Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Mars?

21 Mars 1804- Në Francë miratohet Kodi Civil i hartuar nga Napoleon Bonaparti 

Pas shumë debatesh, perandori francez miraton një kuadër të ri ligjor për Francën, i quajtur “Kodi Napoleonik”.  Kodi civil i dha Francës post-revolucionare grupimin e parë koherent të ligjeve mbi pronën, çështjet koloniale, familjen, dhe të drejtat individuale.

Në 1800, gjenerali Napoleon Bonapart, si sundimtar i Francës, nisi detyrën e vështirë të rishikimit të sistemit ligjor të vjetëruar dhe të ngatërruar të Francës. Ai krijoi një komision të posaçëm, të drejtuar nga J.J. Cambaceres, që u takua më shumë se 80 herë për të diskutuar rishikimet ligjore revolucionare, ndërsa vetë Napoleoni drejtoi pothuajse gjysmën e këtyre seancave.

Ai kodifikoi disa degë të ligjeve, duke përfshirë edhe ato tregtare dhe penale, dhe ndau të drejtat civile në kategoritë e pronës dhe familjes. Kodi i Napoleonit, forcoi autoritetin e burrave mbi familjet e tyre, i privoi gratë nga të drejtat individuale, dhe i reduktoi të drejtat e fëmijëve të lindur jashtë mertese. Të gjithë shtetasve meshkuj u jepeshin të drejta të barabarta nën ligjet e vendit,  dhe njihej e drejta e mosbesimit fetar, ndërsa u rifut skllavëria.  

Gjithësesi, historiani Robert Holtman e konsideron atë si një nga dokumentet e pakta që kanë ndikuar në të gjithë botën. Ai ishte kodi i parë ligjor modern, që do të miratohej në një hapësirë panevropiane, që dhe ndikoi fort tek ligjet e shumë prej vendeve të formuara gjatë dhe pas Luftërave Napoleonike .

21 Mars  1697 –Pjetri i Madh i Rusisë fillon turin e tij të vizitave në Europën Perëndimore

Cari i perandorisë ruse, ndërmerr një udhëtim të gjatë 18 mujor nëpër Europën Perëndimore. Disa historianë, pretendojnë se qëllimi kryesor ishte lidhja e një aleance kundër Perandorisë Osmane. Nga betejat e ndryshme mes dy perandorive, Pjetri e dinte se Rusia nuk mund të përballej e vetme me osmanët.

Ai e fshehu identitetin e tij, dhe u përfshi në një delegacionin rus për të kërkuar ndihmën e monarkëve të Europës. Cari mbeti i zhgënjyer, kur e kuptoi se Franca ishte aleate tradicionale e sulltanit osman, ndërsa edhe Austria ishte e interesuar për të ruajtur paqen me osmanët, teksa kryente luftëra në Perëndim.

Ndërkohë sipas disa historianëve të tjerë, qëllimi kryesor i Pjetrit në atë udhëtim ishte njohja e jetës dhe zhvillimeve sociale, shkencore dhe teknike në Perëndim. Gjatë një viti e gjysmë ai mori siguroi njohuritë të shumta mbi mënyrën e ndërtimit të anijeve, sistemin shkollor, dhe organizimin shoqëror perëndimor.

Me t’u kthyer në Rusi, ai nisi menjëherë ndërmarrjen e një sërë reformave, që në pak dekada do ta shndërronin tërësisht Rusinë nga një vend rural i  prapambetur, në një perandori të fuqishme që nisi të zgjerojë ndjeshëm kufijtë dhe ndikimin e vet, falë kryesisht një flote moderne. Pikërisht për shkak të vizionit dhe arritjeve konkrete, ai u quajtur Pjetri i Madh.

21 Mars  630 – Perandori bizantin Herakli kthen në Jeruzalem kryqin ku u kryqëzua Jezu Krishti

Në shekullin e VII të erës tonë, njerëzit ishin të hipnotizuar nga druri i kryqit, ku mendophej se ishte kryqëzuar Jezu Krishti. Dëshira për ta prekur atë, madje edhe për ta puthur, ishte e jashtëzakoshme, ndonëse bëhej fjalë për një trup druri tejet të konsumuar. Ishte periudha kur Krishtërimi ishte bërë një fe zyrtare në të dyja perandoritë romake, të lindjes dhe perëndimit, dhe fushatat për përhapjen e tij nëpër rajonet të ndryshme të botës kryeheshin hapur.

Sipas dëshmive të kohës, në atë periudhë një mbretëreshë e krishterë, Helena, e ëma e Kostandinit të Madh, që mori vendimin historik të njohjes së Krishtërimit, rrëmoi thellë nën tokë në kodrën e madhe mbi qytetin e Jeruzalemit, duke gjetur atë që dëshironin aq shumë njerëzit; Kryqin ku ishte gozhduar Jezusi. Në vitin 634, Jeruzalemi u pushtua nga kalifi mysliman Umer. Një vit më vonë, Kryqi u tërhoq nga Jeruzalemi për t’u ruajtur në Konstandinopojë; dhe prej asaj kohe fati i tij nuk i dihet.

21 Mars 1871 – Otto von Bismarku emërohet kancelari i parë i Perandorisë Gjermane.

21 Mars 1913 – Mbi 360 njerëz gjejnë vdekjen dhe mbi 20.000 shtëpi shkatërrohen në Përmbytjen e Madhe të Dejtonit në SHBA.

21 Mars 1919 – Krijohet Republika Hungareze e  Sovjetëve, e para qeveri komuniste që u formua në Europë pas Revolucionit të Tetorit në Rusi.

21 Mars 1921 – Politika e Re Ekonomike, nis të zbatohet nga partia bolshevike  ruse, në përgjigje të dështimit ekonomik si rezultat i komunizmit të luftës.

21 Mars 1923 – Sekretari amerikan i Shtetit, Charles Hughes, refuzon njohjen e Bashkimit Sovjetik.

21 Mars 1935 – Persia ndryshon zyrtarisht emrin, duke u quajtur Iran.

21 Mars 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Gjatë Operacionit Kartagjena, avionët luftarakë britanikë bombardojnë selinë e Gestapo në Kopenhagë të Danimarkës. Ata godasin gjithashtu aksidentalisht një shkollë, duke vrarë 125 civilë.

21 Mars 1947 – Presidenti amerikan Harry Truman nënshkruan Urdhrin Ekzekutiv Nr. 9835, që u kërkon të gjithë punonjësve federale të zotohen për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara.

21 Mars 1960 – Aparteidi: Në Sharpeville të Afrikës së Jugut, policia hap zjarr ndaj një grupi demonstruesish zezakë të paarmatosur, duke vrarë 69 persona dhe plagosur 180 të tjerë.

21 Mars 1982 – Kremtohet për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Paqes, që thekson në veçanti ndaljen e luftës dhe dhunës në konfliktet në vazhdim.

21 Mars 1999 – UNESCO shpall ditën botërore të poezisë. “për të nxitur leximin, shkrimin, botimin dhe mësimin e poezisë në të gjithë botën”.

21 Mars 2000 – Papa Gjon Pali II, zhvillon vizitën e tij të parë ndonjëherë papnore në Izrael.

Tags: 21 Marsçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Video/Rama uron ndjekësit, ja lajmi që jep këtë mëngjes

Video/Rama uron ndjekësit, ja lajmi që jep këtë mëngjes

Sherr në emision/Dako: S’ke bosht morali! Duka: Të thërrasin Vangjush betoni

Sherr në emision/Dako: S’ke bosht morali! Duka: Të thërrasin Vangjush betoni

Lezhë/ Tentoi të vriste në Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Lezhë/ Tentoi të vriste në Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

by mirseda
20:36 | 19/11/2025
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në një darkë bashkë...

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

19:59 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Ukraina pritet të heqë dorë nga toka dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së

Ukraina pritet të heqë dorë nga toka dhe disa armë sipas planit të paqes të SHBA-së

19:08 | 19/11/2025
Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

18:17 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com