Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 14 Prill?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 14 Prill?

 

14 Prill 1912 – Anija me e mëdha e kohës, Titanik, përplaset me një ajsberg dhe fundoset

 

Kur duheshin edhe pak minuta që të kalonte mesnata, anija me e madhe e kohës Titanik përplaset në ujërat e Atlantikun e Veriut me një ajsberg, dhe mbytet në më pak se dy orë. Katër ditë më parë, anija më e madhe dhe më luksoze e parë deri atëherë, u nis nga qyteti-port 

i Sauthemptonit në Angli në udhëtimin e saj të parë në Oqeanin Atlantik për në Nju Jork.

Titanik u projektua dhe ndërtua nga ndërtuesi i mirënjohur irlandez William Pirrie. Pjesa fundore e tij ishte ndarë në 16 ndarje, që supozoheshin të ishin të papërshkueshme nga uji. Për këtë arsye, Titaniku cilësohej gjerësisht si pamundur për t’u mbytur. 

Në udhëtimin e tij të parë nëpër Atlantik, anija transportonte rreth 2.200 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Pas ndalimit në Sherburg të Francës dhe Kuinstauntë  Irlandës, për të marrë disa pasagjerë, anija gjigante u nis drejt Nju Jorkut. 

Megjithatë, pak para mesnatës më 14 prill ajo nuk arriti që të shmangë përplasjen me një një ajsberg. Rreth orës 2:20 të mëngjesit të 15 prillit, Titaniku u mbyt në Atlantikun e Veriut.

Për shkak të mungesës së barkave të shpëtimit dhe mungesës së procedurave të qarta të planit të emergjencës, më shumë se 1.500 njerëz u mbytën bashkë me anijen, apo ngrinë për vdekje në ujërat e akullta të Atlantikut të Veriut. 

Shumica e rreth 700 të mbijetuarve ishin gra dhe fëmijë. Një numër personalitetesh të shquara amerikanë dhe britanikë vdiqën në atë tragjedi, duke përfshirë gazetarin britanik Ëilliam Thomas Stead dhe trashëgimtarët e kompanive Straus, Astor dhe Guggenheim. 

Megjithatë, mbytja e Titanikut pati disa efekte pozitive, me miratimin e rregullave më të rrepta të sigurisë në anijet publike, ndërsa nisën patrullimet e rregullta për të zbuluar vendndodhjen e akullnajave vdekjeprurëse të Atlantikut.

 

14 Prill 1865 – Qëllohet për vdekje presidenti i SHBA-së, Abraham Lincoln

 

John Wilkes Booth , një aktor dhe simpatizant i Konfederatës, qëllon me vdekje presidentin amerikan Abraham Lincoln, gjatë një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington. Sulmi ndodhi vetëm pesë ditë pasi gjenerali i Konfederatës Robert E.Lee, shpalli kapitullimin e ushtrisë së tij dhe jugut, duke i dhënë fund Luftës Civile Amerikane .

Booth, hartoi në fillim një plan për të rrëmbyer presidentin dhe dërguar atë në Riçmond, kryeqytetin e Konfederatës. Megjithatë, më 20 mars 1865, ditën e planifikuar të rrëmbimit, presidenti nuk u paraqit në vendin ku prisnin Booth dhe 6 shokët e tij. Dy javë më vonë, Riçmond iu dorëzua forcave të unionit.

Në këto kushte, Booth ideoi vrasjen e presidentit. Pasi mësoi se Lincoln do të merrte pjesë në një shfaqje në Teatrin e Ford, ai planifikoi vrasjen e njëkohshme të Lincoln, zëvendëspresidentit Andrew Johnson dhe sekretarit të shtetit William H. Seward. Me këtë akt, Booth dhe komplotistët e tij shpresonin të fusnin në krizë qeverinë amerikane.

Mbrëmjen e 14 prillit, komplotuesi Leëis T. Poëell mësyu në shtëpinë e Sekretarit të Shtetit Seëard, duke e plagosur rëndë atë dhe 3 persona të tjerë, ndërsa George A. Atzerodt, i caktuar të ekzekutonte zv/presidentin Johnson, ndërroi mendje dhe u arratis. 

Ndërkohë, pak pas orës 22 të mbrëmjes, Booth arriti të depërtojë në lozhën private të Lincoln, duke e qëlluar presidentin me një plumb të vetëm në pjesën e pasme të kokës. Booth kërceu nga lozha, duke thyer këmbën, megjithatë ia doli të largohet nga Uashingtoni me kalë. Presidenti, i plagosur vdekje, u transportua në një shtëpi përballë Teatrit Ford. Rreth orës 7:22 të mëngjesit që pasoi, ai u nda nga jeta më moshën 56 vjeçare. 

I ndjekur nga ushtria dhe forca të tjera të shërbimit sekret,  Booth u mbyll në një hambar pranë Boulling Grin në Virxhinia, dhe vdiq nga një plagë plumbi, me gjasë e vetë-shkaktuar, pasi u rrethua dhe iu bë thirrje të dorëzohej. Nga 8 persona të tjerë të akuzuar për komplotin, katër u varën dhe katër të tjerë u burgosën. 

 

14 Prill 1943 – Djali i Jozef Stalinit, Jakov Xhugazhvili kryen vetëvrasje

 

E vërteta e vdekjes misterioze të djalit të Stalinit, Jakov Xhugazhvili, në një kamp gjerman përqendrimi, është zbuluar më në fund nga historianët rusë. Për vite me radhë, gjermanët pretendonin se Xhugazhvili u qëllua nga rojat, teksa përpiqej të arratisej nga kampi Saksenhausen, ku ishte burgosur. 

Së fundmi është zbuluar se togeri i artilerisë ruse, u trondit dhe u dje aq shumë i turpëruar nga lajmi i masakrimit të 15 mijë polakëve në Katin në vitin 1940 nga ana e babait të tij, saqë kreu vetëvrasje duke u vetë-hedhur në gardhin elektrik të kampit. 

Xhuigazhvili shërbeu si oficer i artilerisë në Ushtrinë e Kuqe, dhe u kap në fazat e hershme të pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, në betejën e Smolenskut.  Gjermanët i propozuan Stalinit, shkëmbimin e Jakov me feldmarshallin gjerman Fridrih Paulus, por udhëheqësi sovjetik Stalini e refuzoi ofertën, duke thënë se “nuk do të liroj një marshall për një lejtnant”. Hitleri bëri edhe një propozim tjetër:të shkëmbente Jakovin me nipin e tij Leo Raubal, por as ky propozim nuk u pranua.

 

14 Prill 1561 – Një fenomen qiellor raportohen në qytetin gjerman të Nurembergut, i përshkruar si një betejë ajrore. Shkencëtarët sot spekulojnë se bëhej fjalë për UFO. 

 

14 Prill 1849 – Hungaria e deklaron veten të pavarur nga Austria, me Lajos Kosuth si udhëheqësin e saj.

 

14 Prill 1944 – Një shpërthim i madh në portin e Bombeit në Indi, vret 300 poersona dhe shkakton dëme ekonomike të vlerësuara në mbi 20 milionë paund.

 

14 Prill 1958 – Sateliti sovjetik “Sputnik 2” bie nga orbita pas një qëndrimin në hapësirë prej 162 ditësh. Ajo ishte anija e parë që mbante një kafshë të gjallë, një qen femër me emrin Laika , i cili ka gjasa të ketë jetuar vetëm pak orë pas shkëputjes nga toka.

 

14 Prill 1978 – Mijëra gjeorgjianë demonstrojnë në Tbilisi, kundër përpjekjeve sovjetike për të ndryshuar statusin kushtetues të gjuhës gjeorgjiane. 

 

14 Prill 1988 – Në një ceremoni të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje me ane të së cilës premton të tërheqë trupat e saj nga Afganistani .

 

14 Prill 1999 – NATO bombardon  gabimisht një konvoj të refugjatëve shqiptarë në Kosovë. Zyrtarët jugosllavë, pretenduan se në atë sulm u vranë 75 persona. NATO kërkoi publikisht ndjesë për incidentin.

Tags: 14 prillçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Video/ SHBA, Britania dhe Franca nisin sulmet ushtarake në Siri, pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit

Video/ SHBA, Britania dhe Franca nisin sulmet ushtarake në Siri, pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit

Sulmi  në Siri, reagon Rusia: SHBA dhe aleatët mbi 100 raketa…

Sulmi në Siri, reagon Rusia: SHBA dhe aleatët mbi 100 raketa…

Sulmi  në Siri, reagon Rusia: SHBA dhe aleatët mbi 100 raketa…

Sulmet në Siri, reagon media shtetërore: Tre civile të plagosur në Homs

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Sigurimi i paqes në Ukrainë, Rutte takim me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së
Bota

Sigurimi i paqes në Ukrainë, Rutte takim me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së

by mirseda
09:25 | 21/05/2025
0

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nevojën për një partneritet më të ngushtë midis NATO-s dhe...

David Beckham: Mbështetje e plotë për Amorimin,

David Beckham: Mbështetje e plotë për Amorimin,

09:06 | 21/05/2025
Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbin jetën 4 fëmijë, plagosen rreth 40 të tjerë

Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbin jetën 4 fëmijë, plagosen rreth 40 të tjerë

09:04 | 21/05/2025
Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

08:48 | 21/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com