Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar se ish-ministri Tahiri mund të tentojë të prishë provat që e implikojnë në trafikun e drogës.
Këtë e pranoi vetë prokurori Hajdarmataj, i pyetur nga Alibeaj.
Hajdarmataj: Kemi regjistruar emrin e Tahirit si person nën hetim.
Alibeaj: Cilat janë veprat penale?
Hajdaramataj: Trafik i lëndëve narkotike, korrupsion pasiv, parashikuar nga neni 260 i kodit penal.
Alibeaj: Nëse nuk cenojmë sekretin shtetëror, bazuar në provat që keni, eksiton dyshimii arsyeshëm që tahiri të prishë provat dhe të kryejë një vepër penale tjetër?
Hajdarmataj: Sigurisht që kemi dyshimin se mund të jemi para këtyre rasteve. Kemi filluar një hetim duke e mbajtur ndoshta në fshehtësi të plotë për shkak të një implikimi të gjerë të punonjësve të policisë,. Tahiri ka qenë min i Brendshëm dhe në çdo fazë ndaj këtij personi, ka të dhëna dhe prova. Me marrjen në dijeni, mund të ndodhë që t’i shmanget dënimit./ Tirana Today