Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Maj?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Maj?

Madeleine Albright served as secretary of state under President Clinton from 1997-2001.

15 Maj 1937 – Lind ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Madeleine Albright, e para grua në postin e lartë të sekretares amerikane të Shtetit, lindi si Maria Jana Korbelova në Pragë të Çekosllovakisë (sot Republika Çeke). Vajza e diplomatit

çek Josef Korbelova, Albright u largua në Angli me familjen e saj, pasi nazistët e pushtuan Çekosllovakinë në vitin 1939.

Edhe pse Albright besonte se ata ishin larguar për arsye politike, kur u rrit mësoi se familja e saj ishte hebreje, dhe se 3 nga 4 gjyshërit e saj, kishin vdekur në kampet naziste të përqendrimit. Familja u rikthye në atdhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por emigroi në Shtetet e Bashkuara më 1948-ën, pasi një grusht shteti i sponsorizuar nga sovjetikët, solli në pushtet komunistët në Pragë.

Josef Korbelova, u bë dekan i shkollës së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Denverit (ku më vonë do t’i jepte mësim edhe sekretares së ardhshme të shtetit, Condoleeza Rice). Pas diplomimit në Kolegjin Uellesli në vitin 1959, Albright u martua me Joseph Medill Patterson Albright, të familjes së njohur Medill në fushën e medias së shkruar.

Me një mastër dhe doktoraturë nga Universiteti i Kolumbias, Albright shkoi në Uashington,

ku punoi si ndihmëse e senatorit të shtetit të Meinit, Edmund S. Muskie, si dhe shërbeu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në administratën e presidentit Jimmy Carter. Ajo dhe Joseph Albright, u divorcuan në vitin 1982.

Gjatë presidencave republikane të Ronald Reagan dhe George H.W Bush, Albright punoi për disa organizata jofitimprurëse, ndërsa dha mësim në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm të Universitetin Xhorxhtaun. Me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të demokratit Bill Clinton më 1992-in, Albright e gjeti veten në qendër të rrethit më të fuqishëm të Uashingtonit.

Në vitin 1993, Clinton e caktoi atë si ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Në atë post, Albright fitoi reputacionin e mbrojtëses së drejtpërdrejtë i interesave amerikane, dhe një avokateje për një rol më të madh të SHBA-së në operacionet e OKB-së.

Në fund të vitit 1996, Clinton e caktoi Albright si pasuesen e Ëarren Christopher në postin e sekretarit të Shtetit. Si sekretare Shteti, Albright ndoqi një politikë të jashtme aktive, duke përfshirë përdorimin e forcës ushtarake, për të ushtruar presion mbi regjimet autokratike në Jugosllavi dhe Irak, midis rajoneve të tjera të trazuara.

Udhëtimi i saj në Korenë e Veriut në tetorin e vitit 2000 për t’u takuar me udhëheqësin komunist Kim Jong Il, e bëri atë zyrtarin më të lartë të SHBA-së që vizitonte atë vend. Ajo u kritikua për qëndrimin e saj të ashpër ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut, që çoi në vdekje të shumta të civilëve në atë vend, dhe ushqeu zemërimin e ekstremistëve myslimanë si Osama bin Laden.

Mandati i Albright, përfundoi me zgjedhjen e Presidentit Xhorxh W. Bush në vitin 2000. Ndonëse u fol shumë se do të bëhej pjesë e politikës çeke, ajo u rikthye të jepte mësim në Xhorxhtaun, dhe u bë drejtuese e një organizate jofitimprurëse, Institutit Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare.

 

15 Maj 1886- Vdes shkrimtarja amerikane Emily Dickinson

 

Emily Dickinson, lindi në Amherst të Bostonit në vitin 1830. Edhe pse ishte pjesë e një familjeje të shquar për lidhjet e forta me komunitetin, Dickinson e jetoi në pjesën më të madhe të kohës e izoluar nga të tjerët. Pas studimeve në Akademinë Amherst, ajo u rikthye në shtëpinë e familjes së saj. E konsideruar si një person i çuditshëm nga banorët vendas, Dickinson u bë e famshme për veshjet e saj tërësisht të bardha, si dhe për ngurrimin për të përshëndetur mysafirët që vinin në shtëpi, apo për të dalë nga dhoma e saj të gjumit.

Dickinson nuk u martua kurrë, dhe shumica e miqësisë me të tjerët, varej tërësisht nga korrespondenca nëpërmjet letrave. Dickinson u ngujua tërësisht në shtëpi, gjatë viteve të fundit të jetës së saj. Ajo shkroi rreth 1.800 poezi, që u botuan gjatë kohës që ishte gjallë. Poezitë e Dickinson, ishin unike për epokën në të cilën ajo shkroi. Ato përmbajnë vargje të shkurtra, zakonisht nuk kanë tituj, një rimë të ç’rregullt, dhe shenja pikësimi të pazakonta.

 

15 Maj 1648 – Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

 

Paqja e Vestfalisë, i referohet dy traktateve të paqes të Osnabryk dhe Mynster, të nënshkruara

më 15 dhe 24 tetor 1648, të shkruara në frëngjisht, dhe që i dhanë fund Luftës Tridhjetëvjeçare në Perandorinë e Shenjtë Romake (kryesisht Gjermania e sotme) dhe Luftës Tetëdhjetëvjeçare, midis Spanjës dhe Republikës së Shteteve të Bashkuara të Holandës.

Paqja e Vestfalisë, inauguroi filloi një rend të ri në Europën Qendrore, të bazuar në konceptin e sovranitetit të shtetit. Më 1806-ën, rregulloret e paktit u bënë pjesë e ligjeve kushtetuese të Perandorisë së Shenjtë Romake. Negociatat e paqes mes Francës dhe Habsburgëve, duhej të kishin nisur në Këln që më 1636ë-n, por ato u bllokuan nga Franca.

Kardinali francez Richelieu, dëshironte përfshirjen e të gjithë aleatëve në Perandorinë e Shenjtë Romake. Në Hamburg dhe Lybek, Suedia dhe Perandoria e Shenjtë Romake negociuan Traktatin e Hamburgut. Kjo u bë me ndërhyrjen e klerikut të famshëm francez.

 

15 Maj 1252 – Papa Innocenti IV firmos dekretin e famshëm papal ‘Extirpanda’, i cili autorizon, por kufizon gjithashtu, torturimin e heretikëve në Inkuizicionin Mesjetar.

 

15 Maj 1525 – Fshatarët kryengritës të udhëhequr nga pastori anabaptist Tomas Myncer u mundën në Betejën e Frankenhauzenit, duke i dhënë fund Luftës së Fshatarëve Gjermanë në Perandorinë e Shenjtë Romake.

 

15 Maj 1536 – Mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, gjykohet në Londër me akuzën e tradhtisë, kurorëshkeljes dhe incestit. Ajo do të dënohet me vdekje nga një juri e përzgjedhur posaçërisht.

 

15 Maj 1793 – Diego Marín Aguilera, fluturon në një avion primitiv një një distancë prej rreth 360 metrash dhe në një lartësi prej 5-6 metrash.

 

15 Maj 1800 – Mbreti Xhorxh III i Mbretërisë së Bashkuar, i mbijeton një atentati nga Xhejms Hedfilld, i cili më vonë u lirua nga gjykata për shkak të çmendurisë.

 

15 Maj 1932 – Në një përpjekje për grusht shteti, kryeministri i Japonisë Inukai Tsujoshi, vritet nga komplotistët.

 

15 Maj 1988 – Lufta Sovjetike-Afgane:Pas më shumë se 9 vite luftime, ushtria sovjetike fillon tërheqjen e 115.000 trupavë të saj nga Afganistani.

Tags: 15 Majçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
BESA dhe PDSH nga pjesë e qeverisë në Maqedoni. Cilat ministri pritet t’i drejtojnë

BESA dhe PDSH nga pjesë e qeverisë në Maqedoni. Cilat ministri pritet t’i drejtojnë

Horoskopi për ditën e sotme, 1 maj 2018

Çfarë parashikojnë yjet sot, surprizat që kanë rezervuar për ju

Sot dhe nesër reshje shiu, ja cilat qytete rrezikojnë më shumë

Shira gjatë ditës, mos e harroni çadrën në shtëpi

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com