Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Javët e Europës 2021”: Më pranë shqiptarëve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Kushtetuesja/ Soreca: KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin

Luixhi Soreka*

21 ditë më parë nisëm një udhëtim të jashtëzakonshëm nga dëbora e Vermoshit te nxehtësia e Konispolit. Që atëherë, autobusi ynë i “Javëve të Europës” ka vizituar 24 bashki dhe më shumë se 50 projekte të BE-së dhe Shteteve Anëtare. Ne, gjithashtu, organizuam 104 aktivitete, duke përfshirë diskutime, vizita, koncerte, shfaqje, lojëra, tryeza të rrumbullakëta dhe shumë më tepër.

Kemi udhëtuar gjithsej 2.230 kilometra me autobus.

E nisëm këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me një frymë shprese dhe optimizmi dhe kudo përgjatë këtij rrugëtimi gjetëm një entuziazëm dhe përgjigje, që na kanë lënë pa fjalë në kaq shumë raste.

Në çdo ndalesë, ne pamë një dëshirë të madhe për të diskutuar dhe për t’u angazhuar me ne, si dhe një dëshirë të zjarrtë për të festuar së bashku pas muajsh vështirësish për shkak të pandemisë.

Ne donim që “Javët e Europës 2021” të ishin për njerëzit në Shqipëri. Ne donim të gjenim kohë për të biseduar drejtpërdrejt me ju, personalisht, aty ku jetoni, aty ku punoni, aty ku studioni.

Ky ishte objektivi ynë dhe më duhet të them se reagimet që kemi marrë nga ju i tejkaluan të gjitha pritshmëritë tona.

Në nivelin personal, pata shumë takime të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë. Që nga Esmeralda 17-vjeçare, të cilën e takova në Përmet dhe e cila dëshiron të jetë prokurore për të forcuar shtetin e së drejtës, deri tek e mrekullueshmja Nëna Antigoni në Himarë. Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e tyre, shikimin në sytë e tyre apo buzëqeshjet, të cilat do të më shoqërojnë përgjithmonë.

Kam takuar një Shqipëri që është punëtore, zemërmirë, plot integritet dhe e përkushtuar për t’i ndryshuar gjërat, madje edhe në zonat më rurale e të izoluara.

Një Shqipëri që shikon drejt Bashkimit Europian për aspiratë dhe mbështetje.

Mësuam më shumë për ju dhe ju mësuat më shumë për ne. “Europa është këtu” nuk ka qenë kurrë më kuptimplote sesa në tri javët e fundit. Ne kemi parë sesi fuqia transformuese e mbështetjes së BE-së dhe Shteteve Anëtare të saj është materializuar në terren në vendin tuaj.

Në çdo cep të Shqipërisë, çdo ditë të vitit, BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj po ndihvijon nga faqja 1 mojnë për transformimin e vendit drejt arritjes së të njëjtës cilësi jetese si në Bashkimin Europian. BE-ja nuk është vetëm në Bruksel apo Tiranë, por është dhe do të jetë gjithmonë në çdo bashki që kemi vizituar.

Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë përfshirë në projektet tona të BE-së, të gjithë ata që marrin mbështetje nga ne: OJQ-të, grupet e të rinjve, bashkitë, bizneset. Ju jeni ambasadorët tanë më të përkushtuar në këtë vend. Faleminderit për gjithçka që keni bërë!

Por më lejoni tani të përqendrohem te të rinjtë, me të cilët kemi ndërvepruar në çdo ndalesë të udhëtimit tonë. Po i mbyll këto “Javë të Europës” më i bindur se kurrë se Shqipëria ka nevojë të investojë te rinia e saj dhe ta përfshijë atë në qeverisjen e vendit. Ne do të dëshironim të shihnim Këshilla Bashkiake të Rinisë që ndihmojnë qeverinë vendore në çdo bashki, siç pamë në Ersekë.

Si qytetarë të ardhshëm të BE-së, me shkallën e angazhimit dhe njohurive që pamë, të rinjtë e këtij vendi janë një mundësi unike si për Shqipërinë, ashtu dhe për integrimin e saj në BE.

Këto “Javë të Europës” kanë qenë gjithashtu “Javë të Ekipit Europa”. Kam udhëtuar nëpër vend me kolegët e mi ambasadorë të BE-së. Shumë prej tyre kanë qenë në autobus gjatë gjithë udhëtimit, sepse ne jemi një familje. Unitet në diversitet.

Shqipëria është pjesë e familjes europiane. Sepse Shqipëria është Europë. Udhëtimi me ju e ka bërë edhe më të qartë se ne ndajmë të njëjtat vlera, të njëjtën histori dhe të njëjtat aspirata.

Ju e keni vendin me ne! Kjo është arsyeja pse Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë derisa Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.

Kjo është ajo për çka punojmë çdo ditë unë dhe kolegët e mi në Delegacionin e BEsë në Tiranë dhe në institucionet tona në Bruksel.

Tani të gjithë po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur… dhe janë përmbushur. Ne besojmë se tani është koha për ta bërë këtë hap.

Sepse Europa është këtu dhe këtu është Europë./panorama.al

*Ambasador i BE-së në Shqipëri

Tags: beluiggi sorecashqiperi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Kroskoti me ’50-çe’ bllokuar nga PD, lihen në burg Denis Xholi dhe Albjon Çeku

Kroskoti me '50-çe' bllokuar nga PD, lihen në burg Denis Xholi dhe Albjon Çeku

Foto/Makineritë e para të palestrës në botë të dizenjuara nga Dr. Gustav Zander

Foto/Makineritë e para të palestrës në botë të dizenjuara nga Dr. Gustav Zander

“Nuk do të jetë e lehtë”, Vuçiç flet për dialogun Kosovë-Serbi

"Nuk do të jetë e lehtë”, Vuçiç flet për dialogun Kosovë-Serbi







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë
Aktualitet

“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

by mirseda
12:34 | 04/04/2026
0

Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë një mesazh frymëzues për besimtarët...

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

12:29 | 04/04/2026
Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

12:24 | 04/04/2026
Lëvizte i armatosur dhe me automjetin pa targa, në pranga 30-vjeçari në Laç

Lëvizte i armatosur dhe me automjetin pa targa, në pranga 30-vjeçari në Laç

12:19 | 04/04/2026
16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten

16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten

12:16 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com