Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Prill?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Prill?

23 Prill – Lind dhe vdes në të njëjtën ditë shkrimtari anglez William Shakespeare

William Shakespeare, lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616, në të njëjtin qytet. Megjithëse disa nga kryeveprat e tij janë analizuar gjerësisht, shumë pak detaje kanë  mbijetuar mbi jetën e dramaturgut të famshëm. Kjo mungesë e informacionit biografik, i detyrohet kryesisht nivelit të tij social; ai nuk ishte një fisnik, por djali i John Shakespeare, një tregtari lëkurësh dhe përmbarues i qytetit.

Ngjarjet e jetës së hershme të William Shakespeare, mund të mblidhen vetëm nga të dhënat zyrtare, siç janë pagëzimet dhe shënimet e martesës. Mendohet se ai ka ndjekur shkollën e ciklit të lartë në Stratford, ku mësoi latinisht dhe u njoh me letërsinë klasike. Ai nuk shkoi në universitet, por në moshën 18 vjeçare u martua me Anne Hathaway, e cila ishte 8 vite me e madhe dhe shtatzënë në kohën e martesës.

Vajza e tyre e parë, Susanna, lindi 6 muaj më vonë, dhe më 1585 William dhe Anne patën 2 binjakë, Hamnet dhe Judith. Hamnet, djali i vetëm i Shekspirit, vdiq 11 vjet më vonë. Referenca e parë për Shekspirin si një dramaturg në Londër vjen më 1592, nga një dramaturg tjetër, Robert Greene. Më 1593, “Venusi dhe Adonis” ishte poema e parë e botuar e Shekspirit, dhe ai ia kushtoi atë të riut Henri WEriotitli.

Në vitin 1594, botohet drama ”Rikardi III” dhe komedia “Zbutja e kryeneçes”, në një kohë që u angazhua si aktor dhe dramaturg për kompaninë teatrore të Lordit Chamberlain. Më 1597 bashkë-themeloi teatrin “Globus”, ku do të ishte edhe aktor, dhe ku do të luheshin dramat e tij më të mëdha.

Deri më 1612 kur u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij, dhe vdiq pas një muaji, duke u varrosur në vendlindje. Mbi 400 vjet më vonë, shfaqjet e tij vihen në skenë dhe lexohen gjithnjë e më shpesh, dhe në më shumë kombe sesa kurrë më parë.

Me një milion fjalë të shkruara mbi 20 vjet, ai kapi gamën e plotë të emocioneve dhe konflikteve njerëzore, me një saktësi që mbetet edhe sot mbresëlënëse. Sikurse tha bashkëkohësi i tij, poeti dhe dramaturgu Ben Jonson:“Ai nuk ishte i një epoke, por i të gjithë epokave”.

23 Prill 1616 – Vdes shkrimtari spanjoll Miguel de Cervantes

Cervantes, ishte njëri nga dramaturgët më të njohur të kohës së tij në Spanjë dhe përtej. Fama e tij është e lidhur me romanin “Don Kishoti i Mançës”. Ashtu si në rastin e Shakespeare ka shumë pak të dhëna të sakta të lindjes së tij. Data e saktë, nuk mund të gjendet në ndonjë regjistër. Supozohet se ai mund të ketë lindur më 29 shtator 1547 ditën e San Miguel, nga i cili mori emrin.

Ndërkohë dihet se ka lindur në Alcala de Henares, një qytezë e vogël pranë Madridit, ndërsa u pagëzua në kishën e Santa Maria më 9 tetor, 1547. Cervantes ishte i katërti i shtatë fëmijëve të lindur në Dona Cortinas Leonor de dhe Don Rodrigo de Cervantes, një kirurg shëtitës që përpiqej të ruante traditën e familjes, duke udhëtuar në mbarë vendin.

Mendohet që të jetë arsimuar në Valadolid dhe Sevilje, ndërsa gjatë viteve 1567-1568, figuron i regjistruar në shkollën e humanist spanjoll, Juan Lopez de Hoyos, në Madrid. Më 1569 Cervantes shkoi në Itali për të shërbyer në familjen e një fisniku italian, dhe një vit më vonë iu bashkua ushtrisë spanjolle, së bashku me të vëllain. Më 7 shtator 1571, ai luftoi trimërisht kundër turqve në Betejën e Lepantos, ku mbeti i plagosur rëndë, duke humbur aftësinë e përdorimit të dorës së majtë.

Vëllezerit Cervantes u larguan nga Italia për në Spanjë më 1575. Ata u kapën rrugës nga piratët dhe u dërguan në Algjeri. Pas 5 viteve burgim, Cervantes u çlirua, falë negociatave. Më 27 tetor 1580 ai mbërriti në Valencia, i varfër (i ati e kishte shitur të gjithë pasurinë për lirimin e tij) dhe i poshtëruar.

Por përvoja  e pasur jetësore ishte një pikë kthese në jetën e tij. Për të fituar para, ai vendosi të ribëhej pjesë e ushtrisë. Shkoi në Portugali dhe mori pjesë në betejën e Azoreve më 1582. Një vit më vonë, ai u rikthye në Spanjë me dorëshkrimin e një romance “La Galatea”. Më 1588, nisi punë si nëpunës i qeverisë në jug të Spanjës, duke u marrë më mbledhjen e ushqimeve për fushatën e Armadës së Pamposhtur, flotës së famshme detare spanjolle.

Ai post i dha mundësinë për të mësuar zakonet dhe traditat e banorëve të Seviljes, të cilat ai i përshkroi tek “Don Kishoti”.  Cervantes u arrestua dy herë në Sevilje, për grabitje të materialeve që i përkisnin Katedrales së Seviljes. Këto përvoja justifikojnë zërat, sipas të cilave pjesën e parë e romanit “Don Kishoti”, shkrimtari i shkroi në burg.

Disa javë pas publikimit të pjesës së parë të romanit, pjesë të tij u shfaqën të kopjuara në Lisbonë. Edhe pse Cervantes fitoi shpejt famën me librat e tij, problemet e tij ekonomike nuk u zhduken. Po atë vit, akuzohet për pjesëmarrje në një luftë, dhe bashkë me familjen u arrestua dhe u burgos për më shumë se një javë. Është përfolur ndërkohë se i kaloi 3 vitet që pasuan, duke qëndruar i fshehur prej autoriteteve. Vitet e fundit te jetës, Cervantes jetoi në Madrid ku edhe vdiq më 23 prill 1616.

23 Prill 1815 – Kryengritja e Dytë Serbe :Nis faza e dytë e revolucionit kombëtar serb kundër Perandorisë Osmane, duke marrë shkas nga anekimi i vendi.

23 Prill 1920 – Themelohet ne Ankara Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë. Ajo denoncon qeverinë e Sulltan Mehmedit VI, dhe shpall përgatitjen e kushtetutës së përkohshme .

23 Prill 1940 – Një zjarr në një klub nate në Misisipi të SHBA-së, shkakton vdekjen e 198 personave.

23 Prill 1945 – Pasardhësi i caktuar i Adolf Hitlerit , Hermann Göring , i dërgon Fyhrerit një telegram ku i kërkonte leje për të marrë udhëheqjen e Rajhut të Tretë.

23 Prill 1951 – Lufta e Ftohtë:Gazetari amerikan Ëilliam N. Oatis, arrestohet për spiunazh nga qeveria komuniste e Çekosllovakisë .

23 Prill 1968 – Lufta e Vietnamit:Studentët protestues në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, pushtojnë godinat qeveritare dhe mbyllin universitetin .

23 Prill 1971 – Lufta e Çlirimit në Bangladesh:Ushtria e Pakistanit dhe Razakars masakrojnë afërsisht 3 mijë emigrantë hindu në zonën Jathibhanga të Pakistanit Lindor (Bangladeshi i sotëm ).

23 Prill 2005 – Në platformën e njohur Youtube publikohet videoja e parë e titulluar “Unë në kopshtin zoologjik” nga përdoruesi me emrin  ”Yaëed”.

Tags: 23 prillçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Kërcënohet SHBA-ja, aleatët dhe Rusia: Do shijoni ferrin e tiranisë tuaj

Kërcënohet SHBA-ja, aleatët dhe Rusia: Do shijoni ferrin e tiranisë tuaj

Video/Beteja me zjarrin në Tiranë, këta janë heronjtë që sakrifikuan

Video/Beteja me zjarrin në Tiranë, këta janë heronjtë që sakrifikuan

Pasioni për zhytjen i mori jetën, i jepet sot lamtumira e fundit operatorit

Pasioni për zhytjen i mori jetën, i jepet sot lamtumira e fundit operatorit

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com