10 Prill 2001 – Holanda bëhet vendi i parë në botë që ligjëron eutanazinë
Eutanazia quhet ndryshe edhe si vrasja për mëshirë, veprimi ose praktika e vdekjes pa dhimbje e personave që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme dhe të pashërueshme, apo që kanë çrregullime të rënda fizike, apo duke i lejuar ata të vdesin nëpërmjet ndalimit të trajtimit spitalor apo fikjes së aparaturave që e mbajnë në jetë.
Për shkak se në shumicën e vendeve nuk ka ende parashikim ligjor për këtë akt, eutanazia cilësohet zakonisht si vetëvrasje (nëse kryhet nga vetë pacienti) ose vrasje (nëse kryhet nga një tjetër). Megjithatë, mjeku mund të vendosë në mënyrë të ligjshme, që të mos zgjasë më tej jetën e një pacienti në rastet e vuajtjeve ekstreme, dhe ai mund të përdorë ilaçe për të lehtësuar dhimbjen, edhe nëse kjo e shkurton jetën e pacientit.
Në fundin e shekullit të shkuar, disa vende evropiane miratuan dispozita të posaçme në kodet e tyre penale për dënime të lehta, dhe shqyrtimin e rrethanave lehtësuese në ndjekjet penale për eutanazinë. Vendi i parë që ligjëroi eutanazinë ishte Holanda më 10 prill 2001, dhe një vit më vonë Belgjika.
Në vitin 1997, Oregon u bë shteti i parë në SHBA që de-kriminalizoi vetëvrasjen e ndihmuar nga mjeku, edhe pse kundërshtarët e këtij ligji të diskutueshëm, u përpoqën ta pezullonin atë. Në vitin 2009, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut, njohu “të drejtën për të vdekur me dinjitet”, në vendimin e saj për të miratuar një kërkesë nga familja e një gruaje që kishte pësuar vdekje celebrale, që të lejohej të shkëputej nga aparaturat që e mbanin artificialisht në jetë.
Mendimi se eutanazia është moralisht e lejueshme, daton që nga koha e për Sokratit, Platonit
dhe filozofëve të rrymës së Stoicizmit. Ajo refuzohet nga besimi tradicional kristian, kryesisht sepse mendohet të jetë në kundërshtim me ndalimin e vrasjes që diktohet nga Dhjetë Urdhërimet.
Lëvizja e organizuar për legalizimin e eutanazisë filloi në Angli në vitin 1935, kur C.Killick Millard themeloi Shoqatën e Legalizimit Vullnetar të Eutanazisë (e quajtur më vonë Shoqëria e Eutanazisë). Ligji i shoqërisë u hodh poshtë në Dhomën e Lordëve më 1936-ën, ashtu si edhe një lëvizje për të njëjtën temë në vitin 1950.
Në Shtetet e Bashkuara, Shoqëria Eutanazia e Amerikës u themelua në vitin 1938. Potenciali i praktikës moderne mjekësore për të zgjatur jetën përmes mjeteve teknologjike, ka provokuar dilemën se çfarë duhet të bëjë mjeku dhe familja në rastin e vuajtjes ekstreme fizike ose emocionale, veçanërisht nëse pacienti është i paaftë për të zgjedhur.
10 Prill 1938- Në Austri ndodh Anschluss, akti i bashkimit me Gjermaninë naziste
Anschluss (në gjermanisht ‘bashkimi’), bashkimi politik i Austrisë me Gjermaninë, u arrit nëpërmjet aneksimit të vendit nga udhëheqësi nazist Adolf Hitler në vitin 1938. E nxitur nga Austria që më 1919, Anschluss me Gjermaninë mbeti një shpresë (kryesisht nga ana e socialdemokratëve austriakë) gjatë viteve 1919-33, kur ngjitja e Hitlerit në pushtet e bëri atë më pak tërheqës.
Në korrikun e vitit 1934, nazistët austriakë dhe ata gjermanë u përpoqën të organizonin një grusht shteti, por nuk patën sukses. Një qeveri autoritare e krahut të djathtë mori pushtetin
Austri. Në shkurt 1938, Hitleri e ftoi Kancelarin austriak Kurt von Schuschnigg në Gjermani, dhe e detyroi atë të binte dakord për bashkimin e dy vendeve.
Schuschnigg më vonë e hodhi poshtë marrëveshjen, dhe njoftoi mbajtjen e një plebishiti mbi Anschluss. Ai u kërcënua të anulonte referendumin, dhe u detyrua të japë dorëheqjen, duke urdhëruar ushtrinë austriake të mos i rezistonte gjermanëve. Presidenti austriak Vilhelm Miklas, refuzoi të emërojë kancelar udhëheqësin nazist austriak Arthur Seyss-Inquart.
Ministri nazist gjerman Hermann Göring, e urdhëroi Seyss-Inquart të dërgonte një telegram zyrtar Berlinit ku të kërkonte ndërhyrjen e ushtrisë gjermane, por ai refuzoi, dhe telegrami u dërgua nga një agjent gjerman në Vienë. Më 12 mars Gjermania e pushtoi Austrinë. Një referendum i kontrolluar nga nazistët më 10 prill, prodhoi një miratim popullor prej 99.7 përqind.
10 Prill 1941 – Kroacia shpall pavarësinë nga Jugosllavia, dhe bashkëpunon me nazistët
Pushtuesit gjermanë dhe italianë të Jugosllavisë, shpallin shtetin e pavarur të Kroacisë (duke përfshirë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën) dhe vendosin në krye udhëheqësin nacionalist pro-fashist Ante Paveliç. Milicia e tij (Ustashat), nisën menjëherë persekutimin e pamëshirshëm të serbëve, hebrenjve, romëve dhe kroatëve antifashistë.
Deri në 350- 450 mijë njerëz u masakruan në kampin e përqendrimit në Jasenovac. Deri në vitin 1944, pjesa më e madhe e Kroacisë, përveç qyteteve kryesore, u çlirua nga forcat e Boshtit, dhe kroatët u bashkuan me partizanët. Ndërkohë në fundin e luftës shumë kroatë, veçanërisht ata që kishin qenë të përfshirë në regjimin e Ustashëve, kërkuan statusin e refugjatit në vendet aleate me aleatët. Por britanikët ia dorëzuan shpejt partizanëve, të cilët masakruan dhjetëra mijëra prej tyre, përfshirë civilët, në marshime të detyruara dhe në kampet e vdekjes.
10 Prill 837 – Sipas llogaritjeve moderne Kometa Halley, iu afrua më afër Tokës, me një distancë prej vetëm 5.1 milionë kilometrash.
10 Prill 1606 – Themelohet në Londër kompania “Virginia” sipas statutit mbretëror nga Xhejmsi I i Anglisë, me qëllim ngritjen e vendbanimeve koloniale në Amerikën e Veriut.
10 Prill 1815 – Vullkani i malit Tambora fillon një shpërthim 3 mujor, që zgjati deri më 15 korrik. Shpërthimi vrau mbi 71.000 njerëz, dhe ndikoi për 3 vite mbi klimën e gjithë planetit.
10 Prill 1919 – Udhëheqësi i revolucionit meksikan, Emiliano Zapata, bie në pritë dhe qëllohet për vdekje nga forcat qeveritare në Morelos.
10 Prill 1963 – 129 marinarë amerikanë vdesin kur nëndetësja e tyre në oqeanin Atlantik.
10 Prill 1970 – Pol Mekartni njofton largimin nga grupi “The Beatles” për arsye personale dhe profesionale.
10 Prill 1971 – Diplomacia e Ping-pongut:Në një përpjekje për të shkrirë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Republika Popullore e Kinës pret ekipin kombëtarë amerikan të ping-pongut për një vizitë një-ditore.
10 Prill 1991 – Një traget italian përplaset me një çisternë nafte si pasojë e mjegullës së dendur jashtë qytetit-port të Livornos , duke shkaktuar vdekjen e 140 personave.