Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ka një arsye të madhe pse kemi rënë në këtë zullum

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Mos hapja e negociatave/ Zekthi: Shqipëria nuk e meriton që të hyjë në BE

Nga Fitim Zekthi

Është e pamundur të mos e çosh mendjen te natyra e njeriut teksa sheh se si dhuna, armët apo vrasja përdoren për të zgjidhur çështje nga më të rëndomtat, se si merret jeta e shumëkujt në mënyrën më të lehtë dhe më të dhimbshme. Është e pamundur të mos e çosh mendjen te natyra e njeriut kur sheh se si një pjesë e madhe e shoqërisë sonë ka marrë një turravrap të çmendur drejt pasurisë dhe fitimit pa marrë parasysh asnjë normë morale, asnjë kufizim njerëzor dhe ligjor duke e kthyer paranë në objektin e vetëm të kultit që rregullon apo drejton jetën e tyre. kur sheh se si një pjesë e madhe e shoqërisë sonë ka marrë një turravrap të çmendur drejt pasurisë dhe fitimit pa marrë parasysh asnjë normë morale, asnjë kufizim njerëzor dhe ligjor duke e kthyer paranë në objektin e vetëm të kultit që rregullon apo drejton jetën e tyre.

Nuk mund të mos mendosh për natyrën njerëzore kur sheh se si shumë njerëz janë të pushtuar nga një epsh aq i madh pushteti sa nuk lenë intrigë pa bërë, nuk lënë rrenë pa përhapur, braktisin edhe nderin dhe familjet e tyre, paguajnë, shesin dhe blejnë gjithçka që mundin vetëm e vetëm të bëhen deputetë apo ministra. Trazime të forta për natyrën e njeriut shkakton edhe vaniteti i rëndë i një pjese të madhe të shoqërisë, veshja me qëllim vetëm rënien në sy, harbimi i tmerrshëm narcizist, ushqimi i epshit seksual duke mos pyetur për dinjitet dhe familje, shdnërrimi në qenie që nuk kanë asgjë përveç biologjisë.

Është e pamundur të mos e çosh mendjen te natyra njerëzore kur sheh Kryeministrin që për mbi dy orë grindet, vetëlavdërohet, kritikon, shan të tjerët, tall gazetaren, përçmon opozitën, bën sikur punon për Shqipërinë dhe popullin ndërkohë që ekonomia është në vështirësi të mëdha, ka papunësi dhe varfëri në rritje, ka rënie të konsumit, ka akuza të rënda se ministrat po fitojnë tendera dhe qeveria është zhytur në korrupsion.

Është po ashtu e pamundur t’i ikësh kësaj pyetjeje kur sheh Kryeministrin që për shkak të narcisizimit dhe tërheqjes së vëmendjes, edhe në ditë më të këqija të vendit, vishet me lloj-lloj pantallonash apo atletesh, këmishash apo bluzash në një kohë që detyra kërkon një veshje normale solemne si kudo në botë, në një kohë që në vend vriten njerëz kot, vdesin fëmijë nga aksidentet, mbërrijnë kuintalë me kokainë nga Amerika e Jugut, blihen vota, futen në kuvend njerëz që vijnë nga trafiku i drogës etj.

Kësaj panorame i shtohen fjalimet, sulmet apo talljet e Taulant Ballës dhe Erion Braces ndaj opozitës, i shtohet nevoja për të rënë në sy e deputetëve injorantë dhe e deputeteve të bukura që gjithnjë e gjejnë një mënyrë për t’ia dalë. Ky realitet është më real sesa realiteti i vërtetë për ta. Derisa në qendër të botës ata kanë veten. Për ta, uji, balta, skamja, papunësia, sëmundja, pamundësia për paguar ilaçet, dhuna e Policisë e Tatimorëve, vrasjet në plazhe, aksidentet etj. nuk ekzistojnë.

Pyetjet mbi njeriun janë aty, janë të ankthshme, edhe kur sheh që dikush vret nga pija, vret gruan apo fëmijët, trafikon drogë dhe femra, vjedh shkrime dhe paturpësisht i boton si të tijat, madje edhe mundohet të justifikojë, blen doktoraturë, diplomë, post etj.

Mendimtarë të shumtë, tekste filozofike, teologjike etj. kanë folur gjatë mbi natyrën e njeriut. Nisur nga dhuna e madhe, luftërat, mizoritë, kampet e përqendrimit, perversionet, vrapimi pas epsheve shumëkush mund të priret të mendojë se njeriu është në fakt një egërsirë. Në kohët moderne këtë pikëpamje e mbrojtën mendimtarë të shquar si Freud, Nitzsche etj. Ndërkohë që ata që janë quajtur humanistë e besojnë njeriun të mirë, e ngrenë atë në gjendjen engjëllore. Mendimi më zotërues veçanërisht në besimet fetare (sidomos atë islam) është se njeriu qëndron në mes, se gjendet mes djallëzores dhe engjëllores dhe se ka potencialin të shndërrohet në njërën nga të dyja. Pikërisht kjo gjë e bën njeriun të jetë një nga krijesat më të veçanta.

Ndryshe nga engjëjt, bimët, pemët, kafshët etj. njeriu mund të zgjedhë të jetë i mirë ose i keq. Ai mund të jetë i dhembshur në rastin që zgjedh të jetë mizor, ai mund të jetë shkatërrimtar, agresiv i dhunshëm në momentin kur ne presin që ai të jetë i mirë dhe fisnik. Njerëzit mund të përpiqen të nxënë, studiojnë dhe bëjnë punë shumë të mira por ata mund të rrinë kot, të tallin të tjerët, të bëhen idiotë dhe të mos kenë asnjë dëshirë të sillen sikur kanë diçka tjetër veç mishit. Mund të jenë inteligjentë, njerëz që mendojnë, arsyetojnë ose mund të jenë kokëboshë nga ata që janë lëndë e parë e asaj që Hanah Arendt e quante banaliteti i së keqes (ky lloj njeriu prodhoi monstrat që kryen krimet në komunizëm dhe fashizëm).

Pra, njeriu mund të jetë mëkëmbës i Zotit në tokë i ngarkuar me detyrën e dëshmimit të Tij dhe me mbrojtjen e së drejtës dhe të së mirës. Kjo është pika, në të cilën njeriu është krijesë e veçantë e Zotit dhe këtij njeriu i janë përulur edhe engjëjt. Fetë e mëdha monoteiste besojnë se ky është njeriu, të cilit i ka folur Zoti përmes zbulesës dhe profetëve dhe kjo është krijesa që Ai do dhe mbron. Nga ana tjetër gjendet njeriu lakmitar, i pangishëm, shkatërrues, epshndjekës dhe jo inteligjent që mund të shkatërrojë veten, por mund të dëmtojë deri në shkatërrim edhe krijimin. Misteri i vullnetit të lirë, misteri i pyetjeve madhore si zgjedh dhe çfarë zgjedh njeriu, krijon pa ndalur një gjendje konstante tensioni, gjendje që e dallon njeriun nga pjesa tjetër e krijimit. Ka një dinamikë të vazhdueshme, e cila është shtrati ku inteligjenca dhe vullneti i lirë e çon njeriun drejt mirësisë, së ndershmes, së drejtës apo drejt vesit, vetëkënaqësisë, vetëlavdërimit, pangopjes etj.

Sigurisht, njeriu nuk është engjëll, por nuk është as djall dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ai është aq i veçantë. James Madison, një nga etërit themelues të SHBA-së dhe një filozof i rrallë i ligjit, thotë se në qoftë se njerëzit do të ishin engjëj nuk do të na duheshin as ligje, as rregulla, as institucione,, nuk do na duhej asgjë. Në qoftë se njerëzit do të ishin engjëj ata nuk do të ngarkoheshin me detyrën e përdorimit të inteligjencës dhe të vullnetit të lirë për të kërkuar të mirën dhe të vërtetën. Ky është fati i njeriut, një fat që e fut atë në një zinxhir të madh qeniesh.

Pra, njeriu nuk është egërsirë, por ai ka mundësinë të jetë edhe më i keq se një egërsirë. Një egërsirë nuk ka vullnet të lirë dhe nuk ka as inteligjencë si ajo e njeriut. Një egërsirë udhëhiqet nga nevojat dhe dëshirat fizike. Duke keqpërdorur ose mospërdorur inteligjencën dhe duke rënë te dëshirat dhe nevojat fizike, njeriu mund të bëhet më keq se një kafshë. I takon të zgjedhë. Përderisa vetëm njeriu mund të zgjedhë mes të mirës dhe keqes atëherë vetëm për të ekziston shpërblimi dhe ndëshkimi. Gjithë thelbi qëndron te përdorimi i drejtë i vullnetit të lirë dhe i inteligjencës. Është e qartë se gjendja e sotme në Parlament, politikë, ekonomi, shkolla, spitale dhe kudo mund të jetë shumë më mirë vetëm duke përdorur inteligjencën dhe vullnetin e lirë. Është poshtërim i madh për njeriun kur ai sillet si kafshë dhe jeta që ai bën si i tillë është një tmerr, pavarësisht nga çfarë duket./panorama.al

Tags: Fitim Zekthikryeministriopinion

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
I këputi këmbën, si i shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejtorit të policisë 

I këputi këmbën, si i shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejtorit të policisë 

Jeta e Xhon Travoltës në 16 pika, origjina siçiliane dhe Kisha e Shenjtologjisë

Jeta e Xhon Travoltës në 16 pika, origjina siçiliane dhe Kisha e Shenjtologjisë

SHBA/ Biden: Irani ta harrojë armën bërthamore sa të jem unë President!

SHBA/ Biden: Irani ta harrojë armën bërthamore sa të jem unë President!

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com