Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

BE ka frikë nga konfliktet; Mban në këmbë kryeministrat e korruptuar të Ballkanit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
BE ka frikë nga konfliktet; Mban në këmbë kryeministrat e korruptuar të Ballkanit

Nga Marko Kmezić,“europeanwesternbalcans”/Problemet serioze në aspektin e demokracisë dhe lirisë së mediave, mund të vërehen në të gjithë rajonin gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, BE-ja ka mbetur tejet e heshtur ndaj këtyre zhvillimeve, madje edhe kur përballet me dëshmi konkrete, si në rastin e skandalit të përgjimeve në Maqedoni, apo incidentit të Savamalës në Serbi.

Marko Kmezić

Kjo krijon përshtypjen se Brukseli është i gatshëm të ofrojë mbështetje të jashtme ndaj regjimeve, që kanë mangësi të konsiderueshme në drejtim të qeverisjes demokratike, për hir të premtimit (të rremë) të stabilitetit. Ky shkëmbim i stabilitetit, qëndrueshmërisë së jashtme në kurriz të çështjeve të demokracisë, mund të quhet “stabilitokraci”.Në një kontekst rajonal, kjo praktikë ka çuar në krijimin e një lloji të ri sistemesh politike jo liberale, që zyrtarisht janë të angazhuara për integrimin e vendit në BE, dhe e kanë të brendësuar diskursin e reformave, por në praktikë vazhdojnë të qeverisin përmes rregullave informale dhe klientelizmit, dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë të ofrojnë stabilitet përkundrejt BE-së, qoftë në paqtimin e çështjeve rajonale, sikurse janë marrëdhëniet dypalëshe, apo edhe në lidhje me sfidat e jashtme, sikurse janë flukset e refugjatëve.

Gjithësesi, këto oferta janë mashtruese, pasi mungesa e demokracisë në rajon, është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë. Stabilitokracitë gjysmë-autoritare, janë të gatshme të shkaktojnë por edhe menaxhojnë paqëndrueshmërinë me fqinjët e tyre, ose përkundrejt të tjerëve – opozitës apo pakicave – për hir të sigurimit të një rendi të vazhdueshëm.

Paradoksalisht, nëse gjërat vazhdojnë kështu siç janë, Ballkani Perëndimor do të përfundojë jo vetëm me më pak demokraci liberale, por edhe më pak stabilitet, dhe kjo është arsyeja pse prirja e promovimit të stabilitokracitë duhet të përmbyset. Pas viteve të rënies demokratike, qeveria e re maqedonase që mori detyrën në majin e këtij viti, shënoi jo vetëm transferimin e parë demokratik të pushtetit në rajon në 4 vitet e fundit, por edhe një ndërprerje të dukshme me suksesin e sundimit autokratik në Ballkanin Perëndimor.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor 2017, e certifikuan ndryshimin e qeverisë, dhe i dhënë jo vetëm mbështetjen e nevojshme, por qartësuan gjithashtu se pas një dekade të sundimit autoritar, klientelizmit dhe nacionalizmit, shumica e qytetarëve mbështesin një kurs politik të ndryshëm.

Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian, të mësojë leksionet nga përvoja maqedonase. Së pari, në kundërpërgjigje ndaj kapjes së shtetit në disa vende të Ballkanit, modeli maqedonas, që nënkupton një veprim të bashkërenduar të një koalicioni të gjerë opozitar që do të rrëzojë regjimin autoritar me anë të zgjedhjeve, të monitoruara nga shoqëria civile, dhe me një lëvizje sociale në shkallë të gjerë, dhe me BE-në dhe SHBA-në si ndërmjetësues, po bëhet gjithnjë e më shumë rruga e vetme drejt ripërtëritjes së sundimit demokratik në rajon.

Së dyti, dështimi më i madh i revolucioneve zgjedhore në vitet 2000, ishte dështimi për të ndërtuar dhe respektuar institucionet dhe rregullat. Nga Milorad Dodik në Republikën Srpska në vitin 2006, deri tek Vuçiç në 2012-ën, shumë shpesh shpresa e aktorëve perëndimorë u mbështet tek gjetja e partnerit tjetër të besueshëm reformist. Rezultati ka mbështetur gjeneratën aktuale të liderëve të dorës së forte në rajon, të cilët flasin për reformat vetëm kur u leverdis atyre, por duke ndërtuar një sistem të personalizuar të kontrollit të pushtetit.

Çelësi për ndryshimet e qëndrueshme, qëndron tek forcimi i institucioneve mbi njerëzit, dhe ndërtimi i institucioneve profesionale dhe transparente, të afta për të thyer fuqinë e rrjeteve të patronazhit, të cilat janë rripat kryesore të transmisionit, ndërmjet politikës dhe qytetarëve në të gjithë rajonin.

Së treti, një ndryshim i qëndrueshëm kërkon gjithashtu një lloj të ri të politikës së partisë. Deri më sot, shumica e partive në rajon, janë thellësisht të pabesueshme, dhe garojnë në zgjedhje për të gjetur një punë, dhe jo për të përmbushur ndonjë angazhim politik. Grupimet politike në Parlamentit Evropian, duhet të përdorin ndikimin e tyre për t’iu kujtuar homologëve të tyre ballkanikë, angazhimin e tyre për të respektuar vlerat evropiane, duke përfshirë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Së fundmi, pas ndryshimit të pushtetit, interesi i BE-së për rezultatin jetik të reformave nga ekspertët e OJQ-ve, dhe ndihma për shoqërinë civile zbehet. Është me rëndësi që nxitësit ndërkombëtarë të demokracisë, të ruajnë mbështetjen e tyre për përfshirjen e shoqërisë civile dhe lëvizjeve sociale, në një përpjekje për të krijuar presion mbi qeveritë e reja, për të qeverisur më mirë dhe në një mënyrë më transparente. Përveç kësaj, duhet të bëhen përpjekje për të mbështetur nismat konstruktive edhe në nivel lokal.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ballkanitbekembekorruptuarkryeministrat

TË LIDHURA

S’ka më dyshime! Vesa Luma vulos lidhjen me Big Bastën
Showbizz

S’ka më dyshime! Vesa Luma vulos lidhjen me Big Bastën

19:59 | 08/05/2025
Chris LaCivita pjesëmarrës në takimin e PD-së në Shkodër
Aktualitet

Chris LaCivita pjesëmarrës në takimin e PD-së në Shkodër

19:24 | 08/05/2025
Rama surprizon në Vlorë: Këndon për herë të parë në fushatë me Noizyn
Aktualitet

Rama surprizon në Vlorë: Këndon për herë të parë në fushatë me Noizyn

19:03 | 08/05/2025
Next Post
Të miturit shqiptarë braktisin familjet, izolohen në Francë

Të miturit shqiptarë braktisin familjet, izolohen në Francë

Rama amniston shkelësit e ligjit: Përfituan nga qeveria teknike

Rama amniston shkelësit e ligjit: Përfituan nga qeveria teknike

Foto Lajm/ Bashës i shkëlqejnë këpucët, fëmijët e Kamzës në mes të ujit

Foto Lajm/ Bashës i shkëlqejnë këpucët, fëmijët e Kamzës në mes të ujit

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

15:50 | 03/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

S’ka më dyshime! Vesa Luma vulos lidhjen me Big Bastën
Showbizz

S’ka më dyshime! Vesa Luma vulos lidhjen me Big Bastën

by mirseda
19:59 | 08/05/2025
0

Para se të bëhet pjesë Big Basta në ‘Ferma Vip’, është përfolur në mediat rozë se martesa...

Chris LaCivita pjesëmarrës në takimin e PD-së në Shkodër

Chris LaCivita pjesëmarrës në takimin e PD-së në Shkodër

19:24 | 08/05/2025
Papa i ri është Kardinali Robert Prevost

Papa i ri është Kardinali Robert Prevost

19:21 | 08/05/2025
Rama surprizon në Vlorë: Këndon për herë të parë në fushatë me Noizyn

Rama surprizon në Vlorë: Këndon për herë të parë në fushatë me Noizyn

19:03 | 08/05/2025
Gjilani jep lajmin: Futbollisti shqiptar në spital pas dëmtimit të rëndë

Gjilani jep lajmin: Futbollisti shqiptar në spital pas dëmtimit të rëndë

19:01 | 08/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com