Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ka deklaruar se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.
“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, ka thënë Malltezi.
Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjasë se qëllimi i analizës është përbashkimi.
“Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”, ka deklaruar Basha.
Pak ditë më parë, kundërshtari tjetër i kreut të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë.