Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Mars?

10 Mars 1959 – Tibetianët rebelohen kundër regjimit komunist kinez

Tibetianët ngrihen në revoltë kundër autoriteteve kineze, duke rrethuar pallatin veror të Dalai Lamës, dhe kundërshtuar forcat pushtuese kineze. Pushtimi kinez i Tibetit nisi, gati një dekadë më parë, në tetorin e vitit 1950, kur trupat e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), pushtuan krahinën, pak më shumë se një vit pasi komunistët fituan kontrollin e plotë të Kinës kontinentale.

Qeveria tibetane, u dorëzua përballë presionit kinez vitin e ardhshëm, duke nënshkruar një traktat që siguroi fuqinë e Shenjtërisë së Tij Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i vendit, mbi çështjet e brendshme të Tibetit.

Rezistenca ndaj pushtimit kinez, u rrit vazhdimisht gjatë viteve të ardhshme, duke përfshirë një revoltë në disa zona të Tibetit lindor më 1956-ën. Nga dhjetori i vitit 1958, rebelimi shpërtheu edhe në Lhasa, kryeqytetin e Tibetit, dhe komanda PLA kërcënoi të bombardonte qytetin, nëse nuk i përmbahej rregullave.

Kryengritja e marsit 1959 në Lhasa, u shkaktua nga frika e një komploti për të rrëmbyer Dalai Lamën, dhe për ta çuar në Pekin.  Kur oficerët ushtarakë kinezë, e ftuan Shenjtërinë e Tij të vizitonte selinë e PLA-së për një shfaqje teatrale dhe një ceremoni zyrtare të çajit, atij iu tha që duhet të shkonte vetëm dhe se asnjë truprojë ushtarake apo personel tibetian.

Më 10 mars, 300 mijë tibetianë besnikë rrethuan Pallatin Norbulinka, duke e penguar Dalai Lamën që të shkonte në shtabin lokal të PLA-së. Deri në 17 mars, artileria kineze mbajti të rrethuar pallatin, dhe Dalai Lama u evakua në fshehtësi në Indinë fqinje. Lufta shpërtheu në Lhasa dy ditë më vonë, me rebelët tibetianë që ishin të pakët në numër dhe keqarmatosur.

Orët e para të 21 marsit, kinezët filluan të bombardonin Norbulinkën, duke masakruar dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë që ndodheshin ende jashtë godinës. Pas kësaj, PLA goditi trupat tibetiane, ekzekutoi rojet e Dalai Lamas dhe shkatërroi manastiret e mëdha të Lhasas, së bashku me vrasjen e mijërave banorëve të kryeqytetit tibetian.

Kundërshtimi i pushtimit kinez dhe shtypjes brutale të aktivitetit separatist, vazhdoi edhe në dekadat që pasuan. Dhjetëra mijëra tibetianë ndoqën udhëheqësin e tyre në Indi, ku Dalai Lama, ka një qeveri në mërgim në ultësirën e Himalajeve.

10 Mars 1948 – Në Çekosllovaki, vdes në rrethana të çuditshme, Jan Masarik

Qeveria e kontrolluar nga komunistët në Çekosllovakisë, njofton publikisht se Ministri i

Jashtëm Jan Masarik ka kryer vetëvrasje. Historia e vdekjes së jo-komunistit Masarik u prit

me dyshime të mëdha në Perëndim. Masarik u lind në vitin 1886,dhe ishte djali i presidentit të parë të Çekosllovakisë.

Pas Luftës së Parë Botërore, ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e re çeke. Më vonë, shërbeu si ambasador i Çekosllovakisë në Britaninë e Madhe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai mori sërish postin e Ministrit të Jashtëm, këtë herë me qeverinë çeke në mërgim në Londër. Pas luftës, Masarik u rrikthye në Çekosllovaki për të shërbyer si Ministër i Jashtëm nën presidentin Eduard Benesh.

Çekosllovakia ndodhej në një situatë të tensionuar. Bashkimi Sovjetik e pushtoi vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shumë njerëz druheshin se sovjetikët do të përpiqeshin të instalonin një qeveri komuniste në Çekosllovaki, ashtu siç kishte ndodhur në Poloni, Gjermaninë Lindore dhe gjetkë në Evropën Lindore.

Megjithatë, Masarik, ishte i aftë në përballje me sovjetikët, duke i siguruar ata se një Çekosllovaki demokratike nuk paraqiste asnjë kërcënim për sigurinë e Rusisë. Por,

në vitin 1947, Masarik bëri një gabim fatal. Kur Shtetet e Bashkuara bënë publike Planin Marshall – programi miliarda dollarësh i ndihmës për Europën e pasluftës- Masarik shfaqi interesin e Çekosllovakisë për pjesëmarrje.

Kur ai i informoi për këtë sovjetikët, ata refuzuan me forcë të jepnin miratimin e tyre. Kjo u pasua shpejt, në shkurtin e 1948-ës, nga një grusht shteti komunist në Çekosllovaki. Presidenti Benesh u detyrua të pranonte një qeveri të dominuar nga komunistët. Masarik ishte një nga disa jo komunistët e mbetur në vend.

Më 10 mars 1948, çeke qeveria njoftoi se Masarik kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një dritare e tretë në Ministrinë e Jashtme. Perëndimi shprehu dyshime të forta. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhorxh Marshall, tha se Çekosllovakia ishte nën “mbretërimin e terrorit”, dhe se “vetëvrasja” e Masarik e tregonte “shumë qartë se çfarë po ndodhte”. Pavarësisht nga dyshimet se komunistët kishin vrarë Masarik, asgjë nuk është provuar, dhe vdekja e tij mbetet ende një nga misteret e mëdha të epokës së Luftës së Ftohtë.

10 Mars 241 P.E.S– Luftrat Punike: Beteja e Ishujve Aegates – Romakët fundosin flotën Kartagjenase duke fituar Luftën e Parë punike

10 Mars 418 – Hebrenjtë përjashtohen nga mbajtja e posteve publike në Perandorinë Romake.

10 Mars 1624 – Anglia i shpall luftë Spanjës. Armiqësia ndaj Spanjës ishte e lidhur kryesisht me anti-katolicizmin britanik dhe praktika të tilla si inkuizicioni spanjoll, përveç rivalitetit për kolonizimet dhe hegjemoninë në Evropë dhe Amerikë.

10 Mars 1629 – Çarlsi I i Anglisë shpërndan parlamentin, duke filluar periudhën 11-vjeçare të njohur si Rendi Personal.

10 Mars 1762 – Francezi protestant Zhan Kale, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasjen e birit të tij, vdes pasi u torturua nga autoritetet kishtare. Kjo ngjarje, frymëzoi Volterin për të filluar një fushatë për tolerancën fetare dhe reformën ligjore.

10 Mars 1814 – Perandori Napoleoni I mundet në Betejën e Laonit në Francë.

10 Mars 1849 – Presidenti i ardhshëm amerikan, Abraham Linkoln aplikon për patentë. Ai kishte shpikur një pajisje për ngritjen e anijeve mbi ujë në raste riparimi, apo edhe zhvendosjen e tyre në tokë.

10 Mars 1922 – Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, pasi u përpoq të organizojë një kryengritje, dhe u dënua me 6 vjet burgim. Ai u luria pas gati 2 vjetësh për shkak të një operacioni nga apandesiti.

10 Mars 1952 – Fulgencio Batista drejton një grusht shteti të suksesshëm në Kubë, dhe e emëron veten si “president i përkohshëm”.

Tags: 10 Marsçfarëhistorikkakalendarndodhur

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
‘Çmendet’ moti në fundjavë, temperatura edhe për plazh

‘Çmendet’ moti në fundjavë, temperatura edhe për plazh

Policia del bllof, zbulohet sistemi që u përdor për kapjen e 613 kg kokainë

Tjetër sasi e madhe kokaine në kontejnerin me banane. Ja ku u sekuestruan

Video/Të armatosur në terren të vështirë, kamerat në pyll nxjerrin zbuluar shqiptarët

Video/Të armatosur në terren të vështirë, kamerat në pyll nxjerrin zbuluar shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com