Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 11 Prill?   

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 11 Prill?    

 

11 Prill 1987 – Vdes shkrimtari italian Primo Levi

 

Primo Michele Levi ishte një kimist në profesion, megjithatë për publikun e gjerë ai bë i mirënjohur si shkrimtar, dhe një dëshmitar i jashtëzakonshëm i tmerreve të Holokaustit nazist, të cilit arriti t’i mbijetojë. Levi u lind në qytetin italian të Torinos në një familje hebreje. 

Si fëmijë dhe i ri vuajti psikologjikisht denigrimin dhe sulmet e bashkëmoshatarëve në periudhën e Italisë fashiste për shkak të të qënit hebre, ndërsa pati vazhdimisht probleme shëndetësore. Për të shmangur shërbimin ushtarak, i ati e regjistroi në Rininë Fashiste, ku 

ai qëndroi vetëm vitin e parë të universitetit, kur hyrja në fuqi e ligjeve antisemite në vitin 1938, imponoi dëbimin e tij. Për shkak të këtyre të fundit, Levi mezi gjeti një profesor që ishte i gatshëm të shërbente si mentor i temës së tij të diplomës në kimi, dhe pas diplomimit e pati edhe më të vështirë të gjejë ndonjë punë në profesionin e tij. Vetëm pas shumë përpjekjesh, nis punë në një minierë asbesti në San Vittore, por nën një identitet të rremë.   

Lëvizja italiane e rezistencës u bë gjithnjë e më aktive në zonën e pushtuar nga gjermanët. Levi dhe disa shokë formuan në tetorin e vitit 1943 një çetë partizane. I papërvojë për një sipërmarrje të tillë, ai dhe shokët e tij u arrestuan nga milicia fashiste më 13 dhjetor 1943. 

Kur u tha se do t’i pushkatoheshin si partizanë italianë, Levi pranoi se ishte hebre. Ai u dërgua në kampin e internimit në Fosoli afër Modenës. Qëndroi aty deri më 21 shkurt, kur së bashku me të burgosurit e tjerë hebrenj u transportuan drejt kampit të Aushvicit. Ai qëndroi aty 12 muaj para se kampi të çlirohej nga Ushtria e Kuqe më 18 janar 1945. 

Nga 650 hebrenjtë italianë që u transportuan së bashku me të, Levi ishte një nga vetëm 20 personat që i mbijetuan kampeve të vdekjes. Jetëgjatësia mesatare e një personi të ri që sapo hynte në kamp ishte 3-4 muaj. Njohja disi e gjermanishtes, e ndihmoi të garantonte ushqimin e duhur për të mbijetuar, ndërsa në mesin e nëntorit 1944, nisi punë si ndihmës në laboratorin e kompanisë gjermane “IG Farben”, që kishte për qëllim të prodhonte gomë sintetike. 

Levi ishte pothuajse i panjohshëm kur u kthye në Torino, ndërsa nisi të vuajë nga traumat psikologjike të përvojave të tij. Në atë periudhë, nisi të shkruante poezi rreth përvojave të tij në Aushvic, dhe më vonë librin “Nëse ky është një njeri”, që u botua më 11 tetor 1947 me një tirazh fillestar prej 2000 kopjesh. 

Libri u ribotua i rishikuar më 1958 nga shtëpia e njohur botuese “Einaudi”, që e promovoi atë jashtë vendit. Libri u botua një vit më vonë në Britaninë e Madhe. Pastaj në fillimin e vitit 1961 nis të shkruante “Armëpushimi”, me të cilin fitoi çmimin e parë vjetor “Premio Campiello”. Reputacioni i Levit si shkrimtar ishte në rritje. Ai shkruante rregullisht artikuj në “La Stampa”, gazeta e Torinos. 

Ai punoi për të fituar reputacionin si shkrimtar në lidhje me tema të tjera përveç mbijetesës nga Aushvic. Në vitin 1963, pësoi periudhën e tij të parë të depresionit. Mjekët i rekomanduan disa ilaçe gjatë viteve, por ato patën efektshmëri të dobët dhe shumë efekte anësore. Levi botoi dy vëllime me tregime nën pseudonimin Damiano Malabaila, të cilat trajtonin çështje etike dhe filozofike. 

Ndërsa veprat me të njohura vitet e fundit ishte “Tabela e elementëve perdiodikë”, një përmbledhje historish të shkurtra, bazuar në episode nga jeta e tij, ku çdo histori është e lidhur në një farë mënyre me një nga elementët kimikë. Në vitin 1984 Levi publikoi romanin e tij të vetëm “Nëse jo tani, kur?”. Primo Levi vdes në rrethana misterioze më 11 prill 1987, pasi u rrëzua nga ballkon i shtëpisë së tij në katin e tretë. Policia e përcaktoi vdekjen e tij si një vetëvrasje, megjithatë disa nga miqtë e tij aluduan për një vrasje.  

 

11 Pril 1919 – Themelohet Organizata Ndërkombëtare e Punës

 

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), themelohet si një agjenci e pavarur, por që do të bashkëpunonte me Lidhjen e Kombeve. Thirrjet për standarde të barabarta dhe përmirësim të kushteve të punës dhe të jetesës për punëtorët e botës, kishin filluar të dëgjoheshin shumë kohë përpara shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. 

Ndërsa Revolucioni Industrial përfshiu vendet e zhvilluara nga Franca dhe Britania në pjesën tjetër të Evropës gjatë shekullit XIX, ai ndryshoi tërësisht peizazhin ekonomik dhe social të kontinentit dhe përfundimisht botës. Ndër avokatët e hershëm të një organizate ndërkombëtare për rregullimin e kushteve të punës ishin Robert Owen, një socialist nga Uellsi dhe themeluesi i sindikatës së parë britanike në vitin 1833; Charles Hindley pronar i një manifakture dhe anëtar i parlamentit britanik dhe Daniel Legrand, një industrialist, filantrop dhe shkrimtar francez.

Megjithëse këta mendimtarë të shekullit XIX-të ishin përpara kohës së tyre, shkatërrimi i pashembullt i Luftës së Madhe të viteve 1914-1918, çoi në rritjen e mbështetjes midis udhëheqësve të botës për një organizatë të tillë, jo vetëm për të rregulluar standardet e punës për popullatën ndërkombëtare në rritje të vazhdueshme të punëtorëve industrialë, por edhe për të ruajtur paqen në atmosferën e paqëndrueshme të botës së pasluftës. 

Krijimi i ILO-s kishte pra edhe një motiv politik:nëse kushtet nuk përmirësoheshin, pakënaqësia në rritje midis punonjësve të botës, kërcënonte të shpërthente në demonstrata të mëdha, trazira dhe ndoshta revolucione, siç kishte ndodhur në Rusi më 1917, dhe në një masë më të vogël në Gjermani dhe Austri Hungaria në fund të luftës. 

Konferenca e parë vjetore e kësaj organizate, e cila u mblodh në Uashingtoni në tetor 1919, miratoi 6 konventat e para të organizatës, në të cilat u trajtuan ndër të tjera, kufizimet për orarin e punës, papunësinë, dhe moshën minimale për të punuar. 

 

11 Prill 1814 – Traktati i Fonteinblë, i jep fund Luftës së Koalicionit të të Gjashtëve kundër perandorit francez Napoleon Bonapart, duke e detyruar atë të heqë dorë në mënyrë të pakushtëzuar nga froni. Napoleoni do të internohet në ishullin e Elbës.

 

11 Prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Forcat amerikane çlirojnë kampin e përqendrimit në Buhenvsald.

 

11 Prill 1961 – Në Jeruzalem, nis gjyqi ndaj udhëheqësit nazist Adolf Ajhman. 

 

11 Prill 2002 – Mbi 200 mijë njerëz marshojnë në Karakas të Venezuelës drejt pallatit presidencial për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hugo Chavez. Të paktën 19 protestues, qëllohen për vdekje nga policia.

 

11 prill 2006 – Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, shpall zyrtarisht synimin e Teheranit për të pasuruar me sukses uraniumin.

 

11 Prill 2011 – Një shpërthim në metronë e Minskut në Bjellorusi, shkakton vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e 204 të tjerëve.

Tags: çfarëhistorikkakalendarmë 11 Prillndodhur

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Dhjetë arsyet për të shkuar në Shqipëri këtë verë

Dhjetë arsyet për të shkuar në Shqipëri këtë verë

Rënia e euros/ Si po ndikohen këstet e kredisë, çmimet e shtëpive, pagat…

Rënia e euros/ Si po ndikohen këstet e kredisë, çmimet e shtëpive, pagat...

“Diçka e çuditshme po ndodh”, ç’po paralajmëron Vuçiç në prag të takimit me Merkel

“Diçka e çuditshme po ndodh”, ç’po paralajmëron Vuçiç në prag të takimit me Merkel







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com