Për natën e Vitit të Ri, gjithmonë kemi menduar se çfarë duhet të bëjmë që viti që vjen të jetë sa më i mbarë, por gjithashtu duhet të dimë edhe se çfarë nuk duhet të bëjmë ne orët e fundit të këtij viti.
Veprimet e listuara më poshtë duhen shmangur patjetër, nëse do që në vitin e ardhshëm të jetë i garantuar suksesi dhe fati.
Asnjë pastrim
Është një veprim që shumë veta do të jenë të lumtur për ta ndjekur. Ideja është të mos pastroni ose pluhurosni ditën e Vitit të Ri, sepse mund të fshini fatin tuaj – kështu që lini pluhurin të grumbullohet, së bashku me fatin tuaj.
Jo larje rrobash
S’ka problem, le të mbushet shporta e rrobave pak më shumë. Rregulli universal thotë se nuk duhet të bëhet asnjë larje në 1 Janar, por disa tradita shkojnë më tej dhe thonë se nuk duhet të bëhet gjatë gjithë periudhës midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Vitit të Ri. Legjenda thotë se larja e rrobave tuaja në këto ditë, mund të çojë në ‘larjen e një të dashuri’.
Vishni rroba të reja në prag të Vitit të Ri
Jo vetëm sepse duhet të dukeni sa më mirë në këtë mbrëmje të veçantë, por mesa duket edhe për të siguruar që viti i ardhshëm nuk do të sjellë mungesë veshjesh, dhe ju do të vazhdoni të dukeni dhe ndiheni bukur me veshjet tuaja.
Thuaj jo pulës
Duket se pula duhet të përjashtohet nga menuja ditën e Vitit të Ri, sepse nëse hahet atëherë, ashtu si zogjtë në fjalë, ata do të sjellin varfëri me vete.
Mos qaj
Nuk është një ide e mirë të filloni vitin tuaj të ri duke qarë ose të ndjeheni të trishtuar – thuhet se kjo vendos humorin për pjesën tjetër të vitit.
Hani shëndetshëm
Për të promovuar mirëqenien fizike në 2016, sigurohuni që ta filloni vitin siç duhet me një vakt të shëndetshëm dhe të bollshëm.
Limon dhe pak zhurmë
Duhet të jetë një natë e zhurmshme për një arsye të mirë: fishekzjarret, kambanat, bilbilat dhe zhurmat me zë të lartë thuhet se largojnë shpirtrat e këqij dhe mendimet. Dhe varja e limonëve në porta është një tjetër traditë e vjetër e krijuar për të mbajtur atë energjinë e mirë të vazhdojë.
Shlyeni të gjitha borxhet
Një bestytni thotë që ju duhet të shlyeni borxhet e papaguara para se të fillojë 1 Janari, për të sjellë një fat më të mirë financiar.
Shmangni macet që qajnë
Nëse dëgjoni mace duke u grindur, vraponi në drejtim të kundërt për të shmangur atë ogur të keq. Por edhe nëse nuk jeni supersticioz, ikja ndoshta është një përgjigje e natyrshme ndaj këtij tingulli të tmerrshëm.
Hapni dyert
Hapni dyert dhe dritaret tuaja që të futet Viti i Ri dhe të largoni të vjetrin! Dita e Vitit të Ri ka të bëjë me fillime të reja, kështu që lini ajrin e freskët dhe flladin e energjisë të futet brenda në shtëpi.
Burimi i lajmit: https://home.bt.com/lifestyle/health/wellness/no-laundry-and-no-crying-ten-strange-new-year-superstitions-11363952249028
Përshtatur nga TIRANA TODAY