Moderatorja Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo shquhet për shkathtësinë e mbi të gjitha për thjeshtësinë e komunikimin e hapur me ndjekësit e saj të shumtë.
Fansat kanë pasur mundësinë të shohin ndryshimin e saj që nga fillimi, dhe tani Aulona ka një trup me muskuj, gjë të cilën e ka dëshiruar që në fillim.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Aulona tha se ka komente që e lëndojnë, por ajo ndihet mirë me veten e saj.
“Ka komente që më lëndojnë, absolutisht, por jo këto që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme apo me muskujt për të cilët unë jam duke punuar. Në qoftë se mua më thonë je bërë si burrë, po më bëjnë një kompliment, sepse unë atë dua”.