Angelina Jolie ka qenë gjithmonë për një familje të madhe. Aktorja është nënë e gjashtë fëmijëve, nga të cilët tre janë të adoptuar. Por mesa duket, së shpejti një anëtar i ri do ti shtohet familjes së saj.
Burimet pranë aktores thonë se ajo po planifikon adoptimin e fëmijës së saj të shtatë.
Burime për revistën “OK!” kanë bërë me dije planet e aktores, për t’i shtuar familjes së saj një pjesëtar të ri. Sipas këtyre burimeve, ylli i kinematografisë mendon se ky është një vendim shumë i mirë për t’u marrë tani që fëmijët e tjerë janë më të rritur.
Duke qenë se Angelina ka dëshirë t’i ofrojë një jetë më të mirë vogëlushëve në mbarë botën, thuhet se këtë herë po mendon të adoptojë një fëmijë nga Siria.