Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Mars?

18 Mars 1871 –Kryhet eksperimenti i parë i një qeverisjeje komuniste:Komuna e Parisit

Komuna e Parisit, është qeveria popullore socialiste revolucionare e punëtorëve, e themeluar nga qytetarët e Parisit në kryeqytetin francez. Revolucioni shpërtheu më 18 mars 1871, pas disfatës së ushtrisë franceze kundër asaj prusiane në Sedan, pas një rrethimi disa-mujor.

Izolimi shkaktoi uri dhe vuajtje mes banorëve. Nga pakënaqësia, u formuan grupe, shoqata dhe gazeta politike radikale kryesisht të majta. Kur Parisi u pushtua nga gjermanët, grupet socialiste u përpoqën dy herë të përmbysim qeverinë e përkohshme. Gjatë luftës, kryeqyteti u zhvendos nga Parisi në Bordo.

Por kur lufta përfundoi me disfatë, qeveria nuk pranoi të rikthehej në Paris, dhe u zhvendos në Versajë. Mëngjesin e 18 marsit, qeveria e stacionuar në Versajë dërgoi forca ushtarake në Paris për të mbledhur topat dhe armatimet rezervë. Detashmenti ishte ende duke mbledhur municionet kur parisienët dolën nëpër rrugë, dhe shumë shpejt ushtarët e panë veten të rrethuar.

Në kaosin që pasoi, ushtarët kaluan në anën e kryengritësve, që tani kontrollonin qytetin, dhe shpallën një qeveri e re të quajtur Komuna e Parisit, e cila zgjati nga 18 marsi deri më 28 maj 1871. Shtatëdhjetë anëtarët e Komunës, i përkisnin rrymave të ndryshme politike. Shumica përbëhej nga jakobinët. Të tjerë ishin pasues të revolucionarit Louis-Auguste Blanqui, apo revolucionarë të pavarur dhe radikalë.

Pakica përbëhej nga ndjekës të Pierre-Joseph Proudhon, dhe anëtarë të degës franceze të Sindikatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Komuna nuk mundi ta zbatonte dot programin e saj socialist, dhe në fund eksperimenti komunist u shtyp me gjak. Mijëra njerëz u larguan jashtë vendit, rreth 20.000 Komunarë u ekzekutuan, dhe 7.500 u burgosën ose u internuan.

Kjo situatë zgjati deri në një amnisti të përgjithshme në vitet 1880, e cila i hapi rrugë lëvizjes proto–komuniste në Republikën e Tretë Franceze (1871-1940). Në pak javë të ekzistencës

së saj, Komuna propozoi masa në dobi të punëtorëve, dhe votoi për masa të tilla si ndarja e Kishës nga shteti, dhe shtetëzimi i fabrikave të braktisura nga sipërmarrësit.

Sidoqoftë, këto masa nuk hynë kurrë në fuqi, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën shumë shpejt në mesin e rrymave të ndryshme të Komunës, por mbi të gjitha për ndërhyrjen e ushtrisë së rregullt të urdhëruar nga Asambleja Kombëtare.

18 Mars 1314 – Mbreti francez ekzekuton udhëheqësin e Kalorësve Templarë

Zhak dë Molej, Mjeshtër i Madh i Kalorësve Templarë, digjet në turrën e druve me urdhër të vetë mbretit Filip IV i Francës. Fundi i papritur i Urdhrit të Templarëve, dhe ekzekutimi dramatik i udhëheqësit të tij, e shndërruan De Molejin në një figurë legjendare. Urdhri i Templarëve shquhej veç të tjerash, edhe për pasurinë e tij.

Ajo pasuri mbahej e fshehur, nëpër shpella a tunele të fshehta, kjo nuk dihet. Fakt është se kërkimet për gjetjen e pasurisë së kalorësve templarëve, vazhdojnë ende sot nga gjuetarët e thesareve. Urdhri Templar, ishte gjithashtu mjaft i fuqishëm e popullor.

Për të mënjanuar një rivalitet të mundshëm, Filipi IV i Francës, i cili kishte marrë shuma të mëdha parash në formë huaje nga Urdhri i Templarëve, u detyrua ta shpërndante atë dhe të vriste de Molejin, duke shmangur kësisoj edhe kthimin e borxhit.

18 Mars 1903 – Lindi Galeaco Çiano, dhëndri i Benito Musolinit

Çiano kishte shërbyer në disa poste diplomatike në Brazil, Argjentinë dhe Kinë para se të martohej në vitin 1930 me Eda Musolinin, vajzën e diktatorit fashist Benito Musolini. Pas dasmës, Konti Çiano u bë Ministër i Propagandës fashiste, ndërsa më 1936-ën, Ministër i Jashtëm i Italisë.

Ai ishte mbështetës i aleancës me Gjermaninë, por kundërshtoi mënyrën se si Adolf Hitleri kreu pushtimin e Polonisë pa u konsultuar me Italinë, sikurse e përcaktonin kushtet e traktatit të nënshkruar midis dy vendeve. Në vitin 1942, Çiano nisi të kishte gjithnjë e më shumë rezerva edhe ndaj vjehrrit të tij, dhe pas një sërë grindjesh me Musolinin në shkurtin e vitit 1943, dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm.

Ai mbeti anëtar i Këshillit të Lartë Fashist, ndërsa deklaroi se Italia duhet të nënshkruante një marrëveshje të veçantë paqeje me aleatët. Ai ra dakord që Musolini të zëvendësohej nga gjenerali Pietro Badoljo. Po atë vit, Çiano largohet nga Roma, por u kap në veri nga ushtria gjermane. Me urdhër të Musolinit, Çiano u gjykua me shpejtësi, u dënua për tradhti dhe u pushkatua më 11 janar 1944.

18 Mars 1532 – Parlamenti anglez, ndalon pagesat e bëra nga Kisha Anglikane për Kishën Katolike në Romë

1848 – Revolucioni i Marsit:Në Berlin zhvillohet një përleshje e shkurtër me armë midis qytetarëve dhe ushtrisë, që shkakton vdekjen e rreth 300 njerëzve.

18 Mars 1913 – Mbreti Jorgo I i Greqisë, vritet në një atentat në qytetin e porsa çliruar të Selanikut.

18 Mars 1922 – Magjistratët britanikë në Indi, dënojnë Mahatma Gandin me 6 vjet burg për mosbindje.

18 Mars 1938 – Meksika merr kontrollin e puseve të naftës të zotëruar nga të huajt në vend, duke krijuar kompaninë shtetërore të naftës, PEMEX.

18 Mars 1948 – Këshilltarët sovjetikë largohen nga Jugosllavia, shenja e parë e ndarjes Tito – Stalin.

18 Mars 1965 – Kozmonauti rus Aleksei Leonov, del nga anija e tij “Voskhod 2” për 12 minuta, duke u bërë personi i parë që ecën në hapësirë.

18 Mars 1989 – Në Egjipt, zbulohet një mumje 4.400 vjeçare në Piramidën e Keopsit.

18 Mars 1990 – Në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston, ndodh vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori:12 piktura me një vlerë prej mbi 300 milionë dollarë.

18 Mars 1994 – Boshnjakët dhe kroatët nënshkruajnë Marrëveshjen e Uashingtonit, duke i dhënë fund luftës midis Republikës Kroate asaj të Bosnje Hercegovinës.

Tags: 18 Marsçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Rikthehen reshjet e shiut, ja ç’parashikohet për motin sot

Parashikimi i motit, 18 mars 2018

Video/Me “BMW” luksoze u “errësoi” sytë policisë, ja ç’ndodhi mbrëmë gjatë natës

Video/Me “BMW” luksoze u “errësoi” sytë policisë, ja ç’ndodhi mbrëmë gjatë natës

Kishat e Voskopojës, në listën botërore të objekteve që mund të zhduken

Kishat e Voskopojës, në listën botërore të objekteve që mund të zhduken







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

by mirseda
09:48 | 06/03/2026
0

Komuniteti i Akrotirit, në Limassol të Qipros, është shndërruar pothuajse në një “qytet fantazmë”, ndërsa tensionet në...

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

09:14 | 06/03/2026
SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

09:12 | 06/03/2026
Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

09:11 | 06/03/2026
Nuk i pëlqeu shërbimi, arrestohet 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave

Nuk i pëlqeu shërbimi, arrestohet 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave

08:43 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com