon dhëndrin e tij, Ciano, nga posti i Ministrit të Jashtëm

Pas disfatave poshtëruese të Italisë në Greqi dhe Afrikën Veriore, Ciano propozoi një marrëveshje paqeje me aleatët. Musolini e konsideroi këtë qasje disfatiste, dhe e shkarkoi menjëherë bashkëshortin e vajzës së tij nga posti i Ministrit të Jashtëm, duke e marrë vetë atë funksion. Ciano u bë ambasador i Italisë në Vatikan, derikur ai së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Madh Fashist e rrëzuan Musolinin nga pushteti në korrikun e vitit 1943.

Musolini nuk ia fali kurrë këtë akt dhëndrit të tij. Ciano u largua nga Roma për në veri të vendit, kur qeveria e re e përkohshme nisi përgatitjen e akuzave kundër tij për tradhëti. Ai u arrestua dhe u burgos për disa muaj, teksa u ekzekutua më 11 janar 1944 me urdhër të vjehrrit të tij. Musolini, ngriti përkohësisht në veri një qeveri kukull nën kontrollin e plotë të gjermanëve.

6 Shkurt 1928 – Gruaja që pretendon se është e mbijetuara e fundit e Romanovëve, mbërrin në Shtetet e Bashkuara

Një grua e quajtur Anastasia Tschaikovsky, që pretendonte se ishte vajza më e vogël e

Carit të vrarë të Rusisë, mbërrin në Nju Jork. Ajo mbajti një konferencë shtypi, duke shpjeguar se ishte shpëtuar nga një ushtar Bolshevik pas masakrës mbi familjenn e saj, ku ajo vetë mbeti e plagosur.

Ndërmjet viteve 1918- 1928, më shumë se një duzinë grash të tjera kishin shkuar në SHBA me pretendimin se ishin trashëgimtare të familjes perandorake ruse, prandaj disa gazetarë ishin shumë skeptikë ndaj pretendimeve të Tschaikovsky. Megjithatë, ajo u trajtua si një personazh i famshëm gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, dhe u bë pjesë e shoqërisë së lartë njujorkeze.

Të afërm të Carit në SHBA, punësuan një hetues privat, për të përcaktuar identitetin e vërtetë të Anastasia Tschaikovsky.

Hetuesi arriti në përfundimin se ajo ishte në fakt Franziska Schanzkowska, një punëtore

polake nga Pomerania, e cila ishte zhdukur më 1920. Schanzkowska kishte një histori të problemeve mendore, pas plagosjes gjatë shpërthimit në fabrikën ku punonte në vitin 1916.

Këto gjetje u botuan në gazetat gjermane, por nuk u provuan asnjëherë.

6 Shkurt 1900 – Në Hagë të Holandës, ngrihet Gjykata e Përhershme Ndërkombëtare e Arbitrazhit, teksa senati holandez ratifikon një dekret të Konferencës së Paqes së vitit 1899.

6 Shkurt 1922 – Në Uashington, nënshkruhet Marrëveshja Detare e Uashingtonit, që kufizonte armatimin detar të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Japonisë, Francës dhe Italisë.

6 Shkurt 1934 – Mbështetësit e disa partive të së djathtës ekstreme, mblidhen përpara pallatit Bourbon në një tentativë grushti kundër Republikës së Tretë Franceze, duke krijuar një krizë politike në Francë.

6 Shkurt 1952 – Elizabeta II, bëhet zyrtarisht Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar dhe zotërimeve të tjera të Komonuelthit, pas vdekjes së babait të saj, Xhorxhi VI.

6 Shkurt 1989 – Në Poloni nisin bisedimet mes Partisë Komuniste dhe sindikatave të ndryshme në vend, duke shënuar kështu fillimin e përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore.

6 Shkurt 2000 – Lufta e Dytë e Çeçenisë:Rusia pushton kryeqytetin Grozni, duke e detyruar të mërgojë qeverinë separatiste çeçene.

 

Tags: 6 Shkurtçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 6 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 6 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 6 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 6 shkurt 2018

Ndërroi jetë, kush ishte djali i vetëm i aktores Tinka Kurtit

Ndërroi jetë, kush ishte djali i vetëm i aktores Tinka Kurtit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com