Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Dhjetor?

30 Dhjetor 1916- Në Rusi vritet këshilltari i Carit, Grigory Rasputin

Në orët e vona mbrëmjes duke u gdhirë 30 dhjetori i vitit 916, Grigory Efimovic Rasputin, një prift ortodoks i vetëshpallur shenjtor, vritet nga disa fisnikë rusë, që synonin t’i jepnin fundit ndikimit të tij mbi familjen e Carit Nikolla II. Rasputin, një muzhik i lindur në Siberi, iu përkushtua fesë që në adoleshencë, dhe e shpalli veten shërues të sëmundjeve të ndryshme, dhe me aftësi për të parashikuar të ardhmen.

Ai fitoi një respekt të pazakontë tek Car Nikolla II dhe Ceresha Aleksandra, nëpërmjet aftësisë së tij për të ndaluar hemoragjinë e djalit të tyre hemofilik, Alekseit, në vitin 1908. Që nga ajo kohë, megjithëse kritikohej gjerësisht për jetën e shthurur dhe moralin e dyshimtë, Rasputin ushtroi një ndikim të fuqishëm mbi familjen mbretërore, duke i tërbuar nga marrazi fisnikët, Kishën Ortodokse por dhe fshatarët.

Ai pati një ndikim të veçantë tek Caresha, e cila u përfol se ishte dashnorja e tij. Kur Nikolla shkoi në front për të udhëhequr ushtrinë ruse në Luftën e Parë Botërore, Rasputin ishte de

fakto në drejtimin e vendit përmes Aleksandrës, duke kontribuar në thellimin e dukurisë së korrupsionit që tashmë ekzistonte, si dhe rënien e mëtejshme të popullaritetit të Romanovëve.

Të frikësuar nga fuqia në rritje e Rasputinit (ndër të tjera, disa prej tyre besohej se ishin duke  komplotuar për të nënshkruar një paqe të veçantë me gjermanët), një grup fisnikësh të udhëhequr nga Princi Feliks Jusupov, bashkëshorti i mbesës së Carit dhe Duka i Madh Dimitri Pavloviç, kushëri i parë i Nikollës, e joshën Rasputinin për një darkë në Pallatin Jusupov natën e 29 dhjetorit 1916.

Në fillim komplotistët i dhanë Rasputin për të ngrënë, dhe dhe pirë verën e mbushur me cianid. Kur ai nuk vdiq as pas helmimit, ata e qëlluan me pistletë nga një distance e afërt. Ai ra përtokë pa ndjenja, por pak çaste më vonë, u ringrit dhe u përpoqën të largohej, por atentatorët e qëlluan sërish me thika dhe shkopinj.

Në fund kur panë se ishte ende gjallë, e lidhën dhe e hodhën në një lumë të ngrirë. Trupi i tij u zbulua disa ditë më vonë, dhe dy komplotistët kryesorë, Jusupov dhe Pavloviç u dëbuan nga vendi. Jo shumë kohë më vonë, Revolucioni Bolshevik i dha fund regjimit perandorak. Nikolla dhe Aleksandra u vranë, dhe mbretërimi i gjatë dhe i errët i Romanovëve mori fund.

30 Dhjetor 2006- Sadam Husein ekzekutohet me varje në litar

Saddam Hussein ekzekutohet më varje në litar, pasi ishtë dënuar me vdekje për krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale irakiane, për vrasjen e 148 shiitëve irakianë në qytetin Duxhail në vitin 1982, si hakmarrje për një tentativë vrasjeje kundër tij. Qeveria irakiane, publikoi ​pamjet e ekzekutimit të tij, duke treguar momentin  kur ishte duke u çuar në trekëmbësh, ekzekutimin, dhe më pas zbritjen prej andej të trupit të pajetë.

Pati jo pak debate mbi etikën e një xhirimi me celular, qe e shfaqte Sadamin të rrethuar nga një turmë bashkatdhetarësh që e fyenin më zë të lartë. Atmosfera e ekzekutimit, shkaktoi kritika anembanë botës nga kombet që kundërshtojnë dënimin me vdekje. Një ditë më pas, trupi i Sadam Huseinit u dërgua në vendlindjen e tij të Al- Auja, pranë Tikritit dhe u varros pranë varreve të anëtarëve të tjerë të familjes.

Dy ditë para ekzekutimit, një letër e shkruar nga Sadami u shfaq në faqen e internetit të Partisë Socialiste Arabe, Ba’ath. Në letër, ai i kërkonte popullit irakian të bashkohej dhe të mos urrente popujt e e vendeve që pushtuan Irakun, si Shtetet e Bashkuara, por vendimmarrësit. Pak orë para ekzekutimit, Sadami hëngri vaktin e tij të fundit, pulë me oriz, me një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë.

30 Dhjetor 1922- Themelohet Bashkimi Sovjetik

Në Rusinë post revolucionare, themelohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). I njohur gjithashtu si Bashkimi Sovjetik, shteti i ri komunist ishte pasuesi i Perandorisë Ruse, dhe vendi i parë në botë që bazohej tek socializmi marksist. Në BRSS, të gjitha nivelet e qeverisjes qenë të kontrolluara nga Partia Komuniste, ndërsa polibyroja e partisë, me sekretarin e saj gjithnjë e më të fuqishëm, qeveriste me dorë të hekurt vendin.

Industria sovjetike ishte në pronësi dhe e drejtuar nga shteti, ndërsa toka bujqësore ishte e ndarë në ferma kolektive shtetërore. Pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 dhe një lufte të shkurtër për pushtet, në krye të vendit u ngjit Joseph Stalin, që  nisi ndërtimin e një ekonomie të planifikuar në nivel qendror, e cila çoi në një periudhë të industrializimit dhe kolektivizimit të shpejtë.

Këto procese të zbatuara me dhunë, shkaktuan zi masive buke, miliona të vdekur nga uria, qindra mijëra të pushkatuar, dhe miliona të burgosur dhe të internuar. Bashkimi Sovjetik, nënshkroi një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste, ndërsa vetëm 2 vjet më vonë u pushtua prej kësaj të fundit duke pësuar dëmet më të mëdha njerëzore dhe materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas luftës, Moska nisi një garë të shfrenuar të armatimeve kundër SHBA-së dhe vendeve demokratike perëndimore. Ndonëse deri në mesin e viteve 1950, PBB-ja e saj iu afrua asaj të Shteteve të Bashkuara, standarti i jetesës së qytetarëve të thjeshtë mbeti tejet i dobët, pa harruar këtu represionin e pandërprerë. Pas viteve 1960, BRSS hyri në stanjacion, dhe më pas në një rënie të pandalshme ekonomike, deri në shpërbërjen e tij në vitin 1991.

30 Dhjetor 1066 – Në Granada të Spanjës, një turmë myslimanësh mësyn në pallatin mbretëror, kryqëzon vezirin hebre Joseph ibn Naghrela, dhe masakron shumicën e popullatës hebraike të qytetit.

30 Dhjetor 1903 – Një zjarr në Teatrin Irokis në Çikago të SHBA-së, shkakton vdekjen e të paktën 605 njerëzve.

30 Dhjetor 1944 – Mbreti Jorgo II i Greqisë shpall krijimin e një regjence për drejtimin e vendit, duke e lënë fronin e tij bosh.

30 Dhjetor 1947 – Mbreti Mikael I i Rumanisë, detyrohet të abdikojë nga froni nga qeveria komuniste, e mbështetur nga Bashkimi Sovjetik.

30 Dhjetor 1993 – Izraeli vendos marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë në Vatikan.

30 Dhjetor 1997 – Në incidentin më të keq të kryengritjes rebele në Algji, ndodh masakra e Uilajas, kur vriten 400 njerëz në 4 fshatra.

30 Dhjetor 2004 – Një zjarr i madh në një klub nate në Buenos Aires në Argjentinë, i merr jetën 194 personave.

30 Dhjetor 2006 – Një trageti indonezian pasagjerësh mbytet gjatë një stuhie në det, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 400 njerëzve. 

Përgatiti për TiranaToday Alket Goce

Tags: 30 Dhjetorçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rrebeshet përmbytin Tiranën, ja si do të jetë nesër moti

Do të dilni me familjen? Moti sot nuk iu favorizon

Italia para zgjedhjeve të reja, në sondazhe kryesojnë tri kampe

Italia para zgjedhjeve të reja, në sondazhe kryesojnë tri kampe

“Me krenari po shlyejnë dënimin”, shqiptarët nga burgu sfidojnë autoritet britanike

“Me krenari po shlyejnë dënimin”, shqiptarët nga burgu sfidojnë autoritet britanike







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën
Aktualitet

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

by mirseda
08:24 | 21/03/2026
0

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbledhja e socialistëve do të mbahet mes...

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com