Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Janar?

28 Janar 1986 – Shtatë astronautë amerikanë, humbin jetën pas shpërthimit të anijes “Challenger”

Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija kozmike “Challenger” u ngrit nga baza

e “Cape Canaveral” në Florida, SHBA, dhe mësuesja 37-vjeçarja Christa McAuliffe, ishte duke u bërë qytetarja e parë e SHBA-së, që udhëtonte në hapësirë. McAuliffe, mësuese e shkollës së mesme nga Nju Hempshajër, fitoi me konkurs një vend në mesin e ekuipazhit prej 7 anëtarësh

të “Challenger”.

Nisja e anijes “Challenger” u shty disa herë për shkak të problemeve teknike, apo kushteve të papërshtatshme atmosferike. Më në fund, anija u nis më 28 janar. Por vetëm 73 sekonda pas shkëputjes nga toka, qindra njerëz pranë bazës, duke përfshirë edhe familjarët e Christa-s, vështruan me tmerr teksa anija shpërtheu në flakë, dhe më pas nisi të rrëzohej pjesë-pjesë.

Miliona njerëz të tjerë, e panë drejtpërsëdrejti nga televizori tragjedinë ajrore.

Nuk pati asnjë të mbijetuar. Pas fatkeqësisë, presidenti Ronald Reagan caktoi një komision të posaçëm për të përcaktuar se çfarë shkoi keq me “Challenger”, si dhe për të marrë masat që të shmangeshin tragjedi të tilla në të ardhmen. Hetimi përcaktoi, se katastrofa ishte shkaktuar nga defekti në një nga valuvat e serbatorit të raketës me lëndë djegëse të ngurtë.

NASA nuk dërgoi astronautë në hapësirë ​​për më shumë se 2 vjet, pasi kreu ridizenjimin e disa pjesëve te anijes kozmike. Në shtatorin e 1988-ës, fluturimet hapësinore rifilluan me misionin e sukseshëm të anijes “Discovery”. Nga atëherë, anija kozmike kreu misione të shumta të rëndësishme, si riparimi dhe mirëmbajtja e Teleskopit Hapësinor Habëll, dhe ndërtimi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (MIR).

Më 1 shkurt 2003, një katastrofë e dytë hapësinore, shkaktoi tronditje në Shtetet e Bashkuara, kur anija “Columbia” u shpërbë pas rikthimit në atmosferës e tokës. Të gjithë pasagjerët në bordin e saj humbën jetën. Pavarësisht nga frika, se problemet që rrëzuan “Columbia” nuk qenë adresuar në mënyrë të kënaqshme, fluturimet hapësinore rifilluan më 26 korrik 2005, kur anija “Discovery” u vendos sërish në orbitën e tokës.

28 Janar 1982 – Gjenerali amerikan shpëtohet nga Brigadat e Kuqe në Itali

Policia italiane, liron gjeneralin amerikan, Xhejms Dozier, pa asnjë të shtënë të vetme, gjatë bastisjes se një banese në Padova, ku mbahej peng nga luftëtarët e Brigadave të Kuqe, një grupim marksist italian. Gjenerali 50-vjeçar, dhe zëvendësshefi i shtabit në selinë qendrore të Forcave Jugore të NATO-s në Verona, u lirua pas 42 ditësh i rrëmbyer nga grupimi terrorist. Policia e kishte mbajtur për tri ditësh nën vëzhgim banesën në Padova.

Një sërë oficerësh të trajnuar enkas, thyen derën e apartamentit me 5 dhoma, dhe u përballën

me 5 terroristët, duke përfshirë një grua, e cila u dorëzua menjëherë. Një nga terroristët, i cili

bëri fillimisht rezistencë duke i vënë pistoletën në kokë gjeneralit, u neutralizua shpejt.

Thuhet se rrëmbyesit e Brigadës së Kuqe, përfshinin udhëheqësin e Brigadave të Kueqe në Venecia, Antonio Savasta dhe partneren e tij, Emilia Libera.

I dyshuari i tretë u identifikua si Cesare Leonardo. Brigadat e Kuqe u krijua në vitet 1970, pas dështimit të qeverisë së re të së majtës. Organizata synoi të imponojë kauzat e saj, duke rrëmbyer dhe duke vrarë politikanë të shquar italianë dhe jo vetëm, përfshirë ish-kryeministrin italian Aldo Moro në vitin 1978

28 Janar 1990 – Rumunët bëjnë thirrje për ndryshime qeveritare

Dhjetëra mijëra demonstrues pro-demokracisë, vërshuan në rrugët e kryeqytetit rumun, Bukuresht, për të protestuar kundër qeverisë së Ion Ilieskut. Kjo ishte demonstrimi më i madh në kryeqytet, që nga koha e revolucionit pak më shumë se një muaj më parë, që çoi në rrëzimin dhe më pas ekzekutimin i ish-diktatorit komunist Nicolae Ceausescu.

Protestuesit u tubuan në Sheshin e Fitores, ku kishte selinë e saj edhe partia e Frontit të Shpëtimit Kombëtar të Ilieskut. Ata kërkuan dorëheqjen e Ilieskut, dhe përjashtimin e të gjithë ish-komunistëve nga partia. Demonstruesit pretendonin se presidenti i përkohshëm, po i mohonte partive opozitare mundësinë për të garuar në kushte të barabarta me partinë në pushtet, në zgjedhjet e lira të planifikuara të mbaheshin në majin e atij viti.

28 Janar 814 – Karli i Madh vdes nga pleuriti në Ahen si Perandori i pare i Shenjtë Romak. Ai pasohen në fron nga djali i tij Luigji.

28 Janar 1573 – Në Varshavë nënshkruhen Artikujt e Konfederatës, që sanksiononin lirinë e fesë në Poloni.

28 Janar 1820 – Një ekspeditë ruse e udhëhequr nga Fabian Gotlieb von Belingshausen dhe Mikhail Petroviç Llazarev, zbulon kontinentin e Antarktidës.

28 Janar 1871 – Lufta Franko-Prusiane:Rrethimi i Parisit, përfundon me humbjen e francezëve, dhe nënshkrimin e një armëpushimi.

28 Janar 1909 – Trupat e Shteteve të Bashkuara, largohen nga Kuba me përjashtim të Bazës Detare të Guantanamos, që mbeti atje që nga koha e Luftës Spanjollo-Amerikane.

28 Janar 1935 – Islanda bëhet vendi i parë perëndimor, që legalizon abortin për arsye shëndetësore.

28 Janar 1981 – Presidenti amerikan Ronald Reagan, ngre çmimet e naftës në vend, duke ndihmuar në dhënien fund të krizës energjitike së nisur që në vitin 1979.

28 Janar 1984 – Stuhia tropikale Domoina godet jugun e Mozambikut në Afrikë, duke shkaktuar 214 të vdekur, dhe një nga përmbytjet më të rënda të regjistruara në rajon.

28 Janar 2006 – Çatia i njërës prej ndërtesave në Panairin Ndërkombëtar të Katovicës në Poloni, shëmbet për shkak të peshës së dëborës, duke vrarë 65 persona, dhe duke plagosur më shumë se 170 të tjerë.

28 Janar 2016 – Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpall alarmin mbi shpërthimin e virusit Zika, që prek kryesisht gratë shtatzëna.

Tags: 28 janarçfarëhistorikka ndodhurkalendar

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 28 janar 2018

Shtypi nga bota, 28 janar 2018

Shtypi i ditës, 28 janar 2018

Shtypi i ditës, 28 janar 2018

Tarifa të reja në doganë për makinat para vitit 2008

Tarifa të reja në doganë për makinat para vitit 2008

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

by mirseda
10:16 | 01/08/2025
0

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga masa e arrestit në...

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

10:12 | 01/08/2025
Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

10:09 | 01/08/2025
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

23:07 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com