Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Shkurt?

16 Shkurt 1923 – Arkeologët hapin për herë të parë varrin e Faraonit egjiptian Tutankhamen

Arkeologu anglez, Howard Carter, hyn në dhomën e varrimit të sunduesit të lashtë egjiptian, Mbretit Tutankhamen. Për shkak se egjiptianët e lashtë i shihnin faraonët e tyre si perëndi, ata i ruanin me kujdes trupat e tyre pas vdekjes, duke i varrosur në varre të mëdha të përgatitura enkas, të cilat përmbanin thesare të çmuara, për t’i shoqëruar sundimtarët në jetën e përtejme.

Në shekullin XIX, arkeologë nga e gjithë bota mësynë në Egjipt, ku zbuluan një numër të madh varresh të tilla. Shumë prej tyre, ishin hapur më herët nga hajdutët, që kishin zhvatur pasuritë e tyre.

Kur Carter mbërriti në Egjipt më 1891, ishte i bindur se kishte të paktën një varr të pazbuluar – ai i Tutankhamenit pak të njohur, ose Mbretit Tut, i cili jetoi rreth vitit 1400 P.E.S, dhe vdiq kur ishte ende adoleshent. I mbështetur nga një britanik i pasur, Lordi Carnarvon, Carter kërkoi 5 vite pa sukses. Në fillim të vitit 1922, Lordi Carnarvon donte t’i ndërpriste financimin, por Carter e bindi atë ta vazhdonte edhe për një vit tjetër.

Në nëntorin e vitit 1922, pritja e gjatë u shpërblye, kur ekipi i Carter gjeti gjurmë të fshehura pranë hyrjes së një varri tjetër. Hapat çuan në një portë të lashtë, të vulosur me emrin Tutankhamen. Kur Carter dhe Lord Carnarvon hynë në dhomat e brendshme të varrit më 26 nëntor, ata u entuziazmuan kur e zbuluan atë pothuajse të paprekur, me thesaret e saj më shumë se 3.000 vjeçare.

Të dy nisën të eksplorojnë të katërta dhomat e varrit, dhe më 16 shkurt 1923, nën

sytë vigjilentë të një numri zyrtarësh të rëndësishëm, Carter hapi derën në dhomën e fundit.

Brenda gjendej një sarkofag me 3 arkivole të mbivendosur brenda njëri-tjetrit. Arkivoli i fundit, i bërë me ar të pastër, përmbante trupin e mumifikuar të Mbretit Tut.

16 Shkurt 2005 – Hyn në fuqi Protokolli i Kiotos

Marrëveshja e Kiotos, e nënshkruar në fund të një samiti mbi klimën në Japoni, e cila synonte

të frenonte ndotjen e ajrit që bëhet si përgjegjëse për ngrohjen globale, hyri në fuqi 7 vjet pas miratimit. Marrëveshja u kërkonte vendeve nënshkruese, të ulnin emetimet e dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serrë në atmosferë.

Rreth 141 vende, që qenë përgjegjëse për emetimin e 55 përqind të emisioneve të gazrave serrë, e ratifikuan traktatin, i cili premtonte të shkurtonte këto emetime me 5.2 përqind deri në vitin 2012. Por ndotësja kryesore e botës me këto gazra – SHBA-ja – nuk e firmosi traktatin. Uashingtoni pretendoi se ndryshimet do të ishin tepër të kushtueshme për ekonominë e tij,

dhe se marrëveshja kishte në vetvete shumë probleme.

Vendet e mëdha në zhvillim, përfshirë Indinë, Kinën dhe Brazilin, nuk u detyruan të përmbushin objektiva të caktuara. Marrëveshja e Kiotos, u pasua 12 vjet më pas nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike, kur në këtë rast SHBA-ja e nënshkroi në fillim marreveshjen nëpërmjet presidentit Obama, ndërsa pasardhësi i tij Trump e anuloi.

16 Shkurt 1951 – Udhëheqësi sovjetik Stalini sulmon Kombet e Bashkuara

Nëpërmjet një deklarate që ishte përqëndruar mbi situatën në Kore, lideri sovjetik akuzon Kombet e Bashkuara, se janë shndërruar në një “armë të luftës agresive”. Ai gjithashtu sugjeroi se edhe pse një luftë botërore nuk ishte e pashmangshme “në kohën aktuale”, Perëndimi mund të shkaktonte një konflikt të tillë.

Komentet e Stalinit, në përgjigje të pyetjeve nga gazeta sovjetike “Pravda”, përbënin qëndrimin e tij të parë publik rreth konfliktit gati 1-vjeçar në Kore, në të cilin Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe vende të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, ishin rreshtuar kundër forcave të Koresë së Veriut dhe Kinës komuniste.

Në kundërpërgjigje të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që denonconte Kinën si agresore, Stalini shprehej se Kombet e Bashkuara po “varrosnin prestigjin

e tyre moral, dhe po e shkonin drejt shpërbërjes”. Ai paralajmëroi se “luftëtarët e Perëndimit”

me qëndrimin e tyre agresiv në Kore, do të shkaktonin tërheqjen e popujve të tyre me anë të mashtrimit drejt një lufte të re botërore”. Komentet e Stalinit, dhe alarmi që ato shkaktuan në Perëndim, ishin dëshmi se në Luftën e Ftohtë, “lufta e fjalëve” ishte pothuajse po aq e rëndësishme sa çdo lloj lufte e vërtetë.

16 Shkurt 1934 – Lufta Civile Austriake, përfundon me humbjen e socialdemokratëve.

16 Shkurt 1936 – Zgjedhjet në Spanjë, sjellin në pushtet Frontin Popullor republikan, që do të kundërshtohet nga nacionalistët pak muaj më vonë, duke shkaktuar shpërthimin e Luftës Civile.

16 Shkurt 1943 – Lufta e Dytë Botërore:Në fazat e hershme të Betejës së Tretë të Kharkovit, trupat e Ushtrisë së Kuqe rihyjnë në qytetin ukrainas.

16 Shkurt 1959 – Fidel Kastro, betohet si kryeministri i ri i Kubës, pasi diktatori Fulgencio Batista u rrëzua nga pushteti më 1 janar të atij viti.

16 Shkurt 1962 – Përmbytjet e mëdha në zonat bregdetare të Gjermanisë Perëndimore, shkaktojnë vdekjen e 315 njerëzve, dhe shkatërrojnë shtëpitë e rreth 60.000 njerëzve.

16 Shkurt 1983 – Zjarret e mëdha në rajonet Viktorias dhe Australisë së Jugut, shkaktojnë vdekjen e 75 njerëzve.

16 Shkurt 1985 – Në Liban, themelohet lëvizja politiko-ushtarake Hezbollah.

16 Shkurt 1987 – Në Jeruzalem, nis gjyqi kundër ish-oficerit nazist Xhon Demjanjuk, i akuzuar si “Ivani i tmerrshëm” në kampin e shfarosjes në Treblinka.

16 Shkurt 1991 – Kreu i lëvizjes Kontras, Enrike Bermudez, vritet në Managua të Nikaraguas.

16 Shkurt 1996 – Një tren mallrash, përplaset me një tren udhëtarësh në Çikago që ishte nisur drejt Uashingtonit, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.

16 Shkurt 1998 – Një avion i linjës “China Airlines” rrëzohet në një zone banimi ,pranë Aeroportit Ndërkombëtar Chiang Kai-shek në Tajvan, duke vrarë të 196 personat që ndodheshin në bord, dhe 7 të tjerë në tokë.

Tags: 16 Shkurtçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 16 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 16 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 16 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 16 shkurt 2018

Fotoja e famshme me Enver Hoxhën, ja si e kujton Fatmir Xhafaj

Fotoja e famshme me Enver Hoxhën, ja si e kujton Fatmir Xhafaj







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Shefi i OKB-së thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni luftën
Bota

Shefi i OKB-së thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni luftën

by mirseda
16:53 | 13/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit dhe Hezbollahut pro-iranian që...

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

16:36 | 13/03/2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra

16:28 | 13/03/2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare: Irani s’pranon armëpushim, arsenali raketor i pakufizuar

Ish-kreu i Gardës Revolucionare: Irani s’pranon armëpushim, arsenali raketor i pakufizuar

16:25 | 13/03/2026
“Xixa” me Trump, Irani: Botërori është i FIFA-s, jemi kualifikuar me meritë

“Xixa” me Trump, Irani: Botërori është i FIFA-s, jemi kualifikuar me meritë

16:21 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com