Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Mars?

28 Mars 1941- Vetëvritet shkrimtarja e njohur britanike Virginia Woolf

Virginia Stephen Woolf Lindi në Londër më 25 janar 1882, në një familje të shtresës së mesme. Vdekja e papritur e nënës së saj në vitin 1895, kur ajo ishte vetëm 13-vjeç dhe e gjysmë- motrës së saj 2 vjet më vonë, i shkaktoi Virginias disa kriza të njëpasnjëshme nervore. Ndërkohë vdekja e babait në vitin 1904, provokoi tek ajo krizën më të fortë, pas së cilës u shtrua për disa kohë në një spital psikiatrik.

Krizat e mëvonshme nervore, sipas studiuesve të ndryshëm por edhe nipit dhe biografit të saj  Quentin Bell, u ndikuan edhe nga abuzimi seksual që dhe e motra Vanesa pësuan prej gjysmë-vëllezërve të tyre George dhe Gerald Duckworth, të cilët Woolf i përmend në dy nga esetë e saj autobiografike.

Pas studimeve në King’s College në Cambridge dhe në Londër, Virginia u njoh me Lytton Strachey, Clive Bell, Rupert Brooke, Duncan Grant, Leonard Woolf dhe Roger Fry, të cilët formuan së bashku bërthamën e rrethit intelektual të shkrimtarëve dhe artistëve, të njohur si Grupi Bloomsbury.

Virginia u martua me Leonard Woolf në 1912. Pavarësisht nga gjendja e tij e dobët ekonomike, çifti pati një lidhje të ngushtë. Woolf filloi të shkruajë në mënyrë profesionale që më 1900-ën, fillimisht për “Time Literature”. Romani i saj i parë “Në udhëtim”, u botua në vitin 1915.

Woolf vazhdoi të botojë romane dhe ese si një intelektuale publike.

Ajo është konsideruar si një nga novatoret më të mëdha të gjuhës angleze. Në veprat e saj, eksperimentoi me vetëdijen dhe aspektet psikologjike dhe emocionale të personazheve të saj. 

Gjatë periudhës mes dy luftërave, Woolf shkroi veprat e saj më të famshme si “Zonja Dalloway” (1925), “Shumë larg” (1927), “Orlando” (1928), dhe libri-ese “Një dhomë më vete” me thënien e saj të famshme:”Një grua duhet të ketë para dhe një dhomë të vetën, nëse do të shkruajë prozë letrare”.

Kritika e ka vlerësuar për stilin e saj të veçantë, edhe pse vepra e saj është kritikuar shpesh si tejet elitiste,  se sillej vetëm rreth botës së ngushtë të shtesës së mesme dhe të lartë angleze, duke mos patur asgjë për t’i përçuar lexuesve të tjerë. Ajo u kritikua nga disa studiues për anti-semitizëm, si dhe për disa blasfemi në lidhje me Krishtërimin.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, shkatërrimi i shtëpisë së saj në Londër gjatë bombardimeve gjermane, si dhe pritja e ftohtë ndaj librit të saj të fundit, e rënduan më tej gjendjen e saj mendore. Më 28 mars 1941, Woolf vendos të vetëvritet. Ajo mbush xhepat e palltos se saj me gurë, dhe hidhet në lumin Ouse pranë shtëpisë së saj duke u vetë mbytur.

Trupi i saj nuk gjendet deri më 18 prill. Në shënimin e fundit për bashkëshortin e saj do të shkruante:“E ndiej se po çmendem përsëri. Kësaj radhe nuk do të shërohem. Po filloj të dëgjoj zëra. Nuk arrij të përqendrohem. Prandaj po bëj atë që duket gjëja më e mirë. Ti më ke dhënë më të madhen lumturi që mund t’i jepet një njeriu. Nuk besoj se dy persona do të mund të kishin qenë më të lumtur, përpara se të arrinte kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më…”

28 Mars 1939 – Përfundon Lufta Civile Spanjolle

Në Spanjë, mbrojtësit republikanë të Madridit ngrenë flamurin e bardhë mbi qytet, duke i dhënë fund luftës së përgjakshme civile. Më 1931, mbreti spanjoll Alfonso XIII dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve për qeverinë e re spanjolle, dhe votuesit zgjodhën me një shumicë dërrmuese të shfuqizonin monarkinë, në favor të një republike liberale.

Alfonso shkoi më pas në mërgim, ndërsa në vend u shpall Republika e Dytë, fillimisht e dominuar nga liberalët e klasës së mesme dhe socialistët e moderuar. Gjatë 5 viteve të para, sindikatat e punëtorëve dhe radikalët e majtë, imponuan reforma të gjera liberale, ndërsa rajonet spanjolle të Katalonjës dhe krahinat baske, e zgjeruan autonominë.

Këto masa u kundërshtuar nga aristokracia, kisha dhe një kastë ushtarakësh nacionalistë. Në korrik 1936, gjenerali Francisco Franco udhëhoqi një revolucion të armatës së djathtë në Marok, gjë që nxiti ndarjen e Spanjës në dy kampe kryesore:nacionalistët dhe republikanët.

Forcat nacionaliste, pushtuan shpejt një pjesë të madhe të zonave të kontrolluara nga republikanët në Spanjën qendrore dhe veriore, dhe Katalonja u bë një bastion i rëndësishëm i republikanëve. Gjatë vitit 1937, Franco u bashkua me forcat nacionaliste nën komandën e Partisë Fashiste Spanjolle, Falanga, ndërsa republikanët ranë nën ndikimin e komunistëve.

Gjermania dhe Italia, e ndihmuan Francon me shumë avionë, tanke dhe armë, ndërsa Bashkimi Sovjetik ndihmoi krahun republikan.  Përveç kësaj, një numër i vogël komunistësh dhe radikalësh të tjerë nga Franca, BRSS, Amerika dhe gjetkë, formuan Brigadat Ndërkombëtare për të ndihmuar kauzën republikane. Kontributi më i rëndësishëm i këtyre njësive të huaja ishte mbrojtja e suksesshme e Madridit, deri në fund të luftës.

Në qershor 1938, nacionalistët dolën në Detin Mesdhe, duke e ndarë më dysh territorin e kontrolluar nga republikanët. Më vonë gjatë atij viti, Franco ndërmori një ofensivë të madhe kundër Katalonjës.

Në janar 1939, u pushtua kryeqyteti i rajonit, Barcelona, dhe shumë shpejt ranë edhe bastionet e tjera republikane. Më 28 mars 1939, nacionalistët fitimtarë hynë triumfalisht në Madrid. Lufta Civile, shkaktoi vdekjen e deri 1 milionë njerëzve.

28 Mars 37 – Senati romak emëron Kaligulën Perandor. Thuajse të gjitha burimet e mbijetuara, e përshkruajnë Kaligulën si të çmendur, madje në një rast ai shpalli senator edhe kalin e tij.

28 Mars 1794 – Në Paris, hapet për publikun Muzeu i famshëm i Luvrit.

28 Mars 1930 – Kostandinopoja dhe Angora, ndryshojnë emrat në Stamboll dhe Ankara.

28 Mars 1969 – Poeti grek dhe laureati i çmimit Nobel në Letërsi Jorgo Seferis, bën një deklaratë të famshme në Shërbimin Botëror të BBC-së, kundër juntës ushtarake që sundonte asokohe Greqinë.

28 Mars 1994 – Në Afrikën e Jugut, autoritetet e sigurisë të Kongresit Kombëtar Afrikan vrasin dhjetëra protestues të Partisë së Lirisë.

28 Mars 1999 – Lufta e Kosovës:Forcat paraushtarake dhe ushtarake serb, vrasin 146 shqiptarë në Izbicë të Kosovës.

28 Mars 2006 – Në Francë zhvillohen protesta të mëdha kundër ligjit të Kontratës së Parë të Punës, që synonte të ulte papunësinë e të rinjve.

Tags: 28 marsçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Emrat/ Arrestohen dy persona në Tiranë,  falsifikuan prokurën e noteres

Emrat/ Arrestohen dy persona në Tiranë,  falsifikuan prokurën e noteres

Gjendet i groposur trupi i aktores shqiptare, policia: E vrau i dashuri!

Gjendet i groposur trupi i aktores shqiptare, policia: E vrau i dashuri!

Vështirësitë e vajzës shqiptare në SHBA, por ndihmohet nga…

Vështirësitë e vajzës shqiptare në SHBA, por ndihmohet nga...







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”
Aktualitet

Prona të zaptuara, Kisha Katolike me banorët e Baks-Rrjollit: organizohet “Udha e Kryqit”

by mirseda
16:07 | 21/02/2026
0

Prej rreth 20 ditësh banorët e Baks-Rrjollit vijojnë të protestojnë e të kundërshtojnë ndërtimin e një resorti...

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

16:06 | 21/02/2026
Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

Vrasje në Kavajë, 47-vjeçari goditet për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari

16:04 | 21/02/2026
“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale

“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale

15:32 | 21/02/2026
Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

15:30 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com