Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Prill?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Prill?

29 Prill 1945 – Adolf Hitleri martohet në bunker me Eva Braun, të nesërmen vetëvriten

Eva Braun u njoh me Hitlerin, ndërsa punonte si ndihmëse e fotografit zyrtar të udhëheqësit nazist. Me origjinë nga një familje katolike e shtresës mesme, Braun takohej me Hitlerin jashtë vëmendjes se publikut, ndërsa zbavitej në kohën e lirë duke u marrë me ski dhe not.

Ajo nuk pati asnjë ndikim të dallueshëm në karrierën politike të Hitlerit, por siguroi një lloj familje në jetën e diktatorit. Besnike deri në fund, ajo refuzoi të largohej nga bunkeri i Berlinit

i varrosur nën kancelarinë e Rajhut, teksa rusët po afroheshin.  Çifti u martua vetëm disa orë para se të dy të kryenin vetëvrasje.

Ndërkohë në të njëjtën ditë të apo atij viti, trupat amerikane çliruan kampin e përqendrimit në Dahau. Pesëqind trupat gjermane që ruanin kampin, u asgjësuan brenda një ore, disa prej tyre edhe nga të burgosurit. Amerikanët u shokuan nga ajo që ata panë me sy, duke përfshirë grumbuj të mëdhenj kufomash kockë e lëkurë, të gjetur në vagonët e trenave si dhe pranë krematoriumit.

Në kamp u gjetën 33.000 të mbijetuar,  ku vetëm 2.539 prej tyre ishin hebrenj.

Dahau, rreth 12 kilometra në veri të Mynihut, ishte kampi i parë i përqendrimit i ndërtuar nga regjimi nazist, vetëm 5 javë pasi Hitleri erdhi në pushtet. Të paktën 160.000 të burgosur kaluan nëpër kampin kryesor, dhe 90.000 të tjerë përmes 150 degëve të shpërndara në të gjithë Gjermaninë Jugore dhe në Austri. Të paktën 32.000 të burgosur vdiqën nga kequshqyerja dhe keqtrajtimi, ndërsa shumë të tjerë u transportuan në dhomat e gazit në Aushvic.

29 Prill 1429- Zhan D’Ark drejton rezistencën e francezëve kundër anglezeve në Orlean

Gjatë Luftës së Njëqind Viteve, 17 vjeçarja fshatare, Zhan D’Ark, drejtoi një ushtri franceze në çarjen e qytetit të Orleanit, i rrethuar nga anglezët që nga tetori i një vit më parë. Kur ishte në moshën 16-vjeçare, Zhana pretendoi se “zërat” e shenjtorëve të krishterë i thanë asaj të ndihmonte princin Sharl të ngjitej në fronin francez, dhe të dëbonte anglezët nga Franca.

I bindur në vërtetësinë e misionit të saj hyjnor,  Sharli mobilizoi për Zhanën një forcë të

vogël trupash. Ajo udhëhoqi trupat e saj drejt Orleanit , dhe më 29 prill, teksa një grup fshatarësh franceze hutuan trupat angleze në anën perëndimore të qytetit, Zhana hyri fshehurazi nga porta e tij lindore.

Përveç çuarjes së furnizimeve dhe trupave të nevojshme në qytetin e rrethuar, ajo frymëzoi ndërkohë francezët për një rezistencë të madhe, dhe gjatë javës së ardhshme i udhëhoqi ata në një numër betejash. Në një rast, ajo u godit nga një shigjetë, por pas shërimit të plagës u rikthye në betejë.

Më 8 maj, rrethimi i Orleanit mori fund dhe anglezët u tërhoqët. Gjatë 5 javëve të ardhshme, Zhana i udhëhoqi forcat franceze në një numër fitoresh mahnitëse mbi anglezët, ndërsa në muajin korrik u çlirua Reimsi, qyteti tradicional i kurorëzimit të mbretërve francezë.

Më vonë gjatë atij muaji, Sharli VII u kurorëzua mbret i Francës, ndërsa Zhana i D’Arka u gjunjëzua në këmbët e tij.

Në majin e vitit 1430, ndërsa drejtonte një ekspeditë ushtarake kundër pushtuesve anglezë, Zhana u kap nga disa francezë mercenarë që e shitën atë tek anglezëtKëta të fundit e gjykuan si heretikë dhe magjistare, ndërsa më 30 maj 1431, e dogjën në turrën e druve në Ruen. Në vitin 1920, Zhan D’Arka, tashmë një nga heroinat e famshme të historisë franceze, u njoh si shenjtore nga Kisha Katolike Romake

29 Prill 1991 – Ciklon vret mbi 135.000 mijë njerëz në Bangladesh

Një ciklon shkatërrues godet Bangladeshin, duke vrarë më shumë se 135.000 njerëz. Edhe pse kishte pasur paralajmërime të mjaftueshme për stuhinë e ardhshme dhe kushtet e strehimit ishin përmirësuar pas një stuhie vdekjeprurëse më 1970, kjo katastrofë ishte një nga më të rëndat e shekullit XX-të.

Rajoni juglindor i Bangladeshit, ndodhet në deltën e lumin ku derdhen në oqeanin Indian lumi Gang dhe lumenj të tjerë. Ai është veçanërisht e prirur për përmbytjet, dhe rruga ku kalojnë shumë ciklone. Në vitin 1970, pothuajse gjysmë milioni njerëz humbën jetën në një ciklon të fuqishëm, duke bërë që banorët vendës të ndërtonin disa strehimore të veçanta në raste stuhish. Megjithatë, jo të gjithë kërkuan strehë në to, duke vendosur ta presin ciklonin në kasollet e tyre me kashtë dhe baltë.

Kjo u provua të ishte katastrofike, kur errëta mbi 220 km/h shkaktuan rritjen e nivelit të ujerave në të gjithë rajonin. Disa ishuj u përmbytën tërësisht. Mijëra njerëz u lanë në det dhe u mbytën gjatë stuhisë që zgjati mbi 9 orë. U deshën javë të tëra gjetur dhe varrosur trupat e viktimave.

29 Prill 1910 – Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar kalon Buxhetin e Popullit, buxheti i parë në historinë britanike me synimin e shprehur për rishpërndarjen e  pasurisë në mesin e publikut britanik.

29 Prill 1916 – Kryengritja e Pashkëve:Pas 6 ditëve luftimesh, udhëheqësit rebelë irlandezë u dorëzohen forcave britanike në Dublin.

29 Prill 1946 – Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar për Lindjen e Largët mblidhet, dhe akuzon ish- Kryeministrin e Japonisë Hideki Tojo dhe 28 ish udhëheqës  japonezë për krime lufte.

29 Prill 1951 – Delegatët tibetianë në Qeverinë Popullore Qendrore mbërrijnë në Pekin dhe hartojnë një Marrëveshje me 17 Pika mbi sovranitetin kinez dhe autonominë tibetane.

29 Prill 1974 – Skandal Uotergejt:Presidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon, njofton publikimin e transkripteve të redaktuara të regjistrimeve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me skandalin.

29 Prill 1997 – Hyn në fuqi Konventa e Armëve Kimike e vitit 1993, duke nxjerrë jashtë ligjit prodhimin, magazinimin dhe përdorimin e armëve kimike nga ana e nënshkruesve të saj.

29 Prill 2011 – Zhvillohet në Ëestminster Abbey në Londër, dasma e Princit Ëilliam dhe Catherine Middleton.

29 Prill 2013 – Një shpërthim i fuqishëm ndodh në një pallat në Pragë të Çekisë, duke plagosur 43 persona. Nga hetimet rezultoi se ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

 

Tags: çfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 29 prill 2018

Shtypi i ditës, 29 prill 2018

Juventus fitoi derbin e Italisë, mposhti Interin në 2 minuta

Juventus fitoi derbin e Italisë, mposhti Interin në 2 minuta

Ndërkombëtarët ‘shuplakë’ Ramës dhe Veliajt: Mos guxoni të prekni Teatrin

Ndërkombëtarët 'shuplakë' Ramës dhe Veliajt: Mos guxoni të prekni Teatrin







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com