Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Japonia dhe Kina po “pushtojnë” Ballkanin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Japonia dhe Kina po “pushtojnë” Ballkanin

Nga Liubomir K. Topaloff, “The Diplomat”/Më 17 janar, kryeministri japonez Shinzo Abe mbylli një turne 5-ditor në Evropën Veriore dhe juglindore, konkretisht në Estoni, Lituani, Letoni, Bullgari, Serbi dhe Rumani.

Udhëtimi i tij në rajonet baltike dhe Ballkan, është në sinkron  me përpjekjen 10-vjeçare të Tokios për t’u afirmuar si një udhëheqëse ekonomike dhe politike globale, si dhe për të rritur sferën e saj të ndikimit nëpërmjet përdorimit të fuqisë së butë, dhe përdorimit të nivelit të saj financiar si një levë diplomatike.

Vizita e zotit Abe në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, ishte ajo që nisi turneun e tij ballkanik. Bullgaria mban aktualisht presidencës e radhës së Këshillit Evropian, ndaj ishte e strategjikisht e rëndësishme për shpresat e Tokios, për të parë Marrëveshjen gjithëpërfshirëse të Partneritetit Ekonomik (EPA) midis Japonisë dhe BE-së – të nënshkruar në 2017-ën, dhe e planifikuar të hyjë në fuqi nga viti 2019 – të miratohet më shpejt nga 27 shtetet anëtare.

Vizita e tij në Serbi, meriton një vëmendje të veçantë, pasi është i vetmi vend jo-anëtar i BE-së në turneun e fundit të Abes në Evropë. Motivi kryesor i vizitës së Abes në Beograd, kishte të bënte më shumë me marrëdhënien e ngushtë, të krijuar gjatë 5 viteve të fundit, midis Serbisë dhe Kinës.

Si pjesë e Nismës së Brezit dhe Rrugës (BRI), Kina ka ndërmarrë vitet e fundit investime të mëdha në Serbi, që synojnë krijimin e një infrastrukture rajonale, që lehtëson arritjen e mallrave kineze në tregjet evropiane, veçanërisht në Gjermani.

Kinezët parashikojnë përdorimin e portit grek të Pireut, pranë kryeqytetit Athinë, i cili momentalisht kontrollohet dhe menaxhohet nga kompania kineze COSCO, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mallrave nëpër Ballkan dhe BE.

Duke pasur parasysh afërsinë relative të Pireut me Kanalin e Suezit, në krahasim për shembull, me portet veriore të Roterdamit apo Hamburgut, rruga e Ballkanit paraqitet si një opsion i përshtatshëm dhe tërheqës për planin e Pekinit, për të zgjeruar thellësinë e BRI-së në zemër të BE-së.

Për këtë qëllim, Kina po investon aktualisht shumë në hekurudhat dhe sistemet e autostradave të Serbisë, duke investuar qindra miliona dollarë për ndërtimin dhe rindërtimin e urave dhe rrugëve – shumë prej të cilave janë ende të rrënuara që nga koha e bombardimeve të NATO-s 20 vjet më pare, apo ndërtimin e një infrastrukture të re rrugore, sikurse është ndërtimi i një autostrade me një kosto prej 740 milionë dollarësh, që do lidhë kryeqytetin Beograd me qytetin bregdetar të Bar-it në Mal të Zi.

Por projekti më i madh i Pekinit në rajon, është investimi 3 miliardë dollarësh për të ndërtuar një lidhje hekurudhore të shpejtësisë të madhe prej 350 kilometrash, midis kryeqytetit hungarez Budapest dhe Beogradit. 

Për Serbinë, investimet kineze janë jo vetëm të mirëpritura, por gjithashtu ndoshta i vetmi opsion me interesa të ulëta që ka Beogradi.

Në cilësinë e një vendi jo-anëtar të BE-së, shteti serb nuk mund të përfitojë as nga fondet strukturore të BE-së, dhe as nga huatë preferenciale me interes të ulët nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kina, nga ana tjetër, është shumë e lumtur të japë mbështetjen e saj financiare bujare, dhe të ofrojë hua me interesa shumë më të ulëta sesa tregu me afate 20-30 vjeçare, dhe të investojë financa, burime dhe ekspertizë në ndërtimin e infrastrukturës së transportit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Tokio është e dëshpëruar për të luftuar rritjen e fuqisë së butë kineze, duke hapur thesin e vet të parave, dhe duke zgjeruar fuqinë e saj politike në një vend të vogël ballkanik.

Duke premtuar të investojë në projekte thelbësore të energjisë, sikurse është ndërtimi i njësisë së desulfurizimit në termocentralin “Nikola Tesla”, investimi në industritë farmaceutike, bujqësore dhe të IT në Serbi, Japonia shpreson të kundërshtojë disa nga efektet e ”sulmit” të fundit kinez mbi Ballkanin Perëndimor.

Tokio shpreson ta arrijë këtë duke rritur rolin e saj diplomatik në rajon, dhe veçanërisht duke joshur me ofertën e saj Serbinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, kur ndodhej në Serbi, Abe propozoi një “Nismë për Bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor”, pjesë e të cilit parashikon që Japonia të emërojë një ambasador të posaçëm në krye të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e saj të Jashtme. Abe u ofrua të lobojë në Bruksel për anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa Abe do të jetë në gjendje të frenojë “inkursionin” kinez në Ballkanin Perëndimor. Shanset e Serbisë për një anëtarësim të shpejtë në BE, janë të pakta.

Pavarësisht nga fakti se Kina dhe Japonia zotërojnë sasi të mëdha fondesh – sipas standardeve rajonale të Ballkanit – që janë të destinuara për zhvillim, portofoli kinez do të jetë i vështirë të rivalizohet nga Tokio, edhe për shkak të përparësisë që gëzon Pekini në rajon përtej interesave ekonomike.

Për shembull në Serbi, bombardimet e NATO-s ende nuk janë harruar, dhe çmohet shumë solidariteti i shoqërisë kineze dhe Pekinit zyrtarë në atë kohë.

Ndërsa detajet lidhur me strategjitë përkatëse të Kinës dhe Japonisë në Ballkanin Perëndimor janë ende të paqarta, rajoni është një fushëbetejë e mundshme për një numër aktorësh globalë – Kina, Japonia, BE dhe potencialisht Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – duke synuar të tregojnë muskujt e tyre të fuqisë së butë (dhe ndoshta më shumë se sa kaq).

Shpresa është që kjo garë të mund të jetë e dobishme për rajonin, por ajo gjithashtu rrezikon të destabilizojë Ballkanin, dhe ta zhysë atë në trazira më të mëdha.

Shënim: Liubomir K. Topaloff, është profesor i asociuar i Shkencave Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomisë në Universiteti Meiji në Tokio.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: "pushtojnë"Ballkaninjaponiakina

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Video/Maskohet Hillary Clinton, shkakton të qeshura në Grammy

Video/Maskohet Hillary Clinton, shkakton të qeshura në Grammy

Lihet në burg bosi i prostitucionit në Shkodër

Lihet në burg bosi i prostitucionit në Shkodër

Eksperti amerikan: SHBA po i jep goditjen e fundit Rusisë në Ballkan

Eksperti amerikan: SHBA po i jep goditjen e fundit Rusisë në Ballkan







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com