Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Maj?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Maj?

Sandro Botticelli http://www.tuttartpitturasculturapoesiamusica.com

17 Maj 1510 – Vdes piktori i famshëm i Rilindjes Italiane, Sandro Botticelli

I lindur në Firence, Sandro Botticelli, ishte një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes Italiane. Babai i Botticellit ishte një regjës lëkurësh, që e dërgoi Sandron tek një argjendar pas mbarimit të arsimi fillor, për të marrë zanatin. Por, kur Sandro preferoi pikturën, babai i tij e dërgoi tek Filippo Lippi, i cili ishte një nga mjeshtërit më të admiruar fiorentinë.

Stili i piktorit Lippi, ishte themelor për formimin artistik të Botticellit, dhe ndikimi i tij është i dukshëm edhe në veprat e nxënësit. Lippi i mësoi Botticellit teknikat e pikturës së panelit dhe afreskut, dhe i dha atij një zotërim të sigurt të perspektivës lineare.

Pasi Lippi u largua nga Firence, Botticelli punoi për të përmirësuar stilin relativisht të butë dhe të dobët figural që kishte mësuar nga mësuesi i tij. Për këtë qëllim ai studioi stilin skulpturor të Antonio Pollaiuolo dheAndrea del Verrochio, piktorët kryesorë fiorentinë të viteve 1460.

Ai gjithashtu zëvendësoi qasjen delikate të Lippit me një lloj natyralizmi të fuqishëm, në një formë që përfaqësonte gjithmonë konceptet e bukurisë ideale. Duke nisur nga vitit 1470 Botticelli, fitoi në Firence famën e një mjeshtri të. I zhytur në artin e tij, ai nuk u martua asnjëherë dhe jetonte me familjen e tij.

Shumë nga veprat e porositura tek Botticelli nga aristokracia e pasur fiorentinase, ishin të lidhura me zakonet fiorentine me rastin e një martese, e cila ishte ceremonia më e rëndësishme familjare e asaj kohe. Zakonisht në dhomën që përgatitej për çiftin e sapomartuar në pallatin e familjes së dhëndrit, vendoseshin edhe pikturat e realizuara nga piktori.

Ndërkohë tek Botticelli shquhet edhe paraqitja e figurave mitologjike. Ndër shembujt më të njohur janë 4 nga veprat më të famshme të Botticellit:Primavera (rreth viteve 1477-1482), “Palas dhe Centauri” (rreth vitit 1485), “Venusi dhe Marsi” (rreth vitit 1485), dhe Lindja e Venusit (rreth vitit 1485). Primavera, ose alegoria e pranverës që njihet shpesh si kryevepra e tij, dhe Lindja e Venusit, janë pikturuar për shtëpinë e Lorenzo de Medici.

17 Maj 1914 – Shqipëria dhe Greqia, nënshkruajnë Protokollin e Korfuzit

Protokolli i Korfuzit, ishte një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në kohën kur vendi drejtohej nga princi gjerman Vilhem Vid, dhe qeverisë së përkohshme të Vorio Epirit. Marrëveshja i dha rretheve të Korçës dhe Gjirokastrës, që sipas Athinës formojnë Epirin

e Veriut, një autonomi më të madhe fetare, arsimore, kulturore dhe politike, brenda kufijve të shtetit shqiptar.

Megjithatë, kushtet e protokollit nuk u zbatuan për shkak të situatës politike të paqëndrueshme në Shqipëri, pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, dhe përfundimisht u anulua në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve.

17 Maj 1974 – Irlandezo-veriorët pro Londrës, kryejnë një masakër në Irlandë

Ushtria Vullnetare e Ulsterit (UVF), shpërthen 4 bomba në kryeqytetin irlandez Dublin dhe qytetin Monaghan më 17 maj 1974 në orët e mbrëmjes, duke shkaktuar vdekjen e 33 personave, dhe plagosjen e me shumë se 300 të tjerëve. Shpërthimet, ishin sulmi vdekjeprurës i periudhës konfliktit të njohur si “Trazirat”, dhe sulmi më vdekjeprurës në historinë e Republikës.

Shumica e viktimave ishin gra të reja, edhe pse mosha të vdekurve varionte nga një foshnje 5-muajshe deri tek një 80 vjeçar.

Ushtria Vullnetare e Ulsterit, një grup paramilitar nga Irlanda e Veriut, mori përgjegjësinë për sulmet vetëm në vitin 1993. Ajo kishte ndërmarrë një sërë sulmesh në Republikën e Irlandës që nga viti 1969. Autoritetet irlandeze, pretenduan se elementë të caktuar të forcave britanike të sigurisë, ndihmuan UVF të kryejë sulmet e përgjakshme, duke përfshirë anëtarët e bandës Glenanne.

Parlamenti irlandez, i quajti sulmet një akt terrorisr ndërkombëtar, që përfshinte forcat britanike shtetërore. Pak muaj para bombardimeve, qeveria britanike e kishte hequr UVF nga lista e organizatave ilegale. Sulmet me bomba, ndodhën gjatë grevës së Këshillit të Punëtorëve në Ulster.

Ajo ishte një grevë e përgjithshme e organizuar nga besnikët e linjës së ashpër dhe unionistët në Irlandën e Veriut, të cilët kundërshtonin Marrëveshjen Sunningdale. Në mënyrë të veçantë, ata kundërshtonin ndarjen e pushtetit politik me nacionalistët irlandezë, dhe rolin e propozuar të Republikës së Irlandës në qeverisjen e Irlandës së Veriut.

17 Maj 1536 – Në Angli, Kisha anulon martesën midis Henrit VIII dhe Ana Bolenës.

17 Maj 1809 – Perandori Napoleon Bonapart, urdhëron aneksimin e Shtetit Papnor në Perandorinë Franceze.

17 Maj 1902 – Arkeologu grek Valerios Stais, zbulon mekanizmin Antikitera, një kompjuter analog antik mekanik.

17 Maj 1933 – Vidkun Kuisling dhe Johan Bernhard Hjort formojnë Nasjonal Samling – partinë naziste të Norvegjisë.

17 Maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore:Gjermania pushton kryeqytetin belg, Brukselin.

17 Maj 1967 – Lufta Gjashtëditore:Presidenti egjiptian Gamal Abdel Naser, kërkon largimin nga Egjipti të forcës emergjente paqeruajtëse të OKB-së.

17 Maj 1973 – Skandali i Uotergejt:Në Senatin Amerikan nis dëgjimet e dëshmitarëve.

17 Maj 1980 – Gjenerali Chun Doo-hëan në Korenë e Jugut, merr kontrollin e qeverisë dhe shpall ligjin ushtarak, në mënyrë që të shtypë demonstratat e studentëve.

17 Maj 1983 – Libani, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, nënshkruajnë një marrëveshje për tërheqjen izraelite nga Libani.

17 Maj 1992 – Tri ditë protesta popullore kundër qeverisë së Kryeministrit të Tajlandës Suchinda Kraprayoon fillojnë në Bangkok , duke çuar në një goditje ushtarake që rezulton në 52 vdekje të konfirmuara zyrtarisht, qindra lëndime, shumë zhdukje dhe më shumë se 3,500 arrestime.

17 Maj 2000 – Tifozët e Arsenalit dhe Gallatasarajit përleshen gjastë ndeshjes finale të Kupës UEFA që u zhvillua në Kopenhagë.

Tags: çfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Anijet ushtarake ruse zbarkojnë në Mesdhe

Anijet ushtarake ruse zbarkojnë në Mesdhe

Dalin shifrat/ Çdo 5 ditë ndodh një vrasje, ja sa armë kanë regjistruar shqiptarët

Dalin shifrat/ Çdo 5 ditë ndodh një vrasje, ja sa armë kanë regjistruar shqiptarët

Kapriçot e motit, rikthehen shirat

Ikin shirat, ia lënë vendim kthjellimeve dhe vranësirave







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

by mirseda
15:05 | 12/02/2026
0

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie. . Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar...

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com