Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një universiteti në Kabul, duke shkaktuar vdekjen e 6 studentëve dhe plagosjen e 27 të tjerëve.
Një student tha se shpërthimi ndodhi, në momentin që studentët ishin mbledhur, pasi kishin një provim, ndërsa një dëshmitar deklaroi se një makinë mori flakë pas shpërthimit.
Ndërkohë, zyrtarët e policisë dhe të shëndetësisë shpjeguan se një bombë e fuqishme shpërtheu jashtë dyerve të Universitetit të Kabulit. Mirëpo nuk është ende e qartë nëse sulmi është kryer nga një autobombë apo është shpërthyer nga distanca.
Deri tani askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin, por dyshohet për aktivistë talebanë apo ata të ISIS që janë ende aktivë në Kabul.
Sulmi në universitet vjen disa orë pas masakrës së shkaktuar nga një sulm vetëvrasës taliban kundër kazermave të policisë, ku humbën jetën 12 policë dhe 90 të tjerë u plagosën.