Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ja si mund të përfitojnë fermerët grante nga programi IPARD 2

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ja si mund të përfitojnë fermerët grante nga programi IPARD 2

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural filloi turin e informimit të fermerëve mbi thirrjen e parë të aplikimeve për mbështetje në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural nëpërmjet programit IPARD II.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se në datën 30 Nëntor 2018 deri në datën 30 Janar 2019, priten pranë zyrës qendrore të AZHBR aplikimet për mbështetje në 3 masat e IPARD:

Masa 1. Investime në fermë – Mbështetje deri në 70% të vlerës, për investime nga 10 000 Euro deri në 500 000 Euro.

Masa 3. Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale – Mbështetje deri në 50% të vlerës për investime nga 25 000 Euro deri në 2 000 000 Euro.

Masa 7. Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat(agroturizëm, turizëm rural, produkte tradicionale etj) – Mbështetje deri në 65% të vlerës për investime nga 10 000 Euro deri në 400 000 Euro.

Ministri Peleshi i pranishëm në takimin e parë të këtij turi informues me fermerë dhe sipërmarrës në Qarkun e Tiranës, e konsideroi këtë program si mundësinë më të madhe që bujqësia dhe fshati ka pasur ndonjëherë.

“Mbështetja më e madhe që bujqësia shqiptare, agropërpunimi, zona rurale, ka patur ndonjëherë në të paktën 30 vitet e fundit. Sot është takimi i parë promovues, jemi në muajin e promovimit, informimit, lidhur me këtë program që quhet IPARD. Në datën 30 nëntor fillojmë të presim aplikimet, kjo thirrje qëndron e hapur deri në fund të janarit, pra kemi 3 muaj kohë për të kthyer një projekt ide apo një dëshirë në një projekt aplikimi, ky është qëllimi i këtij turi që fillojmë sot dhe do të shpërndahemi me intensitet të lartë në të gjithë Shqipërinë”- tha ai.

Gjithashtu Peleshi theksoi edhe njëherë mundësitë e mbështetjes që krijon IPARD.

“Masa e parë që mbështetet nga IPARD-I, janë investimet në fermë, në bujqësi edhe blegtori, mbështeten investime në vlerën nga 10 000 deri në 500 000 euro, në masën minimalisht 60%. Parimisht mund të fitojnë edhe fermerët e vegjël, çështja është që sado i vogël të jetë ky investim, duhet të arrihet standardi i kërkuar. Masa më fantastike është masa e tretë, diversifikimi i ekonomisë në fshat, atje kemi mundësi të mbështesim biznese jo konvencionale, jo një fermë bujqësore apo një fermë blegtorale, por çdo lloj biznesi në fakt që mbështetet në fshat”- tha Peleshi.

Tags: fermeretgranteIPARD 2perfitojneprogrami

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
Video/Po hetonte lidhjet e Juves me mafien, gazetarin e RAI e ‘zhysin’ në benzinë

Video/Po hetonte lidhjet e Juves me mafien, gazetarin e RAI e ‘zhysin’ në benzinë

VIDEO/ E ëma e Bleona Matës: E di ku është vajza, më kanë nisur foto

VIDEO/ E ëma e Bleona Matës: E di ku është vajza, më kanë nisur foto

“CEZ”/ Kuvendi kërkesë Prokurorisë: Na informoni për hetimet

“CEZ”/ Kuvendi kërkesë Prokurorisë: Na informoni për hetimet







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com