Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A ka vdekur marrëveshja midis Ramës dhe Bashës?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Marrëveshja e 18 majit, Rama: Basha i kompleksuar. Mua më shqetëson…   

Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe Bashën lidhur me vazhdimësinë ose jo të marrëveshjes që të dy nënshkruan fshehtas në natën e 18 majit. Pas propozimit të fundit të opozitës për të nxituar që tani drejt një reforme zgjedhore, kryeministri u përgjigj se ajo do të bëhet në kuadrin e paktit që ai firmosi me kreun e PD.

Ndërsa Basha i pyetur këtë të martë nga gazetarët, i konsideroi këto deklarata si cirk, duke këmbëngulur se marrëveshja vdiq, pasi Rama vodhi dhe rrëmbeu vota. Në fakt, pavarësisht nga retorika e palëve politike (Sot Ramës i intereson si lideri kuqezi i të gjithë shqiptarëve të pretendojë një pakt permanent me pakicën, ndërsa Basha i vënë në pozicionin e fëmijës që e gënjyen do ta varrosë këtë kapitull) pyetjet e ngritura mbeten: A ka vdekur pakti i 18 majit? A e prishi Rama marrëveshjen? A e shpërdoroi ai besimin që iu dha? 

Po të dëgjosh se ç’thotë sot Basha mbi këto pyetje, nuk ka më asnjë dilemë. Sipas tij thelbi i kompromisit të tyre ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe deri sa këto nuk u realizuan, pasi Rama bleu dhe dhunoi votën e shqiptarëve, tani është e kotë të flasësh për një zgjatim të 18 majit.

Fatkeqësisht Basha gënjen. Deri më tani, as ai dhe as PD, nuk kanë dhënë asnjë provë bindëse se në 25 qershor, u bë gjëma. Basha kishte të gjitha ministritë, drejtoritë dhe garancitë që kërkoi dhe sot ai nuk mund të thotë asnjë gjysmë fjale. Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak se zgjedhjet në Shqipëri ishin korrekte.

Paradoksi është se në momentin kur Basha vendosi të mbyllë çadrën dhe të puthet me Ramën, historia e tyre kishte përfunduar. Oligarkët i kishin paguar paratë, mediat e kishin kryer procesin e lavazhit të trurit, krimi i kishte marrë masat me kohë. Në këtë pikë as Ramës nuk i betejë gjë për të rrëmbyer, as Bashës për të ruajtur.

Ishte pikërisht ky kalkulim i gabuar, që i dha mundësinë kryeministrit të vriste me të njëjtin gur të dy zogjtë: edhe të fuste zgjedhjet në xhep, dhe të respektonte atë për të cilën u angazhua.

Ndaj ne sot nuk kemi asnjë provë (e mbani mend opozitën memece të 25 qershorit që nuk bëri asnjë deklaratë për parregullsi?) se Rama nuk i ka qëndruar korrekt paktit që nënshkroi. Avantazhi i tij qe se gjeti një partner që e joshi me disa ministra false dhe me disa drejtori me lekë dhe arriti ta fusë në zgjedhje. Ai garën e fitoi aty.

Pastaj 25 qershori qe thjeshtë një formalitet që i dha alibinë e kriminelit që nuk gjendet në vendin e krimit. Prandaj, Basha sot nuk mund të përdorë vjedhjen e zgjedhjeve si shkak për prishjen e paktit, se ai e pranoi atë, i ndërgjegjshëm për çfarë do të ndodhte më pas. (Lapsi)

Tags: BashësMarrëveshjamidisRamësvdekur

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
BE-ja ofron ndihmë direkte në vettingun e policisë

BE-ja ofron ndihmë direkte në vettingun e policisë

NASA, ja çfarë bëjnë astronautët në hapësirë

NASA, ja çfarë bëjnë astronautët në hapësirë

Protestat në Shkozë/ PD dhe LSI firmosën për rrugën, tani dalin në mbrojtje të banorëve

Protestat në Shkozë/ PD dhe LSI firmosën për rrugën, tani dalin në mbrojtje të banorëve







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com