Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Mars?

19 Mars 2003 – SHBA dhe aleatët nisin luftën kundër Irakut

Shtetet e Bashkuara, së bashku me forcat e koalicionit të përbëra kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, nisin luftën ndaj Irakut. Pak minuta pasi nisën bombardimet ajrore mbi Bagdad, kryeqyteti i Irakut, presidenti Xhorxh Bush deklaroi në një fjalim televiziv:Në këtë moment, forcat amerikane dhe koalicioni, janë në fazat e hershme të operacioneve ushtarake për të çarmatosur Irakun, për të çliruar popullin e tij, dhe mbrojtur botën nga një rrezik i madh.

Presidenti Bush dhe këshilltarët e tij e ndërtuan pjesën më të madhe të kauzës të tyre për luftën, mbi idenë se Iraku, nën diktatorin Sadam Husein, zotëronte ose ishte në proçesin e ndërtimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Operacionet nisën rreth 90 minuta pasi skadoi afati i vendosur nga SHBA ndaj Sadam Huseinit, për t’u larguar nga Iraku ose përballur me luftën.  Objektivat e para, për të cilat Bush tha se ishin të një “rëndësie ushtarake”, u goditën me raketa Tomahawk nga bombarduesit amerikanë, dhe anijet luftarake të vendosura në Gjirin Persik.

Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve, radioja e Bagdadit njoftoi se “të ligjtë, armiqtë e Zotit, atdheut dhe njerëzimit, kanë ndërmarrë marrëzinë e agresionit kundër atdheut dhe popullit tonë”. Megjithëse Sadam Husseini kishte deklaruar në fillim të marsit 2003, se “s’ka dyshim që besimtarët do të fitojnë kundër agresionit”, ai u fsheh menjëherë pas pushtimit amerikan, duke folur me popullin e tij vetëm nëpërmjet ndonjë videokasete të rastit.

Forcat e koalicionit ishin në gjendje të rrëzonin regjimin e tij, dhe të pushtonin qytetet e mëdha irakiane në vetëm 3 javë, duke pësuar vetëm disa viktima. Presidenti Bush, shpalli fundin e operacioneve kryesore luftarake më 1 maj 2003. Pavarësisht nga mposhtja e forcave ushtarake konvencionale në Irak, pasoi një kryengritje guerile, e cila shkaktoi mijëra viktima në rradhët e trupave të koalicionit, atyre kryengritëse, si dhe civilëve.

Pas një përpjekjeje intensive, ushtarët amerikanë e gjetën Sadam Huseinin të fshehur në një vrimë të thellë nën tokë, 13 km larg vendlindjes së tij, Tikrit. Ai nuk bëri asgjë rezistencë. Një ushtar në vendngjarje e përshkroi atë si “një njeri që iu dorëzua fatit të vet”. Husein u arrestua, dhe ndaj tij filloi në tetorin e vitit 2005 një gjyq për krime kundër popullit të tij, përfshirë vrasjet masive.

Në qershorin e vitit 2004, qeveria e përkohshme që u ngrit pas rrëzimit të Sadamit, ia transferoi pushtetin qeverisë së ndërmjetme të Irakut. Në janarin e vitit 2005, populli irakian zgjodhi një Asamble Kombëtare prej 275 anëtarësh. Një kushtetutë e re për vendin, u ratifikua tetorin e atij viti.

Më 6 nëntor 2006, Sadam Husein u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me vdekje me varje në litar. Pas një rekursi të pasuksesshëm, ai u ekzekutua më 30 dhjetor 2006. Ndërkohë ekspertët e OKB-së, nuk gjetën asnjë armë të shkatërrimit në masë në Irak.

19 Mars 1945 – Pak javë para kapitullimit gjerman, Hitleri urdhëron shkatërrimin e industrisë gjermane

Me humbjen e pritshme dhe ushtritë aleate që po i afroheshin Berlinit, udhëheqësi nazist Adolf Hitler, urdhëron shkatërrimin e industrisë se mbetur gjermane. Në fundin e vitit 1944, Ushtria e Kuqe i kishte detyruar gjermanët të tërhiqeshin në Evropën Qendrore, ndërsa aleatët Perëndimorë po përparonin drejt Gjermanisë.

Hitleri kuptoi se Gjermania e kishte humbur luftën, por nuk lejoi asnjë tërheqje. Ai shpresonte

të negocionte një paqe të veçantë me SHBA-në dhe Britaninë, një shpresë e nxitur nga vdekja e Frenklin D.Ruzvelt më 12 prill 1945. Kryeneçësia e Hitlerit, dhe kundërshtimi i realitetit në fushën e betejës, lejuan edhe vazhdimin e Holokaustit.

Ai urdhëroi shkatërrimin e plotë të të gjithë infrastrukturës industriale gjermane, para se ajo të binte në duart e aleatëve, duke thënë se dështimi i Gjermanisë për të fituar luftën, i kishte hequr të drejtën për të mbijetuar. Hitleri vendosi që i gjithë kombi të merrte fund bashkë me të. Ekzekutimi i këtij plani të tokës së djegur, iu besua ministrit të Armëve Albert Speer, i cili nuk iu bind urdhrit.

19 Mars  1628 – Anglezët themelojnë në Amerikanë koloninë e Masaçusetsit.

19 Mars  1644 – 200 anëtarë të familjes perandorake në Pekin, kryejnë vetëvrasje si shprehje të

besnikërisë ndaj perandorit.

19 Mars  1895 – Auguste dhe Louis Lumière, regjistrojnë pamjet e para nëpërmjet kinematografit të tyre të sapo- shpikur.

19 Mars 1920 – Senati i Shteteve të Bashkuara, kundërshton për herë të dytë ratifikimin e  Traktatit të Versajës, që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

19 Mars 1943 – Frenk Niti, bosi mafioz i Çikagos pas Al Kapones, kryen vetëvrasje në stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

19 Mars 1962 – Përfundon lufta për pavarësinë e Algjerisë.

19 Mars 1965 – Portreti “Titus” i piktorit të famshëm holandez Rembrand, shitet 4 milionë 500 mijë dollarë, një shumë rekord për kohën. Titus ishte djali i vetëm i piktorit, mes 4 fëmijëve, i mbijetuar deri në moshë të rritur. Rembrandi e realizoi portretin në vitin 1660, kur Titus ishte 19 vjeç, dhe ai paraqitet i veshur si murg.

19 Mars 1982 – Lufta e Falklands:Forcat argjentinase vendosen në Ishullin e Xhorxhias Jugore , duke shkaktuar nisjen e luftës me Mbretërinë e Bashkuar.

19 Mars 2004 – Presidenti i Taivanit Chen Shui-bian qëllohet në një atentat një ditë para zgjedhjeve presidenciale.

19 Mars 2011 – Lufta Civile Libiane:Pas dështimit të forcave të Muamar Gadafit për të marrë Bengazin, Forcat Ajrore Franceze nisin Operacionin Harmatan , duke filluar ndërhyrjen ushtarake të huaj në Libi .

19 Mars 2016 – Një shpërthim i fuqishëm ndodh në Sheshin Taksim në Stamboll  të Turqisë, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë.

Tags: 19 Marsçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
A do anulohet samiti i Sofjes? Kryeministri spanjoll: Kosova është Serbi, Thaçi kriminel!

A do anulohet samiti i Sofjes? Kryeministri spanjoll: Kosova është Serbi, Thaçi kriminel!

Panuçi “përzë” Agollin nga Kombëtarja: Kapiten i ri do jetë…

Panuçi “përzë” Agollin nga Kombëtarja: Kapiten i ri do jetë…

Komisioni hetimor për “Tahirin”/ Sekretare zgjidhet deputetja e PS-së, debate për…

Komisioni hetimor për “Tahirin”/ Sekretare zgjidhet deputetja e PS-së, debate për...







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com