Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Jeta e një komuniteti të veçantë rus në Alaskën e SHBA-së

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Jeta e një komuniteti të veçantë rus në Alaskën e SHBA-së

Viti 2017-të, shënon 150 vjetorin e shitjes së Alaskës nga Rusia. Shtetet e Bashkuara e blenë këtë territor që tani është një nga shtetet më të mëdha amerikane për nga sipërfaqja, por jo nga numri i banorëve.

Alaska tani ka rreth 700 mijë banorë, dhe ne mesin e tyre është një grup me një histori unike si nga feja, ashtu edhe nga zona ku kanë ndërtuar jetën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya na sjell historinë e një grupi refugjatësh rusë të cilët u vendosën në këtë territor që dikur kontrollohej nga Rusia.​

“Ishte e gjitha zonë e shkretë, ne filluam nga e para. Dhe pastaj filluan të vinin amerikanët. Atyre u pëlqen kjo zonë, pasi është e qetë, ka shumë pak njerëz dhe jo shumë makina. Irina, të cilën banorët e thërrasin “Nëna Irina” i takon grupit të ashtuquajtur “Besimtarët e Vjetër”, paraardhësit e të cilëve u ndanë nga Kisha Ortodokse Ruse në shekullin e 17-të. Pastaj, rreth 50 vjet më parë, disa nga besimtarët e këtij grupi erdhën këtu në Amerikë, në Alaskën jugore, në gadishullin Kenai, ku themeluan një fshat të quajtur Nikolaevsk. Paraardhësit e tyre kishin ikur më parë nga komunizmi due u zhvendosur brenda Rusisë dhe më pas në Kinë”-shkruan VOA.

Me ardhjen e komunizmit, në fillim ishte mirë, por pastaj filluan të vinin në kasollet tona dhe merrnin gjithçka. Njerëzit tanë kanë pasur familje të mëdha, njësoj si ne tani, pra kishin shumë fëmijë për të ushqyer. Ata vinin dhe na merrnin të gjitha gjërat.

Në Nikolaevsk jetojnë pak më shumë se 300 njerëz. Burrat, të cilët mbajnë mjekërr dhe vishen me këmisha ruse, merren me peshkim, ose me ndërtimin e anijeve.

“Kemi ndërtuar mbi 100 anije. Ato janë të qëndrueshme dhe funksionale. Në vend që të porosisin anije të reja, njerëzit thjesht i shesin ato. Por ne ende ndërtojmë disa anije të reja.” Gratë veshin fustane tradicionale ruse që i qepin vetë. Veshjet plot ngjyra janë bërë pjesë e pejsazhit në zonë:

“Ne kemi 40 vjet që jetojmë këtu. Ndoshta disa turistë që vizitojnë zonën mendojnë se kemi rroba të çuditshme, por jo banorët vendas, ata na njohin”, thotë Denis Fefelova.

“Besimtarët e Vjetër” flasin rusisht dhe luten në kishën e tyre. Por brezi i ri preferon gjuhën angleze.

“Fëmijët tanë e flasin mirë rusishten, pasi ne flisnim rusisht në familje. Por fëmijët e tyre nuk flasin rusisht. Kur më vizitojnë ata nuk mund të më tregojnë në rusisht se çfarë duan. Është e vështirë”, thotë Irina Fefelova.

Shtëpia e Irinës është e mbushur me libra kishtarë, disa të kopjuara me dorë nga bashkëshorti i saj i ndjerë, prift i kishës. Një qoshe është e zbukuruar me ikona, peshqirë të qëndisur dhe një portret të Presidentit amerikan John Kennedy. Ky komunitet jeton në harmoni me përfaqësuesit e kishës ortodokse të Alaskës.

“Pse të zihemi për çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me doktrinën apo moralin? Këto ishin dallime rituale që për shumicën kishin shumë pak rëndësi. Por për kundërshtarët kjo ishte shumë e rëndësishme”. Sot, Nikolaevski ka një kafene që tërheq shumë turistë, të quajtur “Café Samovar”.

“Kur u bënë kanalizimet këtu në vitin 2002, unë hapa kafenenë. Dhe turistët këtu mund të hanë ushqime tradicionale ruse dhe të pinë çaj rus”. Pronarja e kafenesë, Nina Fefelov çdo ditë shkon në kishën e komunitetit në Nikolaevsk, në Alaskë.

“Unë shkoj atje me bashkshortin. Është një vend 100 për qind i lumtur. Lutemi të dy, unë dhe bashkëshorti. Këtu unë jam e lumtur”, thotë ajo.

Tags: alaskejetakomunitetrusSHBAveçantë

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Next Post
“Zjarr dhe furi”/Administrata Trump në sulm ndaj Bannon

“Zjarr dhe furi”/Administrata Trump në sulm ndaj Bannon

I vogli Zaho, i vetmi që ia mbledh Edi Ramës

I vogli Zaho, i vetmi që ia mbledh Edi Ramës

Karaburun/Sekuestrohen 456 kg drogë, pjesa e pangarkuar në gomone

Karaburun/Sekuestrohen 456 kg drogë, pjesa e pangarkuar në gomone







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë
Bota

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

by mirseda
19:38 | 05/01/2026
0

Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së kabinetit, ku, ndër të tjera, iu referua Venezuelës, duke...

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Nis Foltorja e 6-të, Berisha i bashkohet protestuesve të opozitës në sheshin para Kryeministrisë

Nis Foltorja e 6-të, Berisha i bashkohet protestuesve të opozitës në sheshin para Kryeministrisë

18:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com