Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Shkurt?

10 Shkurt 1962 – SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, kryejnë shkëmbimin e spiunëve

Më 10 shkurt 1962, piloti amerikan i spiunazhit Francis Gary Powers, lirohet nga sovjetikët në këmbim të kolonelit sovjetik Rudolf Abel, një spiun i nivelit të lartë të KGB-së, që ishte arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 5 vjet më parë. Të dy burrat u shkëmbyen mbi urën Glieniker, e cila lidhte Berlinin Perëndimor dhe atë Lindor, përmes Liqenit Vanse.

Pak këtij shkëmbimi, edhe Frederic Pryor, një student amerikan që mbahej nën arrest nga autoritetet e Gjermanisë Lindore që nga gushti 1961, iu dorëzua autoriteteve amerikane në një pikë tjetër të kontrollit kufitar. Në vitin 1957, Reino Hayhanen, një nënkolonel i KGB-së, hyri në ambasadën amerikane në Paris, dhe bëri me dije synimin e tij për të dezertuar.

Në këmbim të azilit, ai u premtoi agjentëve të CIA-s ndihmë në zbulimin e një rrjeti të madh spiunësh sovjetikë në Shtetet e Bashkuara, si dhe të identifikonte drejtuesit. CIA ia dorëzoi Hayhanen FBI-së, për të hetuar pretendimet e tij. Gjatë Luftës së Ftohtë, spiunët sovjetikë punuan bashkë në Shtetet e Bashkuara, pa ia zbuluar emrat dhe adresat e tyre njëri-tjetrit, një masë paraprake në rast se njëri prej tyre kapej, apo dezertonte si në rastin e Hayhanen.

Kështu, Hayhanen i dha fillimisht FBI-së pak informacione të dobishme. Megjithatë, ai kujtoi se u dërgua në një dhomë magazinimi në Bruklin nga eprori i tij, të cilin e njihte me emrin “Mark”.

FBI e zbuloi dhomën e magazinimit, dhe gjeti se ajo ishte marrë me qira nga Emil R. Goldfus, një artist dhe fotograf që zotëronte një studio në Bruklin.

Emil Goldfus, ishte në të vërtetë Rudolf Ivanovich Abel, një spiun sovjetik, i cili fliste rrjedhshëm të paktën 5 gjuhë, dhe ishte një ekspert mbi aspektet teknike të spiunazhit . Pasi mësoi mbi dezertimin e Hayhanen, Abel u largua iku në Florida, ku qëndroi i fshehur deri në qershor, kur ndjeu se ishte e sigurtë të rrikthehej në Nju Jork.

Më 21 qershor 1957, ai arrestohet në Hotelin Latham të Manhatanit. Në studion e tij, hetuesit e FBI-së gjetën një laps që ishte bosh nga brenda, dhe që përdorej për fshehjen e mesazheve, një furçë rroje që përmbante mikrofilma, një libër të koduar dhe pajisje radiotransmetuese. Ai u gjykua nga një gjykatë federale në Bruklin, dhe u shpall fajtor për spiunazh, duke  u dënuar me 30 vjet burgim.

Më pak se tre vjet më vonë, më 1 maj 1960, Francis Gary Powers u nis nga Peshauari në  Pakistan, nën drejtimin e një avioni ultra-të sofistikuar “Lockheed U-2”. Ai duhej të fotografonte rreth 2.000 milje territor sovjetik për të mbledhur informacione inteligjente.

Kur ishte në gjysmë të rrugës, ai u rrëzua mbi Sverdlovskin në Malet Urale. Ai i mbijetoi aksidentit duke hapur parashutën, por u arrestua menjëherë nga autoritetet sovjetike.  Më 5 maj, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi njoftoi se avioni amerikan i spiunazhit ishte rrëzuar, dhe dy ditë më vonë zbuloi se Poëers ishte shëndoshë e mire, dhe se kishte pranuar se ndodhej në një mision inteligjence për CIA-n.

Në gusht, Powers u shpall fajtor me akuzën e spiunazhit, dhe u dënuan me 10 vjet burgim. Pas rrikthimit në SHBA, Poëers  u largua nga CIA. Në vitin 1970, ai botoi një libër mbi operacionin e tij sekret dhe incidentin që pasoi, dhe në vitin 1977 u vra pas rrëzimit të një helikopteri.

Ndërkohë Abel ​​u rrikthye në Moskë, ku u detyrua të dalë në pension nga KGB-ja, e cila druhej se gjatë viteve të burgimit, autoritetet amerikane e kishin bindur të bëhej një agjent i dyfishtë. Abel iu dha një pension modest, dhe në vitin 1968 botoi kujtimet e veta me miratimin e KGB.

Ai vdiq në vitin 1971.

10 shkurt 1954- Mbi 200 njerëz humbin jetën nga ortekët në Austri

Orteku i Blons në Austri, është një nga më të mëdhenjtë në historinë e regjistruar. Fshati i vogël i Blons pranë Bludenz në Alpet austriake u godit nga një ortek në orën 9:36  të mëngjesit. Një ortek i dytë goditi fshatin në orën 7 pasdite, pasi punonjësit e shpëtimit po rrëmonin për të nxjerrë 118 personat e mbetur nën dëborë nga orteku i parë.

Fshati kishte një popullsi prej 365 banorësh, prej të cilëve 57 u vranë dhe 22 u plagosën. Dy trupa nuk u gjetën kurrë. 29 nga 90 ndërtesat në fshat u shkatërruan. Oreteku i dytë, vrau punonjësit e ekipit të emergjencës, duke e çuar në total numrin e viktimave në 200.

10 shkurt 1996 – Gary Kasparov, humbet lojën e shahut kundër kompjuterit “Deep Blue”

Pas 3 orësh, kampioni botëror i shahut Garry Kasparov humbet ndeshjen e parë kundër “Deep Blue”, një superkompjuter i kompanisë IBM, i aftë për të vlerësuar 200 milionë lëvizje për sekondë. Gjithësesi, njeriu triumfoi në fund mbi makinën, pasi Kasparov e mundi në serinë e 6 ndeshjeve rradhazi “Deep Blue”, duke shënuar 3 fitore, dhe fituar kësisoj çmimin prej 400.000 dollarësh.

Rreth 6 milionë njerëz në mbarë botën, e ndoqën ndeshjen direkt nga interneti. Kasparov, i lindur më 1963 në Baku të Azerbajxhanit, u shpall kampion kombëtar i shahut në Bashkimit Sovjetik në moshën 13 vjeçare, dhe në vitin 1985, në moshën 22 vjeçare, u bë kampioni më i ri botëror, kur mundi shahistin legjendar sovjetik Anatoli Karpov.

10 Shkurt 1258 – Bagdadi bie në duart e Mongolëve, dhe kalifati Abasid pushon së ekzistuari.

10 Shkurt 1355 – Në Oksford të Anglisë shpërthejnë trazira, duke shkaktuar vdekjen e 63 dijetarëve dhe 30 banorëve të zonës.

10 Shkurt 1763 – Lufta Franko-Indiane:Traktati i Parisit i jep fund luftës, dhe Franca i huazon Kebekun Britanisë së Madhe.

10 Shkurt 1814 – Luftërat Napoleonike:Beteja e Shampobe, përfundon në fitoren e francezëve mbi rusët dhe  prusianët.

10 Shkurt 1939 – Lufta Civile Spanjolle:Nacionalistët përfundojnë pushtimin e Katalonjës, dhe mbyllin kufirin me Francën.

10 Shkurt 1940 – Bashkimi Sovjetik, nis deportimet masive të shtetasve polakë nga Polonia Lindore në Siberi.

10 Shkurt  1947 – Italia i jep Jugosllavisë shumicën e rajonit të Venecia Xhulias.

10 Shkurt 1984 – Ushtarët kenianë, ndërmarrin një genocid të vërtetë duke vrarë rreth 5000 keniano- somalezë në Uagalla, në verilindje të vendit.

10 Shkurt 2007 – Senatori amerikan i Ilinois, Barak Obama, shpall kandidaturën e tij për presidencialet e vitit 2008, të cilat do t’i fitojë.

Tags: çfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 10 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 10 shkurt 2018

Video/“Piloti” me shpejtësi skëterrë në autostradë, si e kapi radari

Video/“Piloti” me shpejtësi skëterrë në autostradë, si e kapi radari

Media greke: Mbyllet pakti për detin, blloku 1 dhe 2 në Jon i takon Athinës  

Media greke: Mbyllet pakti për detin, blloku 1 dhe 2 në Jon i takon Athinës  







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026 në Konferencën e Kryetarëve
Ekonomi

Ministri i Financave prezanton projektbuxhetin 2026 në Konferencën e Kryetarëve

by mirseda
15:06 | 05/11/2025
0

Ka nisur këtë të mërkurë në Konferencën e Kryetarëve mbledhja ku ministri i Financave, Petrit Malaj po...

PD dërgon në Kuvend emrat për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare

PD dërgon në Kuvend emrat për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare

14:53 | 05/11/2025
“Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre vëllezër

“Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre vëllezër

14:45 | 05/11/2025
Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

12:47 | 05/11/2025
Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

12:38 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com