Në puntatën e parë të sezonit të gjashtë të “Dance with me”, moderatorja Alketa Vejsiu ka folur për rregullat strikte që kanë patur televizionet me njëri-tjetrin, e tashmë këto barriera duket se janë shuar.
“Dikur ka pasur rregulla strikte. Por në fund të ditës, i përkasim të gjithë publikut”, tha më tej ajo, duke iu referuar medias së liberalizuar. Gentian Zenelaj, anëtar jurie në këtë sezon, shtoi me humor se më parë, “ka marrë shumë gjoba” për shkak të rregullave strikte mes televizioneve.