Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Jo veç Serbisë, Kosova “kërcënon” me reciprocitet edhe shtetet e tjera

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Jo veç Serbisë, Kosova “kërcënon” me reciprocitet edhe shtetet e tjera

Albin Kurti, pak para se të bëhej kryeministër i Kosovës, pati thënë se reciprociteti me Serbinë do të jetë çështje ditësh apo javësh, e assesi çështje muajsh se kur do të vendosej, pasi ai të vinte edhe një herë në pushtet.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, pati thënë Kurti.

Tani kur Qeveria e Kosovës po drejtohet nga Albin Kurti, “kërcënimi” me reciprocitet ka nisur të bëhet, jo vetëm për Serbinë por edhe për shtetet të tjera. Mirëpo, ende nuk ka ndonjë datë se kur do të vendosen këto masa. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, duke shtuar se varet nga parimet.

“Reciprociteti nuk është nocion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor për shtetet. Këtë askush nuk mund ta kontestojë, ne jemi të interesuar për barazi te shtetet, i cili të garantojë që qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Askush nuk duhet të ndihet në siklet nga reciprociteti. Si këto vendime që janë marrë shumë të rëndësishme, vlerësoj, se do të ketë në ditët në vazhdim, nuk ka një datë të caktuar”.

Kryeziu ka thënë se askush nuk duhet të ndihet në siklet, pasi nëpërmjet reciprocitetit, ajo çfarë dëshiron Qeveria të garantojnë është barazi për qytetarët e Kosovës.

“Një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara. Ky veprim është obligim i qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të shtetit të Kosovës”.

Edhe presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, pati deklaruar se reciprociteti është baza më e shëndoshë e ndërtimit të raporteve, në veçanti tregtare dhe ekonomike, ndërmjet shteteve.

“Natyrisht që ajo që mund të pritet është se ne do të sillemi në mënyrë reciproke për ta mbrojtur dinjitetin e shtetit tonë. Për këtë ne do të ulemi me partnerët tanë, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Europian, që kanë qenë ndërmjetësues të këtyre marrëveshjeve, për t’i bindur që kjo është rruga e drejtë, për të arritur barazi, jo vetëm në raport me Serbinë, por siç e thash, për ta mbrojtur dinjitetin shtetëror mbi të gjitha”.

Reciprociteti prek bizneset

Masa e reciprocitetit në fushën e tregtisë, nëse vendoset nga Qeveria e Kosovës, të parët që do të mund t’i prekte janë kompanitë e Kosovës, të cilat furnizohen jashtë vendit me lëndë për prodhimin e tyre. Pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se çdo veprim që merr qeveria, duhet të reflektojë edhe interesat e ekonomisë së vendit.

“Çdo reciprocitet e dëmton në radhë të parë ekonominë prodhuese, sepse shumica e materialeve me reciprocitet që bazohen prodhuesit, e kanë bazën, për fat të keq, në Serbi. Edhe nëse merret një vendim i tillë, duhet dhënë afat 30-ditor, në mënyrë që prodhuesit të gjejnë rrugë të tjera të bashkëpunimit, edhe pse bashkëpunimi ekonomik mes shteteve të rajonit është vështirësuar shumë, për shkak të pandemisë dhe kërkesave të mëdha”. Kelmendi thotë se para çdo vendimi për masa reciprociteti duhet të analizohen edhe pasojat që mund të sjellë ai.

Marrëdhëniet e vështira Shqipëri-Kosovë

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që ka nisur më 2011, janë arritur një sërë marrëveshjesh, nga lëvizja e lirë e njerëzve e mallrave deri te njohja e targave të automjeteve. Kompanitë e Kosovës, jo rrallëherë kanë pasur vështirësi që të transportojnë mallrat e tyre në Serbi, për shkak se autoritetet ose nuk ua kanë njohur targat e makinave, por edhe kanë pasur probleme me njohjen e dokumentacionit të mallrave, ku figuron termi “Republika e Kosovës” si dhe vulat e lëshuara nga Kosova.

Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina.

Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars 2020, taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Sfida e madhe, ulja në tavolinë me Serbinë

Sfida më e madhe e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij është dialogu me Serbinë, ndonëse kryeministri nuk e konsideron këtë çështje prioritet të tij. Ai beson se qytetarët e kanë zgjedhur t’u marrë më shumë me çështjet e tjera, ndër të cilat ai përmend menaxhimin e pandemisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Gjithmonë do të kërkoj edhe më shumë. Ne duhet ta forcojmë shtetin tonë. Nuk po them që të mos dialogojmë me Serbinë, por kjo nuk është ndër prioritetet e para. Së dyti, Serbia na ka borxh. Jam i gatshëm të dëgjoj kërkesat për të drejtat dhe nevojat e serbëve në Kosovë, mirëpo nuk mund të dëgjoj vajtimet dhe piskamat në Beograd, se si paska humbur shteti serb Kosovën në kohën e (Sllobodan) Millosheviqit.

Nuk mund të kem kurrfarë mirëkuptimi për këso lloj vajtimesh. Kur thuhet se ‘çka ofroni ju’, mendohet të kompensohet Serbia për humbjen e Kosovës. Jo. Serbia na ka borxh për krimet këtu, të kryera gjatë luftës, pra krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe të gjenocidit. Unë Serbisë do t’ia kërkoj borxhin”, ka thënë Kurti.

Kthimi i reciprocitetit mund të përdoret nga Serbia si shkak për të mos u ulur në tavolinën e bisedimeve. Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, tha se paralajmërimi për vendosjen e masave reciproke nga ana e Kosovës “është një përpjekje për t’iu adresuar Serbisë në gjuhën e ultimatumeve dhe të shantazheve”.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta lejojë këtë. Qeverisë së Kosovës tashmë i bërë thirrje nga Bashkimi Europian që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë pa vonesa dhe pa pengesa.

Taksa doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina u vendos në nëntorin e vitit 2018, nga qeveria e kaluar e Kosovës e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Vendimi i qeverisë së kaluar u pa më pas si pengesë për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte tërhequr nga tavolina e bisedimeve, duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje. Një pjesë madhe e marrëveshjeve nuk janë zbatuar ende ose janë zbatuar pjesërisht.

Tags: kosovareciprocitetSerbia

TË LIDHURA

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president
Rajoni

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

14:20 | 22/05/2025
Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros
Aktualitet

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

08:41 | 22/05/2025
Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb
Kosovo

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

18:54 | 21/05/2025
Next Post
A do të kemi zgjedhje të pakontestuara? Ja si përgjigjet Celibashi

A do të kemi zgjedhje të pakontestuara? Ja si përgjigjet Celibashi

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Kurba e koronavirusit mbetet e ulët, 5 viktima në 24 orët e fundit

Turqia nis ofensivë ushtarake në veri të Irakut

Turqia nis ofensivë ushtarake në veri të Irakut

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta
Aktualitet

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta

by mirseda
18:59 | 22/05/2025
0

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në...

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

18:57 | 22/05/2025
Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

18:34 | 22/05/2025
U vra me breshëri plumbash, identifikohet autori i atentatit ndaj Altin Arapajt

U vra me breshëri plumbash, identifikohet autori i atentatit ndaj Altin Arapajt

18:33 | 22/05/2025
Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

18:22 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com