pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Jeni supersticiozë?10 veprimet që duhet të shmangni natën e ndërrimit të viteve

6 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant

Për natën e Vitit të Ri, gjithmonë kemi menduar se çfarë duhet të bëjmë që viti që vjen të jetë sa më i mbarë, por gjithashtu duhet të dimë edhe se çfarë nuk duhet të bëjmë ne orët e fundit të këtij viti.

Veprimet e listuara më poshtë duhen shmangur patjetër, nëse do që në vitin e ardhshëm të jetë i garantuar suksesi dhe fati.

Asnjë pastrim

Është një veprim që shumë veta do të jenë të lumtur për ta ndjekur. Ideja është të mos pastroni ose pluhurosni ditën e Vitit të Ri, sepse mund të fshini fatin tuaj – kështu që lini pluhurin të grumbullohet, së bashku me fatin tuaj.

Jo larje rrobash

S’ka problem, le të mbushet shporta e rrobave pak më shumë. Rregulli universal thotë se nuk duhet të bëhet asnjë larje në 1 Janar, por disa tradita shkojnë më tej dhe thonë se nuk duhet të bëhet gjatë gjithë periudhës midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Vitit të Ri. Legjenda  thotë se larja e rrobave tuaja në këto ditë, mund të çojë në ‘larjen e një të dashuri’.

Vishni rroba të reja në prag të Vitit të Ri

Jo vetëm sepse duhet të dukeni sa më mirë në këtë mbrëmje të veçantë, por mesa duket edhe për të siguruar që viti i ardhshëm nuk do të sjellë mungesë veshjesh, dhe ju do të vazhdoni të dukeni dhe ndiheni bukur me veshjet tuaja.

Thuaj jo pulës

Duket se pula duhet të përjashtohet nga menuja ditën e Vitit të Ri, sepse nëse hahet atëherë, ashtu si zogjtë në fjalë, ata do të sjellin varfëri me vete.

Mos qaj

Nuk është një ide e mirë të filloni vitin tuaj të ri duke qarë ose të ndjeheni të trishtuar – thuhet se kjo vendos humorin për pjesën tjetër të vitit.

Hani shëndetshëm

Për të promovuar mirëqenien fizike në 2016, sigurohuni që ta filloni vitin siç duhet me një vakt të shëndetshëm dhe të bollshëm.

Limon dhe pak zhurmë

Duhet të jetë një natë e zhurmshme për një arsye të mirë: fishekzjarret, kambanat, bilbilat dhe zhurmat me zë të lartë thuhet se largojnë shpirtrat e këqij dhe mendimet. Dhe varja e limonëve në porta është një tjetër traditë e vjetër e krijuar për të mbajtur atë energjinë e mirë të vazhdojë.

Shlyeni të gjitha borxhet

Një bestytni thotë që ju duhet të shlyeni borxhet e papaguara para se të fillojë 1 Janari, për të sjellë një fat më të mirë financiar.

Shmangni macet që qajnë

Nëse dëgjoni mace duke u grindur, vraponi në drejtim të kundërt për të shmangur atë ogur të keq. Por edhe nëse nuk jeni supersticioz, ikja ndoshta është një përgjigje e natyrshme ndaj këtij tingulli të tmerrshëm.

Hapni dyert

Hapni dyert dhe dritaret tuaja që të futet Viti i Ri dhe të largoni të vjetrin! Dita e Vitit të Ri ka të bëjë me fillime të reja, kështu që lini ajrin e freskët dhe flladin e energjisë të futet brenda në shtëpi.

Burimi i lajmit: https://home.bt.com/lifestyle/health/wellness/no-laundry-and-no-crying-ten-strange-new-year-superstitions-11363952249028

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: festimelarje rrobashpastrimViti i Ri

TË LIDHURA

Aktualitet

Shqipëri-Kosovë bashkojnë forcat kundër zjarreve, projekt për mbrojtjen e brezit të gjelbër kufitar

18:19 | 18/07/2026
Aktualitet

Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Po rrezikojmë jetën

18:18 | 18/07/2026
Aktualitet

BIRN nën lupën e standardeve të veta

18:03 | 18/07/2026
Next Post

Topa të zjarrtë dhe hardhuca? Gjërat më të çuditshme që kanë rënë nga qielli

“Dyshoja se më tradhtonte”, 59-vjeçari flet pasi ekzekutoi dy motrat

In memoriam: Një takim me “Viktorin e tmerrshëm”







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022




TË FUNDIT

Politikë

Blushi: “Ramaforma”, një mundësi vetëm për Ramën, vendimi i GJK s’e mbyll aferën

by mirseda
18:42 | 18/07/2026
0

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese...

“The Albanian Files”/ Zhupa, video-postim: Do e dërgojë Ramën në burg me duart e veta

18:40 | 18/07/2026

Shqipëri-Kosovë bashkojnë forcat kundër zjarreve, projekt për mbrojtjen e brezit të gjelbër kufitar

18:19 | 18/07/2026

Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Po rrezikojmë jetën

18:18 | 18/07/2026

Dyshime për lidhje me Shtetin Islamik, arrestohen 119 persona në Turqi

18:13 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com