Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Java kur marrin fund enigmat për garën e 25 prillit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
BE- Shqipëri, ose dashuri në kohën e koronavirusit

Nga: Alfred Peza

Shtatori që po lemë pas shënoi fillimin e sezonit të ri politik, rikthimin e jetës normale parlamentare dhe rindezjen e motorave, për të parë gjendjen e makinës elektorale të vendit. Rinisja e debateve politike televizive, po ndikon në nxehjen e parakohshme, të klimës elektorale në ambientin publik. Ndërkohë që selitë e partive politike, po gëlojnë nga puna parapërgatitore për fushatën e re zgjedhore, liderët po bëjnë kalkulimet e aleancave të ardhshme bazuar tek sondazhet e sotme dhe projeksionet e ditës së votimit.

Është shumë e rëndësishme për tu kuptuar se java që kemi përpara, shënon një kufi të ri, për të gjitha partitë politike. Më 1 tetor pritet të vendoset nga Parlamenti, një piketë e re drejt zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të pranverës së ardhshme. Në axhendë është implementimi në Kodin Zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik, për listat e hapura, koalicionet parazgjedhore dhe pragun elektoral, që i jep fund shumë enigmave, debateve dhe paqartësive.

Përmes këtij hapi aktorët dhe faktorët politikë në lojë, do ti kenë të qarta që tani, rregullat e lojës së madhe elektorale. Krejt ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore, të zhvilluara në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, kur vendimet në Parlament merreshin në minutat e fundit të limitit kohor. Kandidatët për deputetë, partitë dhe koalicionet kanë plot 7 muaj kohë në dispozicion, për tu përgatitur në çdo detaj. Kjo javë i jep fund çdo enigme rreth 25 prillit 2021.

Pas kësaj, liderët politikë dhe strukturat drejtuese të partive, nuk kanë më asnjë paqartësi në marjen e vendimeve për çdo etapë të kalendarit të fushatës së tyre. Për programin elektoral. Për përzgjedhjen e listave të kandidatëve për deputetë. Për qartësimin e të gjitha teknikaliteteve që lidhen me mënyrën e funksionimit të listave të hapura, maksimizimin e votave të secilit dhe mekanizmit të përllogaritjes së mandateve në çdonjërën prej 12 qarqeve të vendit.

E njëjta logjikë vlen edhe për qartësimin e të gjitha kombinacioneve, që maksimizon peshën politiko- elektorale të koalicioneve parazgjedhore që pritet të krijohen nga partitë e opozitës, në kushtet kur PS e ka deklaruar se do të garojë sërisht e vetme, si edhe më 2017. Në këto kushte, PD dhe LSI pritet që të sqarojnë sesi do të futen në garë, bashkë apo në koalicione më vete. Pa llogaritur më pas, edhe mundësinë për kolacione të tjera brenda dhe jashtë “Opozitës së Bashkuar”.

Tetori është i rëndësishëm gjithashtu, në aspektin e dimanikës së përgatitjes për zgjedhjet e reja, edhe për shkak të nisjes së punës për ngritjen e KQZ së re pjesë e së cilit përveçse kryetarit të ri ekzekutiv, do të jetë edhe një zv. Komisioner që do të përgjigjet për çështjet e identifikimit biometrik të votuesve. Ky pozicion i është ofruar, një përfaqësuesi që do të zgjidhet nga opozita. Palët janë zotuar në tryezën e Këshillit Politik, për të mbështetur implementimin e identifikimit elektronik të 100% të votuesve që në këto zgjedhje, “nëse teknikisht (kjo gjë) do të jetë e arritshme”!

Hedhja e këtyre hapave për kompletimin e strukturës kombëtare dhe infrastrukturës zgjedhore, nuk do ti pengojë gjithsesi partitë politike, strukturat e saj drejtuese, udhëheqësit politikë dhe kandidatët për deputetë që të vijojnë fushatën vituale në rrjetet sociale, mediat tradicionale dhe në terren me njerëzit.

Kuptohet se ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë duhet të mbahen parasysh protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në kushtet e pandemisë globale. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve përmes distancimit social dhe masave parandaluese e mbrojtëse ndaj Covid-19, mbetet parësore.

PS duket se ka përcaktuar projektin e madh të rindërtimit nga tërmeti, rigjallërimin e ekonomisë së vendit dhe biznesit, zgjidhjen e problemeve sociale të njerëzve, rritjen e nivelit të shërbimit nga ana e administratës qendrore e lokale për qytetarët, si disa prej prioriteteve të saj kryesore. Mbështetja maksimale nga mazhoranca, e implementimit të plotë e të shpejtë të reformës në drejtësi, përmes ringritjes së institucioneve dhe funksionimit me kapacitet të plotë të të gjithë sistemit të ri, mbetet prioritet.

Çdo përpjekje për të devijuar nga kjo axhendë, është thjeshtë pjesë e lojërave të përherëshme politike të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës e Monika Kryemadhit për të krijuar ngërçe artificiale në sistem me qëllim minimin e përpjekjeve për integrimin e shpejtë europian të vendit. Shqipëria ka humbur shumë kohë, në dy vitet e fundit pas djegies së mandateve dhe daljes së “Opozitës së Bashkuar” nga sistemi politik dhe demokratik i vendit. Zgjedhjet e reja, janë mundësia e papërsëritshme për një fillim të ri, mbi të gjitha për vetë opozitën e rrugës!

Tags: Alfred Pezaopozita e bashkuarZgjedhjet

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Anglia shtrëngon masat/Gjobë deri në 10 mijë euro për ata që nuk vetizolohen

Anglia shtrëngon masat/Gjobë deri në 10 mijë euro për ata që nuk vetizolohen

Infektohet me koronavirus/ Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, prej 3 ditësh në spital

Infektohet me koronavirus/ Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, prej 3 ditësh në spital

“Shiti informacionet sekrete”, ndërkombëtarët ‘djegin’ kreun e OFL-së

"Shiti informacionet sekrete", ndërkombëtarët ‘djegin’ kreun e OFL-së

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com