Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 4 Prill

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 4 Prill

4 Prill 1949 – Themelohet Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO

 

NATO u krijua si një kundërpeshë ndaj ushtrive sovjetike të stacionuara në Europën Qendrore dhe Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore. Europa Perëndimore e pasluftës, u dobësua ekonomikisht dhe ushtarakisht (aleatët perëndimorë i reduktuan me shpejtësi dhe në mënyrë drastike ushtritë e tyre), dhe parti të reja të fuqishme komuniste kishin lindur në Francë dhe Itali. 

Ndërkohë, Bashkimi Sovjetik doli nga lufta i rrënuar ekonomikisht por me një ushtri të stërmadhe që sundonte të gjitha shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore, dhe nga viti1948 komunistët nën sponsorizimin e Moskës, konsoliduan kontrollin e tyre ndaj qeverive të këtyre vendeve, duke shtypur me forcë të gjitha aktivitetet politike jo komuniste. 

Thelbi i aleancës, shprehet në Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në të cilin anëtarët pajtohen se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë prej tyre në Europë apo në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithë atyre; dhe rrjedhimisht janë të detyruar të ndihmojë vendin e sulmuar, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës së armatosur.

NATO evokoi për herë të parë Nënin 5 në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të organizuara nga milioneri saudit Osama bin Laden, të cilat shkatërruan dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, dhe një pjesë të godinës së Pentagonit jashtë Uashingtonit, duke shkaktuan në total rreth 3.000 të vdekur.

Ngjarjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, çuan në krijimin e një dinamike të re brenda aleancës, e cila preferonte gjithnjë e më shumë angazhimin ushtarak të anëtarëve jashtë Evropës, fillimisht me një mision kundër forcave talebane në Afganistan, duke filluar në verën e vitit 2003, dhe më pas me operacione ajrore kundër regjimit të Muamar Gadafit në Libi në fillim të vitit 2011. 

Si rezultat i rritjes së ritmit të operacioneve ushtarake të ndërmarra nga aleanca, u rigjallërua çështja e diskutuar prej kohës e “ndarjes së barrës”, ku disa zyrtarë paralajmëruan se dështimi për të ndarë kostot e operacioneve të NATO-s, do të çonte në shpërbërjen e aleancës. Megjithatë, shumica e vëzhguesve e cilësojnë këë skenar si të pamundur.

 

4 Prill 1968 – Në SHBA vritet Martin Luter King 

 

Pak pas orës 6 të pasdites sëë 4 prillit 1968, Martin Luther King Jr, qëllohet për vdekje ndërsa qëndronte në ballkon jashtë dhomës së tij në katin e dytë të hotelit Lorein në Memfis, Tenesi. Udhëheqësi i të drejtave civile, ndodhej në Memfis për të mbështetur një grevë të punëtorëve të kanalizimeve, dhe po bëhej gati për të darkuar, kur një plumb e goditi në nofull. 

King u shpall i vdekur pak minuta pas mbërritjes së tij në një spital në Memfis. Ai ishte vetëm 39 vjeç. Muajt e fundit para vrasjes së tij, Martin Luther King u bë gjithnjë e më shumë i shqetësuar me problemin e pabarazisë ekonomike në SHBA. Ai organizoi një fushatë popullore të të varfërve mbi këtë çështje, duke përfshirë një marshim të madh në Uashington, ndërsa në marsin e vitit 1968 udhëtoi në Memfis, në mbështetje të punonjësve të keqtrajtuar afro-amerikanë. 

Më 28 mars, një protestë e punëtorëve e drejtuar nga King, përfundoi me dhunë dhe vdekjen e një të riu afro-amerikan. King u largua nga qyteti, por premtoi se do të rikthehej në fillim të prillit për të udhëhequr një demonstratë tjetër. Më 3 prill, po në Memfis, King mbajti predikimin e tij të fundit, duke thënë, “Ne kemi disa ditë të vështira përpara. Por kjo në fakt nuk ka rëndësi për mua, pasi unë kam qenë në majën e malit…Dhe më kanë lejuar të shkoj në mal. Dhe unë e kam parë Tokën e Premtuar. Unë nuk mund të shkoj atje me ju. Por dua që ju ta dini sonte që ne si një popull, do të shkojmë në tokën e premtuar”.

Një ditë më pas u qëllua dhe u vra nga një snajper. Mbrëmjen e vrasjes së tij, policia gjeti një pushkë gjahu të tipit Remington 30-06 në një trotuar pranë një shtëpie, shumë pranë hotelit ku qëndronte King. Gjatë javëve të ardhshme, pushka, dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe shenjat e gishtërinjve mbi armë, çuan tek një i dyshuar të vetëm:i dënuari në arrati James Earl Ray. 

Ray ishte arratisur nga burgu i Misurit në prillin e vitit 1967. Në majin e vitit 1968, nisi një operacion i madh policor për kapjen e tij.  

Më 8 qershor, hetuesit britanikë të Scotland Yard, arrestuan Ray në një aeroport të Londrës. Ai po përpiqej të shkonte në Belgjikë, me qëllimin përfundimtar për të shkuar në Rodezi. Asokohe Rodezia, e quajtur sot Zimbabve, qeverisej nga një pakicë të bardhësh. 

Pasi u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, Ray u gjykua dhe u shpall fajtor vrasjen e King. Për të shmangur ekzekutimin në karrigen elektrike, ai e pranoi përgjegjësinë dhe u dënua me 99 vjet burg. Vrasja e King shkaktoi trazira në qytetet në mbarë Shtetet e Bashkuara. Më 9 prill, King u varros në qytetin e tij të lindjes në Atlanta, Xhorxhias. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e tij. Gjatë viteve 1990, e veja dhe fëmijët e Martin Luther King Jr. folën publikisht në mbështetje të Ray dhe pretendimeve të tij, duke e quajtur atë të pafajshëm, dhe duke spekuluar rreth një komploti që përfshinte qeverinë dhe ushtrinë amerikane. 

Në mënyrë të veçantë thuhej se drejtori i FBI-së J. Edgar Hoover ishte i fiksuar pas King, për të cilin ai mendonte se ishte nën ndikimin komunist. Gjashtë vitet e fundit të jetës së tij, King iu nënshtrua vazhdimisht përgjimit dhe përndjekjes nga FBI. 

Para vdekjes së tij, aktivisti i mirënjohur i të drejtave civile u monitorua gjithashtu nga inteligjenca ushtarake e SHBA-së, për shkak se King denoncoi publikisht Luftën e Vietnamit në vitin 1967. Për më tepër, ai bëri thirrje për reforma radikale ekonomike në vitin 1968, duke përfshirë të ardhura vjetore të garantuara për të gjithë. 

 

4 Prill 1814 – Napoleoni heq dorë për herë të parë nga froni dhe ia kalon atë birit të tij, Napoleonit II.

 

4 prill 1841 – William Henry Harrison vdes nga pneumonia duke u bërë presidenti i parë i Shteteve i Bashkuara që vdes në detyrë, dhe duke qenë drejtues i vendit për vetëm 31 ditë.

 

4 Prill 1850 – Los Anxheles në Kaliforni, deri atëherë një zonë grumbullimi dhe tranziti për bagëtitë, shpallet qytet – një muaj më vonë, Kalifornia bëhet shtet i SHBA-së

 

4 prill 1866 – Cari Aleksandri II i Rusisë, i shpëton një atentati nga Dimitri Karakozov në qytetin e Shën Petersburgut.

 

4 Prill 1975 – Bill Gates dhe Paul Allen, themelojnë kompaninë “Microsoft” në Albukirk, Nju Meksiko.

Tags: 4 Prillçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas
Aktualitet

Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas

16:11 | 09/08/2025
Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe
Aktualitet

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

15:54 | 09/08/2025
Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

14:55 | 09/08/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 4 prill 2018

Shtypi nga bota, 4 prill 2018

Horoskopi javor, zbuloni shenjën më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 prill 2018

Hapi zjarr ndaj “Volkswagen” e plagosi të riun, identifikohet autori

"Bllokohet gjysma e Tiranës, po dënohet një grup i fortë terrorist"

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar
Bota

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

by mirseda
17:03 | 09/08/2025
0

Times Square u përfshi në kaos herët këtë mëngjes, pasi një sulm me armë në qendrën turistike...

Rafael Leão ‘thumbon’ Ibrahimovic-in: Unë e bëj më mirë

Rafael Leão ‘thumbon’ Ibrahimovic-in: Unë e bëj më mirë

16:25 | 09/08/2025
Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas

Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas

16:11 | 09/08/2025
Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

15:54 | 09/08/2025
Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

14:55 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com