Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Prill?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Prill?

 30 Prill 1883 – Vdes piktor i njohur francez Édouard Manet

 

Piktori Édouard Manet, sfidoi që në fillimin e karrierës së tij teknikat tradicionale të pikturimit, duke hedhur bazat për krijimin e asaj që do të quhej rryma e impresionizmit. Vepra e tij “Le Déjeuner sur l’herbe” (Drekë mbi bar), e ekspozuar në vitin 1863, ngjalli armiqësinë e kritikëve por edhe entuziazmin e piktorëve të rinj. 

Manet ishte djali i Auguste Manet, shefi i personelit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Eugénie-Désirée Fournier. Që i vogël ishte nxënës në shkollën e Canon Poiloup në Vaugirard, ku studioi frëngjishten dhe klasikët. Ndërkohë gjatë viteve 1844-1848, ndoqi gjimnazin Rollin Collège. Një nxënës përgjithësisht i dobët, aio ishte i interesuar vetëm në kursin e vizatimit që ofronte shkolla.

Megjithëse i ati dëshironte që ai të regjistrohej në shkollën e drejtësisë, Édouard nuk iu bind. 

Kur babai i tij refuzoi ta lejonte të bëhej piktor, ai aplikoi për në shkollën e marinës detare, 

por nuk arriti provimin e pranimit.  Prindërit e tij më në fund iu dorëzuan vendosmërisë kokëfortë të djalit të tyre për t’u bërë piktor. 

Në 1850 Manet nisi të studiojë në studion e piktorit klasik Thomas Couture. Pavarësisht nga dallimet thelbësore midis mësuesit dhe studentit, Manet i detyrohej Couture zotërimin e mirë 

të teknikës së vizatimit dhe asaj piktoriale.  Pas 6 vjetësh me Couture, Manet ngriti një studio që ai ndau me Albert de Balleroy, një piktor i subjekteve ushtarake. 

Më pas ai kreu udhëtime të shkurtra në Holandë, Gjermani dhe Itali. Në Luvër ai kopjoi piktura nga Tiziani dhe Diego Velazquez, ndërsa më 1857 u njoh me artistin Henri Fantin-Latour, i cili më vonë e vizatoi portretin e Manetit. Gjatë kësaj periudhe, Manet u njoh edhe më poetin Charles Baudelaire, në sugjerimin e të cilit ai realizoi piktuyrën “Muzikë në Kopshtet Tylëri” (1862), e cila duket se përmbledh të gjithë Parisin gjatë Perandorisë së Dytë. 

Më 1863, martohet me holandezen Suzanne Leenhoff, që i kishte dhënë mësime pianoje, ndërsa kishte lindur fëmijën e tyre para martesës. Po atë vit, salloni ku ekpozonte zakonisht, i refuzon veprën “Le Déjeuner sur l’herbe”  (Drekë mbi bar), e realizuar me një teknikë tërësisht revolucionare.

Kritikët u ofenduan për praninë në tabllo të një gruaje të zhveshur, në shoqërinë e dy të rinjve të veshur me veshje bashkëkohore. Edhe në vitet që do të pasonin, Manet do t’i refuzohej ekspozimi i mbi 50 veprave, pikërisht për shkak të teknikës së veçantë dhe tematikës së përzgjedhur. 

Tejet i impresionuar nga natyralizmi i punës së Manet, romancieri i ri Émile Zola u zotua ta lavdërojë atë në një artikull të gjatë dhe të guximshëm të botuar në “Revue du XIX e siècle” 

në numrin e 1 janarit 1867. Përballë armiqësisë së publikut, Zola e pa Manet si përfaqësues të të gjithë artistëve me rëndësi, që e nisin larrierën duke fyer opinionit publik. 

Gjatë Luftës Franko-Gjermane (1870-71), Manet shërbeu si toger në Gardën Kombëtare, dhe dëshmoi rrethimin e Parisit. Në shkurt të vitit 1871 ai u bashkua me familjen e tij, duke u kthyer përsëri në Paris pak para krijimit të Komunës. Studioja e tij ishte gjysmë e shkatërruar, por ai kishte arriti të vendosë në një vend të sigurt pikuturat e tij. Tregtari i artit Paul Durand-Ruel bleu pothuajse çdo gjë që përmbante studioja e Manet, duke paguar 50.000 franga në monedhën e kohës. 

 

 

30 Prill 1966- Në San Françisko të SHBA themelohet Kisha e Satanit

 

Kisha e Satanit është një organizatë fetare, e përkushtuar ndaj Satanizmit. Ajo u themelua në Shtëpinë e Zezë në San Françisko nga Anton Szandor Lavey, i cili ishte drejtues deri në vdekjen e tij më 1997. Në vitin 2001, në pozitën e kryepriftit u emërua Peter H. Gilmore, dhe selia e kishës u zhvendos në Hell’s Kitchen në Manhatan të Nju Jorkut. 

Kisha nuk beson tek Djalli, dhe as në konceptin e krishterë apo islamik të Satanit. Kryeprifti Gilmore i përshkruan anëtarët e tij si ”ateistë skeptikë”, që kanë përqafuar rrënjët hebraike të fjalës “Satan”, si “kundërshtarë”. Kisha e sheh Satanin si një personazh pozitiv që përfaqëson krenarinë, individualizmin dhe iluminizmin, dhe si një simbol i sfidës kundër besimeve abrahamike të cilat La Vey i kritikonte, për atë që ai e cilësonte si shtypje të instinkteve natyrore të njerëzimit.

Anëtarësia në Kishën e Satanit, është e përbërë nga dy nivele:anëtarësia e regjistruar, dhe anëtarësia aktive. Anëtarët e regjistruar, janë ata që zgjedhin të bashkohen në një nivel formal, duke paraqitur formularin dhe paguar tarifën e regjistrimit. 

Anëtarësimi aktiv, është në dispozicion të atyre që dëshirojnë të marrin një rol më aktiv në organizatë, dhe janë subjekt i përfundimit të një aplikacioni më gjithëpërfshirës.  Organizata nuk bën publike shifrat zyrtare të anëtarëve. 

Kisha e Satanit kryen ritualet e martesave, funeraleve, dhe shërbime pagëzimi për anëtarët. Ceremoni të tilla kryhen nga një anëtar i priftërisë së kishës. Kisha mban një qëndrim purist ndaj Satanizmit siç shprehet nga Lavey, duke refuzuar legjitimitetin e ndonjë organizate tjetër që pretendon të jetë Sataniste. 

 

30 Prill 311 – Përfundon persekutimi i të krishterëve në Perandorinë Romake.

 

30 Prill 711 –Trupat maore të udhëhequra nga Tarik ibn Zijad fillojnë pushtimin e Gadishullit Iberik. Ky territor, nën emrin arab Al-Andaluz, u bë Emirat dhe pastaj Kalifati i Kordovës për disa qindra vjet. 

 

30 Prill 1492 – Spanja autorizon Kristofor s Kolombin për të nisur ekspeditën e tij në botën e re.

 

30 Prill 1973 – Presidenti i SHBA Richard Nixon njofton se avokati i Shtëpisë së Bardhë John Dean është shkarkuar dhe se ndihmësit tjerë të lartë, HR Haldeman dhe John Ehrlichman, kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të skandalit Ëatergate.

 

30 Prill 2004 – Mediat amerikane, publikojnë foto grafike të ushtarëve amerikanë që abuzojnë dhe i poshtërojnë seksualisht, të burgosurit irakianë në burgun e Abu Graibit.

 

30 Prill 2008 – Autoritetet ruse konfirmojnnë se dy mbetje skeletore të gjetura pranë Jekaterinburgut janë eshtrat e Alekseit dhe Anastasias , dy prej fëmijët e Carit të fundit të Rusisë, të cilët u ekzekutuan nga bolshevikët.

 

30 Prill 2009 – Shtatë civilë dhe autori i masakrës vriten dhe dhjetë të tjerë plagosen në një paradë të Mbretëreshës në Apeldoorn, Holandë, gjatë një tentative për vrasjen e Mbretëreshës Beatrix.

Tags: 30 prillçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Negociatat/Merkel lë sërish me gisht në gojë Ramën (VIDEO)

Premtimet duhen mbajtur, por Shqipëria hyn në BE pas 15 vitesh

Merrni çadrat me vete, ja zonat ku do ketë sot reshje shiu

Merrni çadrat me vete, ja zonat ku do ketë sot reshje shiu

Mjeku nga Tirana në Shkodër, Rama nxjerr videon dhe bën një premtim

Mjeku nga Tirana në Shkodër, Rama nxjerr videon dhe bën një premtim

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Rajoni

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

by mirseda
19:56 | 05/08/2025
0

Një traget që operonte në itinerarin nga Nea Stira në Agia Marina u mbyt të martën pasdite...

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

19:44 | 05/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

19:09 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com