A do të kemi zgjedhje të pakontestuara? Ja si përgjigjet Celibashi

Në 30 vite demokraci, zgjedhjet në vend janë zhvilluar me një klimë të tensionuar politike, dhe shpeshherë kanë qenë të kontenstuara.

Por, a do të jenë zgjedhjet e nesërme të qeta e të pakontestuara, apo do të vijohet sërish me mospranimin e rezultatit.

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë”, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi u shpreh se atmosfera politike është e ndezur, dhe situata nuk është e qetë.

Sipas tij, politikani në Shqipëri nuk duhet ta përjetojë humbjen si dramë, qoftë personale apo politike.

Ilirjan Celibashi: ”Nuk mund të themi që situata është rozë. Shohim ligjërimin politik dhe zgjedhor të udhëheqjes politike, nuk është për të gjithë kështu, në përgjithësi atmosfera është e ndezur dhe antagoniste. Të  bën të mendosh që do jetë e vështirë për humbësin e zgjedhësve të pranojë me qetësi e xhentilesë, nuk është dramë e madhe të humbësh zgjedhje. Kanë humbur liderë të shquar botërorë, janë me qindra raste kur dikush që ëshët menduar fitues, i ka humbur dhe s’ka qenë dramë. Shpresoj që humbësi në Shqipëri mos e përjetojë si dramë as personale as politike. Nëse të gjithë e marrin me qetësi, apo dhe me një lloj kurioziteti se kush fiton, do të jetë klimë e mirë dhe e qetë. Më duket si ligjërim për Norvegji apo Danimarkë, po kështu më vjen ta them.”