Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 20 Maj?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 20 Maj?

20 Maj 1799 – Lind shkrimtari i famshëm francez Honoré de Balzac

Honoré de Balzac lindi në qytetin francez Tours. Kur ishte vetëm 8 vjeç, e ëma e dërgoi të studionte në kolegjin Vendom, ku  në 6 vitet që qëndroi aty ra në sy talenti i tij në letërsi. Më pas studioi në kolegjin Tours dhe më vonë në Paris, ku u transferua së bashku me familjen.

U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte më kohë të pjesshme në një zyre noterie.

Në moshën 20 vjeçare, në një dhomë të vogël në lagjën Bastija, i vetëm apo në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, Balzac shkroi gjatë viteve 1821-1829 vepra popullore ku veçohen “Trashëgimtari i Birag” (1821), “Famullitari i Ardenë” (1821), dhe “Pirati Argou” (1824).

Më 1822 Balzac u njoh me L’or de Bernit, një grua më e madhe në moshë, e cila i qëndroi gjithnjë pranë deri në ditën e vdekjes së saj më 1836. Kësaj gruaje, ai i kushtoi librin “Zambaku në luginë” (1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf.  Bleu edhe një shtypshkronjë, por përpjekjet e tij për të bërë tregti dështuan, dhe e zhytën në borxhe.

Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë të Italisë, ku u përpoq të rivinte në punë minierat e vjetra të argjendit, dhe përveç kësaj tentoi të importonte lëndë drusore nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke e mobiluar shtëpinë e vet me mobilie antike.

Jeta e shkrimtarit karakterizohej nga përpjekjet e kota për t’u pasuruar, dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.

Për 20 vjet ai arriti të shkruante mbi 90 vepra, midis të cilave romane dhe tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “Komedia njerëzore”, dhe të ndara në Skena të jetës private, Skena të jetës në provincë dhe Skena të jetës parisiene.

Ndër romanet më të njohura mund të përmenden ”Lëkura e shegrenit”  (1831), “Evgjeni Grande”  (1833),  “Mjeku i fshatit” (1833); “Iluzionet e humbura”  (1837-43), “Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” (1839-1847), “Xha Gorioi” (1834-1835) etj. Balzac ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane, ashtu si edhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobizmit të tij.

Megjithëse përndiqej vazhdimisht nga njerëz, të cilëve u kishte marrë borxh para, Balzac ia doli për një farë kohe të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur. Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste.

Ky do të jetë fillimi i një historie romantike që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi, dhe shpenzonte pa kursim paradhëniet e marra nga botuesit për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpresonte t’i përfundonte brenda afatit.

Ai rendte pas iluzioneve të botës. Punonte 8-10 orë në ditë, duke pirë dhjetëra filxhanë kafe, dhe gati u çmend në qershorin e vitit 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi e gjendjes që kaloi në atë periudhë. Personazhi kryesor është një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.

20 Maj 1506 – Vdes eksploruesi i famshëm Christopher Columbus

Eksploruesi i madh italian vdes në Valadolid të Spanjës. Columbus ishte i pari evropian që eksploruar Amerikën që kur Vikingët ngritën koloni në Grenlandë dhe Njufuondlend në shekullin X-të. Ai hulumtoi Inditë Perëndimore, Amerikën e Jugut dhe Amerikën Qendrore, por vdiq si një njeri të zhgënjyer, duke menduar se ai ishte keqtrajtuar nga mbrojtësi i tij, Mbreti Ferdinand i Spanjës.

Që kur ishte i ri dhe punonte si detar, ai u fiksua me mundësinë e zbulimit të një rruge të re detare perëndimore për në Katai (Kinë), Indi, dhe ishujt e artë dhe aromatikë të Azisë. Asokohe evropianët  nuk njihnin rrugë të drejtpërdrejta detare në Azinë jugore, dhe rruga përmes Egjiptit dhe Detit të Kuq u mbyll për europianët nga Perandoria Osmane, ashtu sikurse edhe shumë rrugë tokësore.

Në kundërshtim me legjendën popullore, europianët e arsimuar të kohës së Columbus besonin se bota ishte e rrumbullakët, siç argumentohet nga Shën Isidori që në shekullin VII. Megjithatë, Columbus dhe shumica e të tjerëve, e nënvlerësonin madhësinë e botës, duke llogaritur se

Azia Lindore duhet të ndodhej përafërsisht aty ishte edhe Amerika Veriore (ata nuk e dinin ende se ekzistonte Oqeani Paqësor).

 

20 Maj 1498 – Eksploruesi portugez Vasco da Gama, zbulon rrugën detare për në Indi, kur arrin në Kozhikode (i njohur më parë si Kalikut), Indi.

 

20 Maj 1521 – Themeluesi i Urdhrit të Jezuitëve, Ignatio Loyola, plagoset rëndë në Betejën e Pampelunas.

 

20 Maj 1631 – Qyteti i Magdeburgut në Gjermani, pushtohet nga forcat e Perandorisë së Shenjtë Romake, dhe shumica e banorëve të tij vriten, në një nga incidentet më të përgjakshme të Luftës Tridhjetëvjeçare.

 

20 Maj 1645 – Masakra e Yangzhou:Në 10 ditë vriten 800 mijë banorët e qytetit Yangzhou, si pjesë e kalimit të pushtetit nga dinastia Ming në atë Qing.

 

20 Maj 1802 – Napoleon Bonaparti miraton një ligj, që rivendos skllavërinë në kolonitë franceze, duke revokuar heqjen e saj në kohën e Revolucionit Francez .

 

20 Maj 1891 – Historia e kinemasë:Jepet shfaqja e parë publike e kinetoskopit, të krijuar nga shpikësi i njohur amerikan Thomas Edison.

 

20 Maj 1927 – Traktati i Xhedas:Mbretëria e Bashkuar njeh sovranitetin e mbretit Ibn Saud në Mbretëritë e Hejazit dhe Nejd , të cilat më vonë bashkohen për t’u bërë Mbretëria e Arabisë Saudite.

 

20 Maj 1932 – Amelia Earhart nis fluturimin e parë nga SHBA pa ndalesa mbi Oqeanin Atlantik nga një pilote femër, duke u ulur në Irlandë të nesërmen.

 

20 Maj 1940 – Holokausti:Të burgosurit e parë mbërrijnë në kampin e përqendrimit në Aushvic.

 

20 Maj 1980 – Gjatë një referendum në Quebec, popullsia hedh poshtë me 60% të votave, propozimin e qeverisë lokale për t’u shkëputur nga Kanadaja.

 

20 Maj 1989 – Autoritetet kineze, shpallin ligjin ushtarak përballë demonstratave pro- demokratike, duke përgatitur terrenin për masakrën e sheshit Tiananmen.

 

20 Maj 2012 – Të paktën 27 persona gjejnë vdekjen dhe 50 të tjerë plagosen, kur një tërmet me magnitudë 6.0 ballë godet Italinë veriore.

 

Tags: 20 Majçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Djali takon për herë të parë nënën e tij biologjike, pas 33 vitesh

Djali takon për herë të parë nënën e tij biologjike, pas 33 vitesh

Foto/Vlora shkundet nga një tërmet i fuqishëm, ja pasojat

Foto/Vlora shkundet nga një tërmet i fuqishëm, ja pasojat

VIDEO/ “Do të konsumosh alkool, destinacioni është tek ne”, policia mesazh…

VIDEO/ “Do të konsumosh alkool, destinacioni është tek ne”, policia mesazh...







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori
Sport

Ëndërr amerikane, Shqipëria “thyen” Andorrën, sheh nga Botërori

by mirseda
08:17 | 14/11/2025
0

Për herë të parë në histori, Shqipëria siguron një biletë për në fazën “play-off” të një Botërori....

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

Sulmet ruse godasin Kievin përgjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

07:33 | 14/11/2025
Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com