Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 26 Prill?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 26 Prill?

26 Prill 1986 – Aksident në centralin bërthamor të Çernobilit në Bashkimin Sovjetik

 Tridhjetë e dy vjet më parë, ndodhi incidenti më i rëndë bërthamor në kohë paqeje, në stacionin 

e energjisë bërthamore në Çernobil në Bashkimin Sovjetik. Stacioni i Çernobilit, ndodhej ngjitur me qytetin e Pripjatit, rreth 65 milje në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev. 

I ndërtuar në fund të viteve 1970 në brigjet e lumit Pripjat, Çernobili kishin 4 reaktorë bërthamorë, secili i aftë të prodhonte 1.000 megavat energji elektrike. Mbëmjen e 25 prillit 1986, një grup inxhinierësh nisën një eksperiment elektriko-inxhinierik në reaktorin numër 4. Inxhinierët, që kishin pak njohuri për strukturën e reaktorit, dëshironin të shihnin nëse turbina e reaktorit, mund të vinte në lëvizje pompat e emergjencës. Si pjesë e eksperimentit të tyre të projektuar keq, inxhinierët stakuan sistemet e sigurisë emergjente të reaktorit. 

Ata e lanë reaktorin me një nivel fuqie aq të ulët, saqë gjendja u bë e paqëndrueshme. Prodhimi i reaktorit u rrit në më shumë se 200 megavat, por u provua gjithnjë e më i vështirë për t’u kontrolluar. Megjithatë, në 1:23 pas mesnatës, inxhinierët vazhduan me eksperimentin e tyre dhe fikwn motorin e turbinës, për të parë nëse fuqia e inerciale do të fuqizonte pompat e ujit të reaktorit. 

Në fakt, nuk pati fuqi të mjaftueshme për pompat e ujit, dhe pa ujin ftohës në reaktor, temperatura u rrit. Për të parandaluar shkrirjen, operatorët i futën sërish të gjitha shufrat e kontrollit në reaktor në të njëjtën kohë. Ky veprim shkaktoi një shpërthim, që çau kapakun e rëndë prej betoni të reaktorit. 

Nuk ishte një shpërthim bërthamor, pasi termocentralet bërthamore ishin të paafta për të prodhuar një reagim të tillë, por qe një shpërthim kimik, i nxitur nga ndezja e gazeve dhe avullit. Në shpërthimin dhe zjarrin që pasoi, më shumë se 50 ton materiale radioaktive u çliruan në atmosferë. 

Më 27 prill, autoritetet sovjetike nisën evakuimin e 30.000 banorëve të Pripjatit. Ato u përpoqën ta mbajnë ngjarjen të fshehur, por më 28 prill stacionet suedeze të monitorimit të rrezatimit, më shumë se 800 milje në veriperëndim të Çernobilit, raportuan nivele rrezatimi 40 për qind më të larta se normalja. 

Më vonë gjatw atë dite, agjencia sovjetike e lajmeve, pranoi se një aksident i madh nuklear kishte ndodhur në Çernobil. Në ditët e para pas ngjarjes, 32 vetë gjetën vdekjen në Çernobil dhe dhjetëra pësuan djegie të rënda nga rrezatimi. Rrezatimi që lëshua në atmosferë, ishte disa 

herë më i madh se sa të dyja bombat e lëshuara nga amerikanwt mbi Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë.

Ai u përhap nga era mbi dhe Europën Lindore dhe Veriore, duke ndotur miliona hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Rreth 5.000 qytetarë sovjetikë vdiqën nga tumoret dhe sëmundjet e tjera të shkaktuara nga rrezatimi, dhe miliona të tjerë patën probleme me shëndetin e tyre. 

Në vitin 2000, reaktorët e fundit që punonin në Çernobil u mbyllën. 

 

26 Prill 1937- Nazistët testojnë Luftwaffe-n në Guernika të Spanjës

 

Gjatë Luftës Civile Spanjolle, ushtria gjermane teston forcën e saj të madhe ajrore – Luftwaffe – në qytetin bask të Guernikës, në Spanjën veriore. Megjithëse rajoni autonom bask, mbështeste forcat nacionaliste të gjereralit Franko, vetë Guernika, një qytezë e vogël me vetëm 5.000 banorë, shpalli neutralitetin. 

Me miratimin e Frankos, për 3 orë me rradhë, avionët gjermanë hodhën qindra bomba mbi qytet dhe fshatrat përreth. Një e treta e 5.000 banorëve të Guernikës u vranë ose u plagosën, ndërsa zjarret vazhduan të djegin gjithçka për ditë të tëra. Vrasja pa dallim e civilëve në Guernika, indinjoi opinionin botëror, dhe u bë simbol i brutalitetit fashist. 

Mjerisht, duke nisur nga vitit 1942, të gjithë pjesëmarrësit kryesorë në Luftën e Dytë Botërore nisën t’i përdonin bombardimet pa dallim për të terrorizuar popullsinë civile të armikut, dhe deri në fundin e luftës më 1945-ën, miliona civilë të pafajshëm kishin humbur jetën nën sulmet ajrore të Aleatëve dhe Boshtit.

 

26 Prill 1984- Ronald Reagan viziton Kinën

 

Presidenti amerikan, mbërrin në Kinë për një takim diplomatik me presidentin kinez Li Xiannian. Kjo ishte vizita e dytë e një presidenti amerikan në vendin e madh aziatik, që nga vizita historike e presidentit Richard Nixon më 1972. Zonja e parë, Nancy Reagan, e shoqëroi bashkëshortin e saj në këtë vizitë, së bashku me rreth 600 gazetarë, agjentë të shërbimit sekret dhe zyrtarë që ruanin kodet të lëshimit të raketave bërthamore. 

Vizita e Reagan, nënvizonte dëshirën e administratës së tij për të përmirësuar më tej raportet me Kinën, në kuadër të rritjes së marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy kombeve. Gjatë vizitës së tij, presidenti amerikan Reagan impresionoi gazetarët dhe personalitetet, me përpjekjet e tij spontane për të folur në gjuhën kineze. Megjithatë, udhëtimi nuk arriti të thyejë ngërçin midis Kinës dhe SHBA-së, lidhur me çështjen e pavarësisë së ishullit të Tajvanit.

 

26 Prill 1802 – Napoleon Bonaparti, nënshkruan një amnisti të përgjithshme, për të lejuar rrikthimin në vend të 1 mijë të mërguarve politikë të Revolucionit Francez, si pjesë e një gjesti pajtues me fraksionet e rregjimit monarkik, duke konsoliduar përfundimisht sundimin e tij.

 

26 Prill 1933 – Formohet Gestapo, policisë sekrete e Gjermanisë naziste.

 

26 Prill 1945 – Beteja e Bautzenit, ishte fitorja e fundit e ushtrisë gjermane para kapitullimit të saj dy javë më vonë.

 

26 Prill 1954 – Fillon në Zvicër Konferenca e Gjenevës, një përpjekje për të rivendosur paqen në Gadishullin e Indokinës dhe Koresë.

 

26 Prill 1970 – Hyn në fuqi Konventa për themelimin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

 

26 Prill 2002 – Robert Steinhäuser vret 16 persona në gjimnazin Gutenberg në Erfurt të Gjermanisë, përpara se të vetëvritej.

 

26 Prill 2005 – Nën presionin ndërkombëtar, Siria tërheq trupat e fundit nga një kontigjent prej 14.000 ushtarakësh sirianë, që ndodheshin në Liban që prej vitit 1976.

Tags: 26 prillçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Turqia i sulet BE-së, i kujton Rusinë: Ju kemi pritur 60 vjet, por…

Turqia i sulet BE-së, i kujton Rusinë: Ju kemi pritur 60 vjet, por…

Bashkimi familjar/ Si përfitohet kur gruaja ka ‘Green Card’, ja ç’thotë avokati

Bashkimi familjar/ Si përfitohet kur gruaja ka ‘Green Card’, ja ç’thotë avokati

Tmerri në Kamëz/Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra, i plagosën gruan (Foto)

Tmerri në Kamëz/Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra, i plagosën gruan (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com