Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Jorida Tabaku: PD bën pakt jetëgjatë me LSI-në me një kusht

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Jorida Tabaku: PD bën pakt jetëgjatë me LSI-në me një kusht

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku pranon se përpos manipulimit të votës, fitorja e PS me 74 deputetë është edhe për faj të PD-së.

Teksa bën thirrje për bashkim të kapaciteteve të PD-së në përballjen ndaj kësaj qeverisjeje, sipas saj, të lidhur me krimin dhe korrupsionin, Tabaku shprehet se e sheh jetëgjatë paktin me LSI-në, me kusht nëse kjo e fundit vazhdon betejën opozitare kundër qeverisë “Rama”. 

Në një intervistë për GSH, Tabaku tha:

“Bashkëpunimi është në varësi të betejës që LSI ka ndaj qeverisë dhe për një opozitë të fortë. Nëse LSI apo cilido element tjetër politik është i bindur në këtë kauzë, është më se i mirëpritur, por kauzave duhet t’i shkohet deri në fund dhe jo si në rastin e çmimit të ujit në Tiranë, ku “rastësia” apo “padija” luajtën rolin e tyre në teatrin qesharak, që panë qytetarët e Tiranës. Disa parti janë zot në opozitë si rezultat i votës e disa të tjera të detyruara. Opozita reale e vendit nuk ka nevojë as të emërohet, as caktohet; opozita vepron në Kuvend e jashtë saj dhe vepron edhe me vendimmarrje”.

Gjithashtu, Tabaku pranoi se bashkimi i dy ministrive (Ekonomisë dhe Financave) dhe Doganës me Tatimet në një drejtori janë një zgjidhje e mirë e qeverisë Rama 2, ndërsa shtoi se “përfshirja e Ministrisë së Punës me atë të Ekonomisë dhe Financave është një tentativë për të akumuluar pushtet tek ministri i riemëruar dhe jo një përpjekje për të zgjidhur problemin e punësimit”.

Zj.Tabaku, qeveria e re nisi punën për një mandat të ri katërvjeçar. Si i shikoni emrat e ministrave të kabinetit “Rama 2”?

Kabineti është një përpjekje e trishtë për të kontrolluar pa shumë mund të gjithë atë pak autonomi që kemi ndërtuar në këto 2 dekada e gjysmë shtetbërje si dhe një mungesë e qartë vizioni për prioritetet e vendit. Po të shihni emërimet apo riemërimet janë qoka personale të kryeministrit dhe akoma më keq, vazhdimi i politikave të mbrapshta të tij në katër vitet e para. Kemi ministra të koncesioneve, ministra që kanë lëshuar fletën e bardhë tek oligarkët për të ndërtuar ligjet siç i duan ata, ministra që kanë dhënë leje për të ndërtuar në zonat turistike që mund të mbroheshin, ministra që kanë rënduar xhepat e qytetarëve duke e justifikuar rritjen me propagandën e barazisë së taksës. Në pak fjalë, janë thjesht arnime që nuk e ndryshojnë thelbin e asaj që ndodhi në katër vitet e shkuara.

Si e konsideroni strukturën e re të qeverisë dhe për çfarë do u kërkojë llogari PD-ja ministrave në parlament?

Në një këndvështrim të përgjithshëm duket sikur kryeministri ka vepruar si një kryetar qeverie i një force të djathtë. Ulja e numrit të ministrive, rritje efiçence e kështu me radhë. Mirëpo nuk është kjo arsyeja e vërtetë që qëndron pas kësaj lëvizjeje të kryeministrit. Po të vini re, ndryshe nga qasja e djathtë për një qeveri të vogël, sot është propozuar një qeveri me më pak ministri, por me një centralizim më të frikshëm në duart e disa individëve. Janë propozuar krijimi i disa ministrive të parëndësishme dhe të padobishme e nga ana tjetër është propozuar shkrirja e ministrive prioritare për vizionin dhe strategjinë kombëtare. Numri i punonjësve është më i lartë, aq më shumë ku mjaft drejtori centralizohen dhe vendosen më në kontroll të kryeministrit, duke mos pasur si synim një shtet më të vogël dhe më pak kokëçarje burokratike, por në themel të debatit është një shtet më i centralizuar, më shumë pushtet nën burokracinë e kontrolluar

Në ç’kuptim?

Kryeministri pretendon ta ndajë vendin në katër zona zhvillimi, mirëpo nuk ka asnjë studim se çfarë përfiton vendi nga kjo ndarje. Ka vetëm një peng të kryeministrit lidhur me reformën territoriale, por asnjë studim që të reflektojë efiçencën e kësaj ndarjeje. Ndërkohë që nga ana politike ka më së shumti një përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme, e cila vetëkuptohet, do të ndë- rhyjë vend e pa vend për të ndërtuar politikat rajonale, duke na kthyer edhe një herë në një betejë të kaluar me centralizimin. Së dyti, propozimi për shkrirjen e drejtorive na është ofruar me argumente jo vetëm naive, por mbi të gjitha të paqëndrueshme. Le të marr shembullin e bashkimit të ATP, ZRPP dhe ALUIZNI-t, që zoti Peleshi na fton t’i shohim nën një ombrellë me argumentin e shmangies së burokracisë. Nëse shqetësimi i qeverisë është burokracia, atëherë mundet fare kollaj që qeveria e re të shpenzojë një shumë të buxhetit për të dixhitalizuar proceset burokratike dhe për të përmirësuar komunikimin ndërmjet drejtorive.

Por duke qenë se Ministria e Inovacionit nuk qe vetëm se një qokë familjare për katër vjet, nuk ka përse të prodhojmë një nonsens logjik, duke futur në një drejtori disa entitete që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. ATP duhet të merret me kthimin dhe trajtimin e pronës tek pronarët, ZRPP me regjistrimin e kësaj prone, ndërkohë që ALUIZNI me legalizimin e një prone të marrë në mënyrë të kundërligjshme dikur dhe sot duhet ligjëruar. A ka ndonjë pikë lidhëse në këtë mes? Asnjë! I njëjti problem qëndron edhe për ministritë, të cilat bashkohen apo zhduken nga qarkullimi për t’u lënë vendin disa ministrive të padobishme dhe tërësisht jofunksionale. Bashkimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave është një zgjidhje e mirë, në këndvështrimin tim, sikundër është edhe dorëzimi i kryeministrit Rama para propozimit tonë për bashkimin e Doganave dhe Tatimeve në një drejtori të madhe. Mirëpo, përfshirja e Ministrisë së Punës me atë të Ekonomisë dhe Financave është një tentativë për të akumuluar pushtet tek ministri i riemëruar dhe jo një përpjekje për të zgjidhur problemin e punësimit. Në shumicën e vendeve të BE, Ministria e Punës qëndron e veçantë për të ndjekur politika të veçanta, por edhe sepse ka nën kontroll disa institucione varësie të një rëndësie të veçantë.

Tags: intervisteJorida Tabakupakti me LSI

TË LIDHURA

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Next Post
Çështja e atentatit ndaj Tom Doshit, shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Lartë

Çështja e atentatit ndaj Tom Doshit, shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Lartë

Presidenti Thaçi niset drejt SHBA-ve, pritet të takohet me Donald Trump

Presidenti Thaçi niset drejt SHBA-ve, pritet të takohet me Donald Trump

Shqipëria ende larg Evropës, qeveria e kriminalizuar mban peng vendin   

Shqipëria ende larg Evropës, qeveria e kriminalizuar mban peng vendin   







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com