Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Dhjetor?

24 Dhjetor 1865 – Në SHBA themelohet organizata raciste “Ku Klux Klan”

Në Pulaski, Tenesi, një grup veteranësh të ushtrisë së Konfederatës formon një shoqëri sekrete që ata pagëzojnë me emrin “Ku Klux Klan”. KKK u zgjerua me shpejtësi nga një vëllazëri e fshehtë shoqërore, tek një forcë paraushtarake që synonte pengimin e zgjerimit të të drejtave për popullsinë afro-amerikane.

Emri i Ku Klux Klanit, rrjedh nga fjala greke ‘kyklos’, që do të thotë “rreth” dhe fjala skocezo-keltike ‘klan’. Ish-gjenerali i Konfederatës, Nathan Bedford Forrest, ishte drejtuesi i parë i madh i KKK-së. Në vitin 1869, ai u përpoq pa sukses ta shpërbënte grupin, pasi u bë kritik ndaj dhunës së tepërt të grupit.

KKK nisi të angazhohej në sulme terroriste kundër afro-amerikanëve dhe republikanëve të bardhë gjatë netëve, duke përdorur kërcënimet, djegien e pronave, dhe vrasjet për të arritur qëllimet e tij, dhe për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Në disa shtete jugore, republikanët organizuan njësi të milicisë për të luftuar Klanin.

Në vitin 1871, Kongresi miratoi Aktin Ku Klux, duke e autorizuar Presidentin Ulysses S.Grant të përdorte forcën ushtarake për të shtypur KKK-në. Ky akt u zbatua në 9 nëntë qarqe të Karolinës së Jugut, që u vendosën nën ligjin ushtarak, dhe ku pati mijëra arrestime.

Në vitin 1882, Gjykata Supreme e SHBA-së e shpalli Aktin Ku Klux antikushtetues, por deri atëherë forca e KKK ishte zbehur. Shekulli XX-të dëshmoi dy ringjallje të KKK:njëra në kundërpërgjigje të valës së emigracionit në vitet 1910-1920, dhe tjetra në përgjigje të lëvizjes së të drejtave civile afro-amerikane të viteve 1950-1960.

24 Dhjetor 1524- Vdes eksploratori i famshëm portugez, Vacio De Gama  

Vasco da Gama, ishte i pari portugez dhe i pari evropian, që shkoi në Indi nëpërmjet detit. Udhëtimi i tij fillestar në Indi (1497-1499), ishte i pari që lidhi Europën dhe Azinë nëpërmjet

një rruge oqeanike. Zbulimi i De Gamas, ishte tepër i rëndësishëm, dhe hapi rrugën epokës së imperializmit global, ku dhe portugezët patën mundësi të krijonin një perandori të madhe koloniale në Azi.

Rruga e re oqeanike, i mundësoi portugezëve të shmangnin lundrimin nëpër detin Mesdhe, që në ato kohë ishte shumë i rrezikshëm për shkak të sulmeve nga piratët, apo edhe gadishullin e rrezikshëm arabik. Distanca e përshkruar, e bënte atë ekspeditë udhëtimin më të gjatë në oqean deri në atë kohë, shumë më gjatë sesa një udhëtim i plotë në mbarë botën nëpërmjet Ekuatorit. Pas disa dekada përpjekjesh nga detarë të ndryshëm që u përpoqën të mbërrinin në Indi, mijëra marinatëve të vdekur dhe dhjetëra anijeve të mbytura, De Gama zbarkoi në Kalkuta më 20 maj 1498.

Ky zbulim stimuloi rritjen e ekonomisë portugeze. Portugalia ruajti për disa dekada monopolin tregtar mbi erëzat e veçanta nga Lindja. Vetëm një shekull më vonë fuqitë e tjera europiane, si Holanda dhe Anglia, e pasuar nga Franca dhe Danimarka, do të ishin në gjendje të sfidonin monopolin e Portugalisë dhe epërsinë e saj detare.

Për kontributet e tij, De Gama u emërua Guvernatori i Indisë në vitin 1524, pak muaj para vdekjes. Ai mbetet një nga personazhet më të rëndësishëm në historinë e eksplorimit. Në marsin e vitit 2016, studiuesit njoftuan zbulimin e mijëra objekteve në rënojat e anijës Esmeralda, pjesë e armadës së De Gamës, pranë brigjeve të Omanit.

24 Dhjetor 1953 – Zelanda e Re, shpërthimi vullkanik vret pasagjerët e një treni

Në një zinxhir tejet të pazakontë ngjarjesh, një shpërthim vullkanik në Zelandën e Re, shkakton një përmbytje, që gallëron një tren të mbushur me pasagjerë, duke vrarë 153 persona. Në majën e malit vullkanik prej 3 mijë metrash lartësi, Ruapehu, ndodhej një liqen dhe një akullnajë.

Më 24 dhjetor, një shpërthim i vogël i vullkanit, lëshoi ujërat e liqenit poshtë një lugine dhe grykës akullnajore. Para se të përmbyste qytetin e Ueiurit, ai u përplas mbi një urë me një tren plot me njerëz që udhëtonin në prag të Krishtlindjeve. Nga 285 pasagjerë në bord, 153 gjetën vdekjen, dhe shumica e trupave nuk u gjetën dot kurrë.

24 Dhjetor 1994 – Terroristët islamikë rrëmbejnë një avion francez në Algjeri.

Katër ekstremistë islamikë rrëmbejnë avionin e linjës “Air France” në Algjer, dhe më pas drejtohen me lejen e qeverive franceze dhe algjeriane drejt Marsejës, duke marrë parasysh se forcat speciale franceze ishin gati të kryenin një mision shpëtimi. Më shumë se dy ditë pas pengmarrjes, gjatë së cilës terroristët vranë 3 pengje, kryeministri francez Edouard Balladur vendosi të përdorë komandot franceze për t’i dhënë fund rrëmbimit. Këta të fundit arritën të vrasin të katërt terroristët, dhe të lirojnë të gjithë pengjet e tjerë.

24 Dhjetor 1979 – Evropa lëshon raketën e pare në hapësirë

Raketa e parë e ndërtuar në Evropë, “Ariane 1”, përfundon me sukses fluturimin e saj të parë në hapësirë. Suksesi i këtij fluturimi, ishte një nxitje e madhe për Agjencinë Evropiane të Hapësirës, e cila e nisi projektin për ndërtimin e raketës hapësinore që në vitin 1973.

24 Dhjetor 1800 – Napoleon Bonaparti i shpëton një atentati në rrugën Shën Nikea në Paris.

24 Dhjetor 1914 – Në Frontin e Perëndimit gjatë Luftës së Parë Botërore, nis “Armëpushimi i Krishtlindjeve”. Mijëra ushtarë anglezë dhe francezë në njërën anë, dhe gjermanë nga ana tjetër, vendosën pa urdhrin e eprorëve të tyre të ndërpresin luftimet për disa ditë, më rastin e Krishtlindjeve. 

24 Dhjetor 1942 – Monarkisti francez, Fernand Bonnier de La Chapelle, vret në Algjeri admiralin francez të rregjimit të Vishisë, François Darlan.24 Dhjetor 2003 – Policia spanjolle, pengon një përpjekje të ETA-s për të shpërthyer 50 kg eksploziv në orën 3:55 të mëngjesit në stacionit e trenit në Madrid.

24 Dhjetor 2008 – Ushtria e Rezistencës së Lordëve, një grupim rebel në Ugandë, nis një seri sulmesh në Republikën Demokratike të Kongos, duke masakruar më shumë se 400 persona.

Tags: 24 Dhjetorçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Pasagjerët rrahin taksistin dhe e fusin në bagazh

Pasagjerët rrahin taksistin dhe e fusin në bagazh

Ndërkombëtarët, reagime të ashpra ndaj Kosovës

Ndërkombëtarët, reagime të ashpra ndaj Kosovës

FOTO/ Pas votës në OKB, SHBA u nis letër të fortë shteteve që i dolën kundër

FOTO/ Pas votës në OKB, SHBA u nis letër të fortë shteteve që i dolën kundër







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com