Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ja si mund të arrihet Euro 2020/Liga e Kombeve e sqaruar në detaje

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shorti i plotë i Ligës së Kombeve/Liga A dhe B rezervojnë përballje “titanësh”

Është hedhur shorti për garën e re që quhet UEFA Liga e Kombeve, një format krejt i ri i një gare interesante mes përfaqësueseve të futbollit. Ja detaje për këtë garë dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Çfarë është UEFA Liga e Kombeve?

UEFA Liga e Kombeve është një garë e re e përfaqësueseve të shteteve në futboll. Kosova do të përballet ndaj skuadrave tjera evropiane në një format kampional për një mundësi të garimit në fazën kryesore të garës, Final Four (katër skuadrat e fundit) që mbahet në vitin 2019, ku fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.

Në një tentim për të përmirësuar cilësinë e futbollit të përfaqësueseve dhe zvogëlimit të numrit të miqësoreve pa domethënie, UEFA, që po e planifikon këtë garë nga viti 2011, ka krijuar këtë format ët ri për të shtuar interesimin dhe atraktivitetin, e po ashtu edhe konkurrencën për ndeshjet mes shteteve.

Si do të funksionojë?

Do të jenë të përfshira 55 ekipe, të ndara në katër liga (A, B, C dhe D) bazuar në renditjen e tyre në UEFA në fund të kualifikimeve të Botërorit 2018. Brenda këtyre katër ligave, ekipet do të ndahen sërish në grupe, të cilat do të përbëhen me nga tri ose katër ekipe.

Brenda secilës ligë, katër ekipe do të promovohen në fund të ciklit, përderisa katër ekipe tjera do bijën në një ligë më poshtë. Më pas përfaqësueset do të luajnë në nivelin e tyre të ri në garën e ardhshme të Ligës së Kombeve që fillon në vitin 2020. Fituesit e grupeve në Ligën A do ët kualifikohen në Final Four të garës.

Si janë të ndara grupet?

Kosova është në Grupin D të fundit me kombëtaret më të dobëta, gjë që e bën startin në këtë garë më të lehtë.

Liga A (katër grupe nga tri kombëtare: Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia, Holanda.
Liga B (katër grupe nga tri:) Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnja dhe Hercegovina, Irlanda e Veriut, Danimarka, Çekia, Turqia.
Liga C (një grup me tri ekipe, tri grupe nga katër): Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Serbia, Shqipëria, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia, Lituania.
Liga D (katër grupe me nga katër): Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Liechtenshtajni, Malta, Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltari.

Kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kombeve?

Shorti për fazën e grupeve është mbajtur në Lausanne të ZVicrës. Ukraina dhe Rusia janë shortuar në të njëjtin grup, e as Armenia me Azerbajxhanin – për arsye gjeo-politike.

Xhiro 1: Shtator 6-9, 2018
Xhiro 2: Shtator 9-11, 2018
Xhiro 3: Tetor 11-13, 2018
Xhiro 4: Tetor 14-16, 2018
Xhiro 5: Nëntor 15-17, 2018
Xhiro 6: Nëntor 18-20, 2018
Finalet: Qershor 5-9, 2019

Çfarë është Final Four?

Final Fouri është pika kulminante dhe më interesante e Ligës së Kombeve. Do të mbahet në qershor të vitit 2019 dhe do të vë përballë njëri-tjetrit fituesit e grupeve nga Ligat A, B, C dhe D. Do të ketë gjysmëfinale me një ndeshje, ndjekur nga një finale. Fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.

Do të ketë hapësira në kalendar edhe për miqësore…

Gara e Final Fourit do të zhvillohet në vitet jo-kampionale, që do të thotë se do të mbahet në vitet kur nuk ka Kampionat Botëror ose Kampionat Evropian, e në fund do të kemi një fitues të Ligës së Kombeve.

Si do të ndikojë Liga e Kombeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian?

Kualifikimet për Euro 2020 do të mbahen në mars të vitit 2019 me nga dy duele në mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor në pushimet e kombëtareve. Kombëtaret do ët ndahen në pesë grupe nga pesë ekipe dhe pesë grupe nga gjashtë ekipe. Në total, do të jenë 10 xhiro, numri i njëjtë sikurse tani.

Dy top ekipet nga 10 grupet kualifikohen automatikisht për Kampionat Evropian, përderias katër vende të tjera do të sigurohen për fituesit e play offit. Plot 16 ekipe do të konkurrojnë në playoff. Tash në vitet mes Kampionateve Botërore dhe Evropiane do të luftohet për një trofe të ri.

Dhe, tash vjen pjesa interesante…

Secila Ligë në Ligën e Kombeve i ka katër vende të playoffit të kualifikimeve për Euro 2020. Nëse fituesi i një grupi tashmë ka siguruar kualifikimet për Euro 2020, ekipi tjetër më i mirë në vijim në grup që nuk është kualifikuar do të hyjë në playoffin kualifikues.

Këto 16 ekipe do të ndahen në katër grupe, ku vendet e para nga këto grupe të playoffit kualifikohen në Euro 2020. Katër ekipet luajnë gjysmëfinale me nga dy ndeshje dhe një finale për të përcaktuar fituesin e playoffit kualifikues.

Kështu që, nëse një skuadër vendase dështon të kualifikohet në mënyrë tradicionale në kualifikimet klasike, secila ligë e ka rrugën e vet drejt kualifikimeve për Euro 2020, çka e bën secilën Ligë në Ligën e Kombeve atraktive dhe joshëse, me mundësi kualifikuese për secilën kombëtare. Renditja në UEFA Ligën e Kombeve përcakton kompozicionin e katër vazove të shortit të Kualifiimeve të Evropianit.

Cilat janë përfitimet?

“UEFA Liga e Kombeve krijon ndeshje më domethënëse dhe më konkurruese për ekipet dhe një kalendar të dedikuar e të struktuar për ndeshjet e kombëtareve”, thotë UEFA, institucion ku besojnë se formati i ri adreson brengat e federatave të ndryshme të ngritura për miqësoret të cilat më nuk ofrojnë nivelin e duhur konkurrues. Ky format i jep mundësi përfaqësueseve me më pak gjasa kualifikuese si Kosova që të sigurojnë kualifikimin në Euro 2020.

Ashtu sikurse cilësimi si fitues i Ligës së Kombeve pas ngjarjes së madhe të Final Fourit për top ekipet, ekipet më të dobëta do të kenë mundësi më të madhe që të kualifikohen për Kampionatet Evropiane, pasi 16 skuadrat më të dobëta në Evropë (sipas ranglistës së fundit të FIFA-s) tash kanë të garantuar një nga 24 vendet kualifikuese.

Ekipet më të dobëta po ashtu do të përballen me ekipet të të njëjtit nivel, kështu që do të ketë më pak demolime të skuadrave dhe më shumë ndeshje domethënëse për tifozët.

A është ky fundi i miqësoreve?

Jo përfundimisht. Do të ketë ende hapësirë në kalendar për miqsoret, më shumë për top ekipet, të cilat janë nga tri skuadra në grupet e tyre brenda Ligës A dhe B dhe top grupi në Ligën C.

Po ashtu do të ketë hapësirë për një turne përgatitore para Kampionateve Botërore dhe Evorpiane. Por, në esencë, epilogu i të pasurit më shumë ndeshje të kombëtareve është mjaft domethënës.

A do të rrisë formati i ri lodhjen e lojtarëve?

Liga e Kombeve dhe procesi i ri kualifikues në Evropian operon brenda kalendarit aktual të kombëtareve, kështu që nuk ka kërkesa të shtuara në aspektin e numrit të ndeshjeve.

Formati i ri nuk pritet të rrisë lodhjen e lojtarëve…

Në fakt, UEFA pohon se produkti i ri do të reduktojë lodhjen el ojtarëve. Kjo për shkak se pritet që të ketë më pak udhëtime dhe lojtarët do të luajnë në nivelin e tyre. Lojtarët po ashtu do të kthehen në klubet e tyre më herët se sa që ndodh tani.

Si mund t’i shikoni ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve?

Momentalisht ajo që dihet është se Supersport ka të drejtën e transmetimit të kësaj gare dhe nuk dihet nëse edhe transmetuesit publik, RTK për Kosovën dhe TVSH për Shqipërinë do të kenë këtë të drejtë. Ndeshjet e top kombëtareve tjera do të mund të shikohen po ashtu në Supersport.

Tags: arrihetdetajeEuro 2020KombeveLigamundsqaruar

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Janar?

Shtypi nga bota, 28 janar 2018

Shtypi nga bota, 28 janar 2018

Shtypi i ditës, 28 janar 2018

Shtypi i ditës, 28 janar 2018







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

by mirseda
21:20 | 08/01/2026
0

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo”...

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

20:47 | 08/01/2026
Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

20:37 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com