Jon Harrison, një veteran i Forcave Ajrore Britanike, u angazhua në vitin 1999 në Luftën e Koshares mes UÇK-së dhe forcave serbe. Ai hyri në Kosovë nga Shqipëria në muajin mars, dhe trajnoi qindra luftëtarë shqiptarë me metodat e luftës guerrile.
Ai kishte luftuar më herët kundër serbëve në Kroaci dhe Bosnje. Për këtë arsye, serbët i torturojnë dhe vrasin në vitin 1994 bashkëshorten boshnjake që ishte shtatzënë, dhe gjithë familjen e saj. Sipas vetë dëshmisë së Harrison, së bashku me njësinë kroate, ai u hakmor në një mënyrë ekzemplare, duke vrarë së bashku me miqtë e tij në kohë të ndryshme të 33 serbët, që ishin përgjegjës për atë masakër.
Për kontributin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës, ai u dekorua në vitin 2007 me urdhrin “Adem Jashari”’. Harrison mbetet edhe sot shumë i lidhur me Kosovën. Tre vite më parë kur u diagnostikua me një sëmundje tumorale, shprehu dëshirën që kur të vdesë të varroset jo në atdheun e tij në Britani, por pikërisht në Kosovë./ TIRANA TODAY