Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Dhjetor?

22 Dhjetor 1989 – Vdes shkrimtari nobelist i absurdit, Samuel Beckett

Irlandezi Samuel Beckett, ishte një novelist dhe dramaturg i avantgardës. Lindi në Dublin në vitin 1906, ndërsa jetoi pjesën më të madhe të jetës në Paris. Vepra e tij, ofron një pikëpamje të zymtë, tragjikomike të ekzistencës njerëzore, të shoqeruar shpesh me një humor të zi. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët e fundit modernist, dhe një nga figurat kryesore në atë që Martin Esslin e quajti “Teatri i Absurdit”.

Beckett studioi frëngjisht, italisht dhe anglisht në Trinity College në Dublin gjatë viteve 1923 -1927, ndërsa në vitin 1928 u emërua lektor i gjuhës angleze në Supérieure Ecole Normale në Paris. Këtu njihet me bashkëatdhetarin e tij të mirënjohur James Joyce, takim që pati një ndikim të thellë tek i riu.

Beckett e ndihmoi Joyce në mënyra të ndryshme, njëra prej të cilave ishte kërkimet lingustike për shkrimin e librit “Zgjimi i Fineganëve”. Në vitin 1929, Beckett botoi veprën e tij të parë, një ese kritike me titull “Dante… Bruno, Vico…Joyce”, që mbronte veprën e Joyce-s, kryesisht nga akuzat për imoralitet.

Sidoqoftë, marrëdhëniet e ngushta mes tyre u ftohen, kur Beckett refuzoi dashurinë e vajzës së Joyce, Lucia, për shkak të skizofrenisë së saj të përparuar. Në këtë kohë ndëmer një udhëtim nëpër Evropë. Qëndroi disa kohë në Londër, ku më 1931 botoi “Proust”, studimin e tij kritik mbi shkrimtarin e njohur francez Marcel Proust.

Dy vjet më vonë, pas vdekjes së babait të tij, filloi trajtimin 2-vjeçar me psikologun klinik Tavistock Dr. Wilfred Bion. Përvoja traumatike e humbjes së babait dhe rehabilitimi psikologjik që pasoi, lanë gjurmë të dukshme në veprat e mëvonshme të Beckett, si “Duke pritur Godonë”.

Në janarin e vitit 1938 në Paris, Beckett u godit me thikë në gjoks dhe gati vdiq, kur ai refuzoi t’i jepte para një endacaku pijanec. Pas pushtimit nazist të Gjermanisë në Francë në vitin 1940, ai i bashkohet Rezistencës Franceze, në të cilën punonte si një ndërlidhës. Në të paktën 2 raste rrezikoi të arrrestohet nga Gestapo.

Vepra e tij më e famshme mbetet sigurisht drama ”Duke pritur Godonë”, e cila fillimisht u vu

në skenë në vitin 1948 në Paris, dhe më pas në Londër dhe Nju Jork. Kritikja Vivian Mercier shkruante se Beckett “kishte arritur një pamundësi teorike – një shfaqje në të cilën nuk ndodh asgjë, e që megjithatë e mban spektatorin të gozhduar deri në fund”. Drama të tjera të kësaj rryme janë “Fundloja” (1957) dhe “Ah, ato ditë të lumtura” (1961). Beckett u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1969.

22 Dhjetor 1989 – Protestat popullore rrëzojnë qeverinë komuniste në Rumani

Ushtria rumune dezerton, duke refuzuar të vazhdojë të shtypë më forcë protestat anti-komuniste në vend, dhe qeveria e Nicolae Çausheskut rrëzohet. Fundi i 42 viteve të sundimit komunist, erdhi 3 ditë ditë pasi forcat e sigurisë e Ceausescu, hapën zjarr mbi demonstruesit në Timishoara, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Pas dezertimit të ushtrisë, Ceausescu dhe gruaja e tij arratisen nga Bukureshti nëpërmjet një helikopteri, por u kapën dhe u dënuan me vdekje në një gjyq të nxituar ushtarak. Më 25 dhjetor, ata u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi. Ceausescu, sundimtari i Rumanisë që nga viti 1965, i pati rezistuar valës së liberalizimit që ndodhi në BRSS dhe vende të tjera të bllokut sovjetik në fund të viteve 1980. Deri në kohën e rrëzimit të qeverisë së tij në vitin 1989, Rumania ishte ndër vendet më represive, dhe ekonomikisht më të prapambetura në Evropë.

22 Dhjetor 1849 – Dostojevskit i falet jeta në momentin e fundit

Shkrimtari i njohur rus Fjodor Dostojevski kishte dalë para një skuadre pushkatimi, dhe ishte i përgatitur të vdiste. Ai qe dënuar me vdekje më 16 nëntor, me akuzën e pjesëmarrjes në një komplot kundër qeverisë. Por në momentin e fundit falet, dhe dënimi kapital i ndryshua në internim. Kjo përvojë, do të ndikonte shumë në disa nga veprat që do të shkruante më vonë.

22 Dhjetor 1894 – Në Francë shpërthen skandali Dreyfus

Oficeri francez, Alfred Dreyfus, shpallet fajtor për tradhëti nga një gjykatë ushtarake, dhe dënohet me burgim të përjetshëm, për krimin e pretenduar të dhënies së sekreteve ushtarake gjermanëve. Dreyfus me origjinë hebreje, që u dënua për prova të dyshimta, në një proces gjyqëror me shumë shkelje, nisi të kryente dënimin e tij në burgun famëkeq të Djallit në Guajanën Franceze.

Rasti Dreyfus, ishte një simbol i antisemitizmit që karakterizonte ushtrinë franceze. Vetëm dy vjet më vonë u zbuluan prova, që bënin fajtor për akuzën e shitjes së sekreteve ushtarake majorin francez Ferdinand Esterhazy. Ushtria u përpoq ta fshihte këtë informacion, por kudo pati protesta, ndaj dhe u detyrua të nxirrte Esterhazy në gjyq.

Një gjyq ushtarak u mbajt në janarin e vitit 1898, por Esterhazy u lirua brenda një ore. Në kundërpërgjigje, romancieri francez Emile Zola botoi një letër të hapur me titull “J’Açuse” (Unë akuzoj!), në faqen e parë të së përditshmes “Aurore”, ku akuzonte gjyqtarët se ishin

nën thundrën e ushtrisë. Deri në mbrëmje, u shitën mbi 200 mijë kopje.

Një muaj më vonë, Zola u dënua me burg për shpifje, por arriti të arratiset në Angli. Ndërkohë, skandali shkaktoi një ndarje të rrezikshme kombëtare, në të cilën nacionalistët dhe anëtarët e Kishës Katolike mbështetën ushtrinë, ndërsa republikanët, socialistët dhe avokatët e lirisë fetare u rreshtuan në krah të Dreyfus.

Në vitin 1898, Major Hubert Henry, zbuluesi i letrës origjinale që i atribuohet Dreyfus, pranoi se kishte falsifikuar shumicën e provave kundër Dreyfusit, dhe më pas kreu vetëvrasje. Ushtria u detyrua të urdhëronte një gjykim të ri ushtarak për Dreyfus. Por në vitin 1899, u gjet shpall sërish fajtor në një tjetër gjyq farsë, dhe u dënua me 10 vjet burg.

Ndërkohë një administratë e re franceze e fali atë, dhe në vitin 1906 Gjykata e Lartë e liroi nga të gjitha akuzat. Debatet mbi çështjen Dreyfus, sollën një liberalizim më të madh në Francë, një reduktim të pushtetit të ushtrisë, dhe një ndarje zyrtare të kishës nga shteti.

22 Dhjetor 1968 – Gazetat në Kinë publikojnë direktivat e Mao Ce Dunit në kuadër të Revoluconit Kulturor, ku ndër të tjera thuhet:”Të rinjtë intelektualë duhet të shkojnë në fshat, ku duhet të edukohen të jetojnë në varfëri”.

22 Dhjetor 1974 – Shtëpia e ish-kryeministrit britanik, Eduard Heath, sulmohet nga anëtarët e IRA-s.

22 Dhjetor 1989 – Porta e Brandenburgut në Berlin hapet pas gati 30 vjetësh, duke i dhënë fund ndarjes së Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore.

Tags: 22 Dhjetorçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 22 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 22 dhjetor 2017

Parashikimi i motit për datën 6 dhjetor 2017

Parashikimi i motit 22 Dhjetor

Rama e nis ditën me një lajm të mirë për Shqipërinë, ja çfarë shkruan

Rama e nis ditën me një lajm të mirë për Shqipërinë, ja çfarë shkruan







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com