Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ka një kockë më tepër dhe u shit për 20 topa, ja disa sekrete për Ronaldon

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Në mos më i forti në historinë e futbollit, është pa dyshim mes më të fortëve. Kristiano Ronaldo përfaqëson rritjen dhe ecurinë e një kampioni, që në karrierë, përveç trofeve, ka regjistruar edhe disa kuriozitete.

U shkëmbye me 20 topa

Historia e 36-vjeçarit nis me një kuriozitet që do t’ju shtangë. Klubi i tij i parë, Adornina, e “këmbeu” me 20 topa lëkure dhe 12 uniforma. E mendoni dot që lojtari i cili në karrierë i është afruar një vlere kartoni prej 1 miliard eurosh e ka nisur historinë e transferimeve në këmbim të materialit teknik. Në një intervistë të kohëve të fundit, Rui Santon, president i Adorninës, ka sqaruar: “Është e vërtetë që ishte një akord i çuditshëm, por Ronaldo në atë kohë ishte vetëm dhjetë vjeç e askush nuk mendonte që mund të kishte një karrierë të tillë”.

Albert Frantrau, idhulli i Ronaldos

Idhull për shumë fëmijë e të rritur, Ronaldo ka edhe ai idhujt e tij. Nuk janë as Maradona e aq më pak Pele. Emri i Albert Fantraut është i panjohur për shumë prej nesh, por mbase është i pari që besoi te Kristiano. 18 vite më parë, skuadra e 18-vjeçarëve të Sportingut të Lisbonës ku luanin CR7 dhe Fantrau do të përballej me ekipin e parë, trajneri i së cilës premtoi se do të merrte në grupin e tij lojtarin që do të shënonte më shumë nga 18-vjeçarët. Gjatë ndeshjes në këmbët e Fantraut është topi që mund t’i hapë shumë dyer, por ai zgjedh t’i pasojë yllit të Juves, i cili shënon me portën e boshatisur. Veprimi hyn në historinë e futbollit dhe në zemrën e numrit shtatë më të fortë të të gjitha kohërave. “Përse nuk shënove vetë?”, do ta pyeste Ronaldo kolegun e ri pas ndeshjes. “Sepse je më i fortë se unë”, do të ishte përgjigjja e Fantraut i cili sot është milioner falë përkrahjes së yllit portugez.

Ritualet dhe supersticioni i CR7-ës

Kampion si Rafael Nadal, por jo aq shumë supersticioz, megjithëse ka edhe ai ritet e veta. Ronaldo vesh gjithmonë çorapen e djathtë të parin në dhomat e zhveshjes. Më pas del i fundit në fushë të cilën e shkel fillimisht me këmbën e djathtë. Fotografinë me skuadrën e bën gjithmonë duke qëndruar në këmbë e mundësisht në majë të gishtave. Në kthimin nga transfertat, portugezi ulet në ndenjëset e para kur bëhet fjalë për avion dhe në fund kur i duhet të udhëtojë me autobus. Sipas traditës luzitane, CR7 nuk i prek kurrë trofetë e fituar pas tërheqjes së tyre, sepse, me sa duket, i sjellin ters.

Ujor në zodiak, si Roberto Baxho

Kristiano Ronaldo ka lindur më 5 shkurt të vitit 1985 në Funçal të Portugalisë. Shenja e tij e horoskopit është ujori, ashtu si disa figura të shquara të futbollit italian, si Roberto Baxho, Sinjori apo Bufon. Nëse ndryshojmë sport, i së njëjtës shenjë është Majkëll Xhordan apo edhe figura historike si Abraham Linkoln dhe Galileo Galilei. Nëse duhet të cekim edhe përballjen me Interin, mund të shtojmë në listën e ujorëve edhe De Vrajin apo Perisiçin, ndërkohë që një ish-interist ujor, si Ikardi, është një tjetër homolog në horoskop për numrin shtatë të “Zonjës së Vjetër”.

Ronaldo, një kockë më tepër në kavilje

Ndër kuriozitetet më të çuditshme në lidhje me Ronaldon është sigurisht ai i një kocke shtesë. Portugezi, në fakt, në kaviljen e djathtë ka një kockë më tepër, me të cilën shumë pak njerëz në botë mund të “mburren”. Thjesht mendoni se vetëm 10% e popullsisë botërore ka këtë lloj formimi kockor dhe na pëlqen të mendojmë se mund të jetë sekreti që e bëri kapitenin e Portugalisë një superhero të vërtetë.

Si e ruan formën Kristiano Ronaldo?

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit është një perfeksionist i vërtetë dhe për Xheorxhina Rodrigezin nuk duhet të jetë fort e lehtë për të jetuar në rutinën e përditshme të një fenomeni. Pesë ditë në javë ai stërvitet pa ndërprerje dhe nuk po flasim për ushtrime në një fushë të blertë. Palestra, vrapimi, pilatesi dhe pishina janë rituale sportive dhe fizike që Kristiano Ronaldo i ka ndjekur gjithmonë me përpikmëri. Por, nuk mbaron këtu, sepse me sa duket portugezi fle shtatë orë e gjysmë në ditë të ndarë në pesë dremitje nga nëntëdhjetë minuta secila. Qëllimi i këtij gjumi duket është për ta mbajtur metabolizmin gjithmonë aktiv.

Vaktet

Siç raportohet nga “Novella 2000”, një nga kuriozitetet më të veçanta që e dallon asin portugez është ai që i referohet të ushqyerit. Fruta të shtrydhura, minimumi dy litra ujë në ditë dhe sigurisht, asnjë pikë alkool. Fibrat, drithërat, proteinat, mineralet dhe vitaminat përbëjnë pjesën tjetër të dietës, e cila nuk shkelet kurrë, madje as kur Ronaldo ndodhet me pushime. Shënimi i fundit ka të bëjë me nënndarjen e vakteve në 6 të tilla, të cilat duhen konsumuar në distancë 3 deri në 4 orë nga njëratjetra, një mënyrë kjo që 36-vjeçari e përdor për të menaxhuar energjitë në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë ditës. Për ata që kanë ende dëshirë të zbulojnë mbi Ronaldon, Patris Evra mund t’ju shpjegojë më mirë se çfarë do të thotë të shkosh dhe të konsumosh një drekë me Kristianon./Panorama Sport/

Tags: futbollKristiano Ronaldo”sekrete

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

Analistët për zgjedhjet në Kosovë: Problemet mbeten pak shpresë për zgjidhje

Lindi fëmijën pak ditë më parë, 28-vjeçarja ndërron jetë nga koronavirusi

Kush janë godinat më të vjetra në botë, që janë ende sot në përdorim







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

by mirseda
09:25 | 05/06/2026
0

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli,...

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026

Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën nga çobani.

09:13 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com