Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Shkurt?

27 Shkurt 1932 – Lind aktorja e mirënjohur Elizabeth Taylor

Liz Taylor, lindi në Londër të Britanisë së Madhe nga prindër amerikanë të pasur dhe të njohur. Taylor u zhvendos me familjen e saj në Los Angeles në vitin 1939, dhe firmosi shumë shpejt një kontratë me kompaninë kinematografike Universal Pictures. Ajo bëri debutimin e saj në ekran në një rol të vogël në “One One Born Every Minute” (1942), por Universal e përfundoi kontratën me të vetëm pas një viti.

Taylor iu bashkua me pas kompanisë tjetër të njohur kinematografike Metro-Goldwyn-Mayer, dhe pati rolin e saj të pare të rëndësishëm në filmin “National Velvet” (1944), duke u bërë një nga yjet më të njohura në mesin e adoleshenteve. Më pas kaloi tek rolet e të rriturve në fillim të viteve 1950, kur luajti në komedinë “Babai i nuses” (1950), ndërsa mori vlerësime për performancën e saj në filmin dramatik “A Place in the Sun” (1951).

Pavarësisht se ishte një nga yjet më të rëndësisshëm të Metro-Goldwyn-Mayer, Taylor dëshironte t’i jepte fund karrierës së saj në fillim të viteve 50, pasi nuk e pëlqente kontrollin e studios dhe shumë filma të cilat i jepeshin për të luajtur. Ajo luajti në dy përshtatje kinematografike të dramave të shkrimtarit Tennessee Williams:”Cat on a Hot Tin Roof (1958), and “Suddenly, Last Summer (1959)”.

Taylor fitoi çmimin Golden Globe ai Aktora më e Mirë për filmin e fundit. Ajo u pagua me shumën rekord për kohën prej 1 milionë dollarësh, për të luajtur rolin e protagonistes në filmin epik historik “Cleopatra” (1963), filmi më i shtrenjtë i realizuar deri atëhere. Gjatë filmimit, Taylor dhe protagonisti tjetër Richard Burton, nisën së bashku një lidhje jashtëmartesore, e cila shkaktoi një skandal.

Pavarësisht mohimit publik, Burton dhe Taylor e vazhduan marrëdhëniet e tyre, dhe u martuan në vitin 1964. Të quajtur “Liz and Dick” nga mediat, ata luajtën së bashku në 11 filma, përfshirë “VIPs” (1963), “The Sandpiper” (1965), “The Taming of Shrew” (1967), dhe “Who’s Afraid of Virginia Woolf” (1966). Taylor fitoi çmimin e karrierës për interpretimin në këtë të fundit.

Ajo dhe Burton u divorcuan më 1974, por u pajtuan shumë shpejt dhe u rimartuan në vitin 1975. Martesa e dytë përfundoi me divorc një vit më pas.

Në vitin 1999, Instituti Amerikan i Filmit e quajti atë legjendën e shtatë më të madhe të ekranit nga aktoret femra. Karriera e Taylor filloi të binte në fund të viteve 1960, megjithëse ajo vazhdoi të luante në filma deri në mesin e viteve 1970, kur u përqendrua në mbështetjen e karrierës së bashkëshortit të saj të gjashtë, senatorit John Warner.

Në vitet 1980, ajo luajti në disa filma dhe seri televizive, dhe u bë e famshme për promovimin e një marke parfumi që mbante emrin e saj. Taylor u angazhua ndërkohë edhe në fushatata sensibilizuese kundër sëmundjes HIV/AIDS. Ajo themeloi Fondacionin Amerikan për Kërkimet mbi SIDA-s në vitin 1985, dhe Fondacionin AIDS Elizabeth Taylor në vitin 1991.

Që nga fillimi i viteve 1990, dhe deri në vdekjen e saj, ajo iu përkushtua filantropisë. Gjatë gjithë jetës së saj, çështjet personale të Taylor ishin subjekt i vëmendjes së vazhdueshme të medias. Ajo u martua tetë herë me shtatë burra, vuajti nga sëmundje të rënda dhe pati një jetë tejet luksoze, duke përfshirë mbledhjen e njërës nga koleksionet më të shtrenjta private të bizhuterive. Liz Taylor, vdiq nga një atak kardiak më 2011, në moshën 79-vjeçare.

27 shkurt 1933 – Pas zjarrit në Reichstag, nazistët nisin kufizimin e të drejtave të qytetarëve

“Dekreti i Zjarrit i Reichstag”, njihet më së shumti i Urdhrit të Presidentit të Rajhut për Mbrojtjen e Njerëzve. Ai u firmos nga presidenti Paul von Hindenburg, si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj zjarrit që ra në parlamentin gjerman më 27 shkurtit 1933. Dekreti shfuqizoi shumë nga liritë kryesore qytetare të shtetasve gjermanë.

Me nazistët në pozita të fuqishme në qeverinë gjermane, dekreti u përdor si bazë ligjore për burgosjen e të gjithë atyre që konsideroheshin kundërshtarë të nazistëve, si dhe për të ndaluar botimet që nuk konsideroheshin “miqësore” ndaj kauzës naziste. Dekreti, konsiderohet nga historianët si një nga hapat kryesorë në krijimin e një shteti nazist mono-partiak në Gjermani.

Për zjarrin, nazistët bënë fajtorë komunistët, disa prej të cilëve u arrestuan dhe nxorrën në gjyq.

Qeveria kreu arrestime masive të komunistëve, duke përfshirë të gjithë ata që ishin anëtarë të parlamentit. Me largimin e komunistëve, nazistët kaluan nga një shumicë pluraliste në një shumicë totalitare. Zgjedhjet e ardhshme, e konfirmuar këtë pozicion, duke e lejuar Hitlerin të konsolidonte fuqinë e tij.

27 shkurt 1854 – Kompozitori i njohur gjerman Schumann tenton vetëvrrasjen

Kompozitori i mirënjohur Robert Schumann, shpëtohet nga një përpjekje për t’u mbytur në lumin Rin. Schumann (1810 – 1856), konsiderohet gjerësisht si një nga kompozitorët më të mëdhenj të epokës romantike. Biografët e tij, thonë se ai nuk qe gjenial vetëm në muzikë por edhe një kritik dhe mendimtar, me një stil të shkruari aq të mprehtë sa edhe në muzikë.

Schumann i ndihmonte kompozitorët e rinj, duke nxitur talentin e tyre, veçanërisht Johannes Brahms, por edhe të tjerë si Shopen e Mozart. Schumann vuajti gjatë gjithë jetës nga një çrregullim maniako-depresiv. Pas tentativës për vetëvrasje më 1854-ën, ai u shtrua për kurim në një spital psikiatrik pranë qytetit të Bonit, ku u diagnostikua me “melankoli psikotike”. Schumann vdiq dy vjet më vonë, pasi refuzoi të hante, për shkak të obsesionit se njerëzit po përpiqeshin ta helmonin.

27 shkurt 1782 – Lufta Revolucionare Amerikane:Dhoma e Komunëve në Britaninë e Madhe voton kundër vazhdimit të luftës ndaj SHBA-së.

27 shkurt 1951 – Në SHBA, miratohet amendamenti i XXII në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, që i kufizon presidentët të ushtrojnë detyrën e tyre në vetëm 2 mandate.

27 shkurt 1964 – Qeveria italiane, kërkon ndihmë për të parandaluar rënien e Kullës së Pizës, e cila po bëhej gjithnjë e më e pjerrët.

27 shkurt 2003 – Ish-presidentja e serbëve të Boshnjes, Biljana Plavsiç dënohet nga Gjykata e Hagës me 11 vjet burg. Ajo vuajti dënimin në Stokholm të Suedisë, dhe në bazë të ligjit vendas u lirua në tetor 2009, pas kishte kryer dy të tretat e dënimit.

27 shkurt 2015 – Në Moskë, pak metra larg Kremlinit ekzekutohet në një atentat Boris Nemtsov, një nga udhëheqësit e opozitës dhe kundërshtar i fortë i Vladimir Putin.

Tags: 27 Shkurtçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 27 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 27 shkurt 2018

I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë

I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë

Video/ Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Pas 27 vitesh…

Video/ Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Pas 27 vitesh...

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com