Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha

24 Shkurt 1917– Në Rusi nis Revolucioni Demokratik i Shkurtit, që detyroi abdikimin e Carit

Revolucioni i Shkurtit, ishte i pari i dy revolucioneve që ndodhën në Rusi më 1917-ën. Ngjarjet kryesore të revolucionit u zhvilluan në Petrograd (Shën Petersburgu i sotëm), kryeqyteti i atëhershëm i perandorisë ruse, ku masat popullore shpërthyen në revoltë kundër monarkisë, pas vendimit të nje ditë më parë për racionimin e ushqimit.

Aktiviteti revolucionar zgjati rreth 8 ditë, dhe përfshiu demonstrata masive dhe përleshje të dhunshme me policinë dhe xhandarët, forcat e fundit besnike të monarkisë ruse. Më 27 shkurt, ushtria iu bashkua revolucionarëve. Tre ditë më vonë, Car Nikolla II abdikoi nga froni, duke i dhënë fund sundimit dinastik të Romanovëve dhe Rusisë perandorake.

Një qeveri e përkohshme ruse nën princin Georgi Lvov, zëvendësoi qeverinë e vjetër monarkike. Revolucioni nuk pati ndonjë udhëheqje të vërtetë apo një planifikim formal. Rusia kishte vuajtur nga një sërë problemesh ekonomike dhe sociale, të cilat u përzjenë pas fillimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914.

Në tërësi, mbi 1.300 njerëz u vranë gjatë protestave të shkurtit 1917. Qeveria e Lvov, u zevendësua shumë shpejt nga një qeverim e drejtuar kryesisht nga socialdemokratët (menshevikët) në drejtimin e politikanit me prirje liberale Aleksandër Kerenski. Megjithë dëshirën e dëshmuar nga ky i fundit për të ndërmarrë reforma dhe nxjerrë vendin nga prapambetja e theksuar, kaosi ishte mbizotërues.

Situatën e shfrytëzuan më së miri bolshevikët, që 9 muaj më vonë organizuan një tjetër kryengritje revolucionare, duke rrëzuar qeverinë e Kerenskit dhe marrë marrë pushtetin. Shumë historianë dhe studiues, argumentojnë se nëse Rusia do të kishte patur sukses në kalimin gradual nga autokracia e Carit drejt një shteti demokratik, siaps stilit perëndimor, komunizimi nuk do të kishte triumfuar në Rusi, dhe për pasojë as në mbi një të tretën e vendeve të botës. 

24 Shkurt 1991 – Lufta e Gjirit Persik, forcat e koalicionit ndërkombëtar hyjnë në Irak

Menjëherë pas sulmit me raketat SCUD, që shkaktuan vdekjen e 28 trupave amerikane në Dhahran të Arabinë Saudite, trupat e ushtrisë së shtatë të SHBA-së, nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Irakut nga pjesa perëndimore e Kuvajtit, duke i zënë në befasi forcat irakiane të Sadam Huseinit.

Aleatët depërtuan me shpejtësi në thellësi të territorit irakian, dhe më pas u kthyen në drejtim të lindjes, duke nisur një sulm anësor kundër Gardës Republikane Irakiane, përpara se kjo e fundit të mund të largohej. Ndërsa tanket amerikane iu afruan hyrjes së Gardës Republikane, një tank qëlloi dhe shkatërroi një tank iraken. Pak çaste më vonë, tanke të tjera hapën zjarr. Beteja zgjati vetëm disa orë. Automjetet e blinduara të Irakut u shkatërruan, me shumë pak humbje në rradhët e amerikanëve.

24 Shkurt 1946 – Juan Peron zgjidhet president i Argjentinës

Peron një ushtarak dhe politikan kontradiktor, zgjidhet kreu i shtetit argjentinas. Më 1943-in, Peron, asokohe oficer i ushtrisë, iu bashkua një grushti shteti ushtarak kundër qeverisë civile joefektive të Argjentinës. I emëruar në postin e Ministrit të Punës, ndikimi i tij u rrit ndjeshëm, dhe më 1944 ai u bë zv.kryeminisrtër dhe Ministër i Luftës.

Në tetorin e vitit 1945, Peron u hoq nga postet që mbante pas një grushti shtet të organizuar nga civilë dhe ushtarakë bashkë, dhe u burgos. Por thirrjet nga klasa punëtore dhe parnerja e tij karizmatike, Eva Duarte, detyruan lirimin e tij të shpejtë.

Natën e lirimit të tij, më 17 tetor, ai iu drejtua nje turme prej rreth 300 mijë njerëzish nga ballkoni i pallatit presidencial, dhe premtoi të udhëheqë njerëzit drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Katër ditë më vonë, Peron, u martua me Eva Duarten, ose “Evita”, sikurse thirrej nga populli.

Si president, Peron ndërtoi një qeverisje populiste, dhe vizioni i tij i vetë-mjaftueshmërisë për Argjentinën i siguroi atij mbështetje të gjerë. Megjithatë, ai u bë gjithnjë e më autoritar, duke burgosur kundërshtarët politikë dhe duke kufizuar lirinë e shtypit.

Më vitin 1952, burimi i tij më i madh politik, Evita, vdiq dhe mbështetja për të u venit. Tre

vjet më vonë, ai u rrëzua sërish nga pushteti në një grusht shteti ushtarak. Më 1973, pas 18 vitesh në mërgim, ai u rikthye në Argjentinë dhe u zgjodh sërish president. Gruaja e tij e tretë, Isabel de Martinez Peron, u zgjodh si zv.presidente, dhe në vitin 1974 e pasoi atë pas vdekjes së tij.

24 Shkurt 1582 – Papa Gregori XIII njoftoi shpalljen e një kalendari të ri, i cili përdoret  edhe sot. Kalendari u quajt Gregorian, dhe zevendësoi Kalendarin Julian i shpallur nga Jul Çezari që në vitin 45 P.E.S.

24 Shkurt 1786 – Lindi shkrimtari gjerman Wilhelm Grimm, më i riu i vëllezërve Grimm, të njohur për përmbledhjet e tyre më përralla për fëmijë. Thuhet se gjatë gjithë jetës, dy vëllezërit Wilhelm dhe Jakob Grimm qënë thuajse të pandashëm; shtëpi e përbashkët, dhomë e përbashkët, tryezë pune e përbashkët, bibliotekë e përbashkët; edhe librat me autorësi të përbashkët.

24 Shkurt 1852 – Shkrimtari rus Nikolai Gogol, i ndikuar nga prifti fanatik Konstandivoski, djeg dorëshkrimin e vëllimit të dytë të romanit “Shpirtra të Vdekur”. Gogol vdiq 10 ditë më pas.

24 Shkurt 1895 – Në Baire, një qytet afër Santiagos në Kubë, shpërthen revolucioni, duke nisur Luftën Kubane të Pavarësisë , që përfundoi me Luftën Spanjolle-Amerikane më 1898.

24 Shkurt 1917 – Britania publikon “Letrën e Zimermanit”, një mesazh i shifruar, dërguar nga Gjermania për ambasadorin e saj në Meksikë, ku flitej për një aleancë të mundshme Gjermani – Meksikë nëse SHBA-ja hynte në Luftën e Parë Botërore. Publikimi i mesazhit, e ktheu opinionin publik amerikan kundër Gjermanisë, dhe futi SHBA-në në luftë.

24 Shkurt 1920 – Në Gjermani, themelohet Partia Naziste.

24 Shkurt 1945 – Kryeministri i Egjiptit, Ahmad Mahir Pasha, vritet me armë zjarri në një atentat në parlament, menjëherë pas leximit të një dekreti.

24 Shkurt 2008 – Fidel Kastro del në pension pas gati 50 vjetësh si president i Kubës. Vendin e tij e zë Raul Kastro, vëllai i Fidelit.

Tags: çfarëhistorikkalendarndodhurshkurt

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Shtypi nga bota, 24 shkurt 2018

Qytetarët i ankohen për papunësinë, Rama u hap profilet dhe tallet keq me ta

Kapet Rambo dhe “miku” i tij, ishin kthyer në makth për qytetarët







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com