Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Ja si të dalloni veprat reale të artit nga ato të falsifikuarat

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Si mund të bësh dallimin mes një vepre arti të vërtetë, apo të fallsifikuar? Për këtë duhet pyetur një shkencëtar. Në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, kimia, fizika dhe gjeologjia po luajnë një rol të rëndësishëm në punën për të përcaktuar nëse një vepër arti është origjinale, apo e fallsifikuar. Adoleshentët po mësojnë truket e këtij biznesi.

Biseda me shkencëtarin Marco Leona mund të të detyrojë që të shfletosh fjalorin.

“We have x-ray fluorescence spectroscopy, raman spectroscopy, optical absorption spectroscopy . . .”

Por zoti Leona dhe kolegët e tij në Muzeumin Metropolitan të Artit kanë kënaqësi të tregojnë për punën e tyre, kryesisht të rinjve të mbledhur për një program të muzeumit.

“Po tregojmë për punën që bëjmë pas skenës në muzeum, për studimin dhe konservimin e veprave të artit”, thotë zoti Leona.

Të rinjtë po mësojnë se shkenca dhe arti nuk janë subjekte që medoemos përjashtojnë njëra tjetrën. Shkencëtarja Krystal Cunningham sqaron procesin ku ajo është përqendruar.

“Kërkimet e mia përqendrohen tek studimi i pigmeti blu që ende nuk e kuptojmë. Duke studjuar kiminë mund të fillojmë të kuptojmë ta përdorim atë në kontekstin e arkeologjisë.”

“Po përdorim çdo teknikë shkencore për t’iu përgjigjur pyetjeve që lindin lidhur me një vepër arti”, thotë zoti Leona.

Pyetja tjetër që shtrohet është nëse vepra e artit është reale, apo e falsifikuar. Përgjigja mund të jepet përmes një procesi me rrezet fluoreshente X.

“Objekti goditet me një rreze të hollë X dhe objekti reagon, duke lëshuar rreze të tjera X, që tregojnë nëse përmban plumb, titan apo mërkur,”- thotë Leona.

Indetifikimi i këtyre elemetëve u jep hulumtuesve të dhëna për origjinën e veprës së artit. Pajisjet e sotme portative nënkuptojnë se teknologjia mund të përdoret kudo, transmeton voa.

“Kjo mundësi të fuqizon dhe është një hap madhështor në ato që mund të bëjmë”,thotë zoti Leona.

Ekpserienca në praktikë mund të shërbejë si frymëzim për brezin e ri të shkencëtarëve. Khadija Tandja është nxënëse e shkollës së mesme që po merr pjesë në programin e muzeumit.

“Dua të krijoj kompaninë time bio-teknologjike, që shpresoj ta zgjeroj, duke krijuar më shumë spitale dhe duke përmirësuar kujdesin shëndetësor në Afrikë.”

Dikush mund të mendojë se kombinimi i shkencës me artin është një ide gjeniale në muzeumin më të madh të artit në Amerikë.

Tags: atodallonirealetë artittë falsifikuaratveprat

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Shkëndija “bie” në Norvegji, por goli i Junior mban gjallë shpresën (Video)

Ballsh, digjet makina e nënkryetarit të bashkisë. Policia tregon dyshimet e para

Donald Trump, po të ngushtohet laku!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com