Ish-kryeministri, Sali Berisha tha se vota që po jep shteti shqiptar në OKB është kundër interesave kombëtare. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se po votohet një rezolutë anti-amerikane dhe kjo votë e ambasadorit tonë në OKB është një votë antishqiptare.
“Në OKB do votohet një rezolute anti-amerikane!
Vota ne OKB për dënimin e vendimit të Presidentit Trump për Jerusalemin, është votë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve“, shkruan Berisha.
Jo më larg se mbrëmë Presidenti SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi se do t’i ndërpresë ndihmën financiare vendeve që do të mbështesin një rezolutë të OKB-së që kundërshton njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit.
“Ne do të mbajmë shënim këto vota”, u shpreh ai nga Shtëpia e Bardhë, duke dënuar të gjithë këto shtete që marrin paratë tona dhe më pas votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit apo në Asamblenë e Përgjithshme.
“Ata marrin qindra milionë dollarë dhe ndoshta miliarda dollarë dhe më pas votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”, u shpreh Trump me rastin e një takimi në prani të kabinetit (lajmin e plotë lexoje këtu).
Ndërkohë një kritikë tjetër për qeverinë Rama erdhi po sot nga një tjetër deputet i PD-së, Tritan Shehu, ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se nuk konsultohet me Komisionin e Jashtëm për qëndrimet e diplomacisë së vendit.
Duke u bazuar te deklarata e Trump, Shehu paralajmëron kryeministrin Rama që të ‘mos e kalojë vijën e kuqe’ në votimin e sotëm në OKB, teksa shkruan se Rama nuk duhet të përsërisë gabimet e kaluara, duke u ndarë nga qëndrimi amerikan.
Deri në votim që do të bëhët në OKB-të shohim së për kë do të shkojë vota e Shqipërisë, mëgjithëse më parë është deklaruar si kundër amerikane.
Një ndër vendet që merr financime nga SHBA-të është dhe Shqipëria, që është shprehur se nuk do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Kështu që nëse Shqipëria do të votojë në OKB pro kësaj rezolute dhe nëse Trump do ta zbatojë zotimin e tij, atëherë shumë fonde të SHBA-ve drejt Shqipërisë do të ndërpriten, përfshi edhe ato në favor të reformës në drejtësi dhe shumë fonde të tjera sociale që jepen nga USAID.